Durrës, 5 korrik 2020: Të vërtetat duhet thënë në mënyrë që të ndreqen gabimet dhe të mos përsëriten ato. Të vërtetat edhe po qenë të hidhura duhet të dihen, pasi është si sëmundja e cila po u fsheh dhe neglizhua dhe nëse nuk kurohet atëhere ajo përhapet dhe shkakton pasoja dhe epidemi. Kështu është edhe puna e politikës, të cilës i duhen thënë asaj dhe opinionit të vërtetat e saj me qëllim që ta ndreqim e korigjojmë atë në përpjekje për ta bërë atë sa më pak të dëmshme.
Politikë perfekte e të pagabueshme nuk ka. Kur politika mitizohet atëhere prangoset shteti dhe shoqëria prej saj. Kur politika fanatizohet atëherë fanatikët e saj vetë ata qorrollepsen dhe skllavërohen prej saj. Politika gjithnjë mbetet e pasinqertë sepse synon interes e pushtet; politika nuk njeh miqësira të sinqerta as me votuesit, as me demokracinë dhe as me shtetin. Ajo vetëm sa mundohet gjithmonë që t’i shfrytëzojë e përdorë ato për interesa të saj.
Dhe a nuk është politika dhe a nuk janë të tillë politika dhe politikanët shqiptarë?!
Sa për Shqipërinë dhe sa për politikën dhe për diplomacinë e Tiranës kurrë Kosova as nuk do të ishte çliruar dhe as nuk do të kishim sot Shtetin e Kosovës.
Kosova, fitimi dhe arritja e Shtetit të saj është meritë e qëndresës , sakrificës dhe e luftës së saj për mbijetesë, Kosova shtet është meritë e përpjekjeve politike, diplomatike dhe sidomos luftarake e popullit martir të saj si dhe e kontributeve të jashtëzakonshme të diasporës shqiptare kosovare.
Shqipëria nuk qe dhe nuk është në gjëndje as sot qe të lobojë e të mundësojë që prej diplomacisë së saj Kosovën ta kishte njohur të paktën ndonjë shtet prej kontributit të diplomacisë shqiptare.
Shumë herë dhe pakrahasimisht, shumë herë më e madhe ka qenë ndihma dhe kontributi i SHBA-ve, Britanisë, Gjermanisë , Turqisë e të ndonjë shteti tjetër për Kosovën, për çlirimin, shtetësinë dhe për njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe për shtetndërtimin e saj se sa Shqipëria. Shqipëria kurrë nuk pati as pushtet, as politikë dhe as takatë për ta ndihmuar seriozisht Kosovën.
Shqipëria kurrë nuk ka bërë luftë me Serbinë për të mbrojtur të drejtat kombëtare të shqiptarëve të Kosovës dhe kurrë nuk e ka kërkuar ndërkombëtarisht që ta marrë Kosovën pasi ajo është pjëse e trungut shqiptar. Politika dhe shtetarët e Shqipërisë harxhojnë me mijra euro për lobim e për të siguruar ndonjë dalje në fotografi me personalitete botërore për interes imazhi personal politik, por që kurrë qeveritë dhe as kryeministrat e Shqipërisë nuk shpenzuan asnjë dollar për të lobuar për Kosovën, për njohjet ndërkombëtare të saj dhe as për intergrimin e antarësimin e Kosovës në organizata dhe organizma ndërkombëtarë.
Politikës, pushtetit dhe politikanëve të Shqipërisë historikisht nuk u ka interesuar Kosova, por vetëm interesat e tyre personale politike e për pushtet, përvecse ndonjëherë kur ia ka dashur interesi i tyre, politika e politikanët e Tiranës kanë bërë ndonjë deklarate “patriotike” emocionale patetike për interesa politike personale e momentale, si dhe e kanë “mbështetur “Kosovën vetëm atëhere kur nuk mund të rrinin indiferent karshi ndihmës së SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s për mbrojtjen, clirimin e Kosovës dhe shtetndertimin e Kosovës.
Për interesa politike e pushteti dhe sidomos për paranë pushtetarët e Tiranës madje edhe vetë Shtetin Shqiptar vetëm sa e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur, gjë që e verteton fakti se Shqipëria edhe sot pas mbi 100 vite shtet është e fundit në rrugën e civilizimit, zhvillimit e progresit dhe e para në Europë për varfëri, papunësi, eksod dhe në një paqëndrueshmëri e krizë pothuajse të përhershëm politike e shtetërore.
Kjo politikë është e tillë edhe sot dhe gjithnjë vetëm sa vazhdimisht dhe pandërprerë politika shqiptare është përkeqësuar dhe është perfeksionuar për në të mbrapshtë.
Paskomunizmi në Shqipëri është një pazar, ankand, papërgjegjshmëri ligjore dhe thellësisht antikombëtare; është demokraci e liri hajdutërie, korrupsioni, trafiqesh njerëzore e droge;është një demokraci e liri mashtrimi, injorance e tradhtie.
Politikës së Tiranës, ajo kur është vetëm në opozitë duket dhe bën ndonjë deklaratë proKosovë, bën sikur e mbështet Kosovën dhe cështjen kombëtare, por kur opozitat shqiptare marrin pushtetin, sapo marrin qeverisjen e harrojnë Kosovën , por madje kanë vepruar e janë sjellë kundër Kosovës. Kështu është sjellë dhe ka vepruar politika e pushteti i Monarkisë shqiptare, i Diktaturën komuniste e po kështu kanë vepruar edhe regjimet paskomuniste të këyre 30 viteve në Shqipëri.
Pavarësisht kësaj, Kosova gjithmonë ka mbajtur shpresë te Tirana dhe i ka besuar verbërisht politikës së saj, cilado që të ketë pasur pushtetin.Pot tani koha ka nxjerrë në dritë realitetin dhe hipokrizinë e politikës së Tiranës ndaj Kosovës. Politika e Tiranës vetëm sa ka shëmbullyer për keq duke e infektuar edhe politikën e Prishtinës me veset e saj.
Pranaj duhet një politikë e vërtetë kombetare në Shqipëri, dhe politikë e vërtetë është politika e interesit gjithëkombëtar shqiptar.
Për çfarë shkoi për vizitë Edi Rama në Kosovë?
Sot në kohën kur Prokuroria Speciale ngre akuzën për krime lufte dhe mbi njerëzimin për Presidentin dhe ishkryetarin e Parlamentit të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë shkon në Kosovë jo se i intereson apo se i dhimbset Kosova, por ai shkon për “të mbrojtur” Hashim Thaçin, dhe asnjë fjalë nuk tha as për pandeminë e koronavirusit, asnjë fjalë për rrezikun e rritjes së kërcënimit të tij dhe kur Kosova nuk ka kapacitete shëndetsore për luftën kundër tij. Më shumë Edi Rama u interesua për ndihmë Italisë kundër koronavirusit , dhe as nuk e përmendi fare atë gjatë vizitës së tij në Kosovë. Ai madje shkon në Kosovë i veshur me antiplumb, a thua se po shkon në Siri dhe jo në një shtet shqiptar, ku asnjë personalitet e burrë shteti botëror kur kanë vizituar Kosovën nuk kanë veshur veshje antiplumb.
Më i sigurtë Rma është ndjerë në Serbi, Beograd e Moskë se sa në Kosovë. Se përse këtë e di vetë ai.
Kjo masë sigurie është shumë djallëzore prej tij për t’i treguar Botës se Kosova është vënd dhe shtet i pasigurtë. Ndërsa shumë i sigurtë është ndjerë Rama në vizitat e tij të shumta në Beograd, ku mund të jetë kryeministri jo vetëm shqiptar por edhe si kryeministri i një shteti i cili ka shënuar rekordin për vizita në Beograd dhe në takime me Presidentin dhe ishministrin e Millosheviçit, Vuçiç.
Me 29-30 Qershor Edi Rama shkon për vizitë në Kosovë.Kjo vizitë e tij ishte sa për imazh fotografik në Kosovë për t’u takuar me liderët politik të Kosovës, pasi nuk është se vizita e tij kishte ndonjë rëndësi e as efekt pritshmërie sepse nuk është se Edi Rama ka treguar ndonjëherë se është i duhur dhe i aftë për gjëra serioze besueshmërie “të madhe” kombëtare.
Ai synon si gjithmonë që të duket në momente krizash si një amortizator i tyre . Edi Rama në Kosovë me demek për “unifikimin” e politikës kosovare kundër Gjykatës Speciale, apo për t’i bërë avokatinë mikut të tij Thaçi, apo për kredenciale politike personale pas dështimeve të jashtëzakonshme në Shqipëri si Kryeministër, ku Shqipëria vetë është në krizë shtetërore politike, parlamentare, demokratike dhe është problem europian për ligjin dhe eksodin, krimin dhe drogën.
Apo mos shkoi në Kosovë për të justifikuar e mbuluar zullumet që ai i ka bërë edhe Kosovës. Thjesht vizita e Ramës në Kosovë në këtë kohë krize ishte sa për përfitime kredencialesh personale për ta rikuperuar e ndrequr sado pak veten dhe imazhin e tij si shkaktari dhe autori kryesor i marrëdhënieve të dobëta ndërmjet Shqipërisë e Kosovës dhe të konfliktit të tij jo vetëm me politikën dhe politikanët ne Shqipëri por edhe me ata të Kosovës.
Nëse ka njeri që nuk e dëshiron suksesin e politikës kosovare por dështimet e saj, ky është Edi Rama.
Nëse ka ndonjë politikan sot në Tiranë që të jetë kosovarofob , ai është Edi Rama me veprime, fakte dhe argumente.
Nëse ka politikan në Shqipëri sot, i cili të ketë deklaruar se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar por minishengen Ballkanik ai është Edi Rama.
Nëse ka politikan shqiptar që ka dekoruar himnizuesit dhe frymëzuesit të krimeve dhe të genocidit serb është Edi Rama me çelësin e Bashkisë së Tiranës dhuruar prej tij Bregoviçit të kallashnikovit.
Nëse ka politikan shqiptar i cili i ka vënë traun e bllokimit dhe të gjobitjes shqiptarëve të Kosovës që vijnë në Shqipëri, ky është Edi Rama me taksën e Rrugës së Kombit.
Nëse ka politikan që ofendon dhe tall politikanët kosovarë ky ka qenë dhe mbetet po Edi Rama.
Nëse ka politikan e pushtetar shqiptar që ngre dhe padit kryeministrin e shtetit shqiptar të Kosovës, ky është Edi Rama.
Nëse ka politikan e kryeministër shqiptar i cili ta ketë mik dhe shok ishministrin serb të propagandës të regjimit genocidist të Millosheviçit, ky është Edi Rama.
Nëse ka politikan dhe kryeministër shqiptar i angazhuar për faljen e krimeve të genocidit serb ky është Edi Ramaë, është ai i cili ka kërkuar pajtim me Serbinë pa pyetur shqiptarët e Kosovës, viktimat e genocidit , si dhe pa kërkuar Serbia as minimalisht falje. Por përkundrazi është po Serbia ajo që punon ditë e natë kundër Kosovës, kundër shtetësisë dhe pavarësisë së saj.
Nëse ka politikan e shtetar nga Shqipëria i cili ka punuar dhe mbështetur ide-platformën serbo-ruse për ndarjen e Kosovës ky është Edi Rama. Është po kryeministri Rama i cili nuk takoi dhe refuzoi që të takohej me kryeministrin e Kosovës për pasojat e tërmetit në Shqipëri, dhe po ashtu është po ai i cili nuk iu përgjigj kryeminstrit të Kosovës për bashkëpunim në betejën për të mposhtur koronavirusin. Atëhere ky shkoi në Kosovë por për çfarë, kur ai është i tillë dhe mbart këto kusure që nuk i harron dhe nuk mund t’ia falë historia.
Skënder Sadri KAPITI, autor i Librave filozofik e historik “NJERIU FILOZOF, ETIK E POLITIK”, “TRIUMFI I KOMBIT” , “PESË LETRA DREJTUAR KOMBIT”etj.
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: TIFOZËT E BEOGRADIT NUK JANË PA EMRA
Durrës, 16. 10. 2014: Unë nuk jam ndonjë funksionar i CIA-s apo i FBI-së, as i Inteligjencë-Servisit, as…
REXHEP KASUMAJ: RENDI I SPIUNËVE (KËTA DY SHQIPTARË TË SERBISË)
Berlin, 9 qershor 2018: 1. Në Mynih gjendet varri i tij. Aty, me një pllakëz të thjeshtë sipër,…
VERIU I KOSOVËS BOMBË E KURDISUR NGA AGJENDAT POLITIKE
Një skenar i planifikuar! VERIU I KOSOVËS BOMBË E KURDISUR NGA AGJENDAT POLITIKE Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 29…
REXHEP KASUMAJ: TRASHËGIMI E ERRTË!
Berlin, 6 prill 2017: Serbët protestojnë kudo. Në Belgrad dhe viset provinciale nga Rashka e në veri. “Kundër…