BEHXHET SH.SHALA BAJGORA: A DO TË DRIDHET E PËRDRIDHET SKENA POLITIKE NË KOSOVË?!

Prishtinë, 28. 05. 2016: (Donikat politike dhe këshilltarët injorantë) – Për momentin njeriu më i sulmuar në skenën politike kosovare është lryeministri i parë dhe i vetmi deri më tani që e ka dhënë LDK , z. Isa Mustafa kurse partia më e sulmuar është PDK e cila , përveç se po sulmohet nga frontmeni i Guns and Rosess , Axel Rose e që përkthyer në shqip është Lutfi Haziri, kjo parti po sulmohet edhe më shumë nga ish bashkëthemeluesit, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi që e kanë formuar Nismën për Kosovën . Mos të flasim këtu për LVV dhe AAK-në , që sikur dragojtë po nxjerrin flakë e zjarrë kundër PDK-së. Duhet të respektohet Lista Srpska e cila, jo që nuk e sulmon PDK-në por po sillet disi në mënyrë dashamirëse ndaj saj. Vërtetë nuk e kam të qartë pozicionin e Lista Srpska të cilën aspak nuk e dalloj nga Partia Radikale e Vojisllav Sheshelit . Isa Mustafa është i vetmi politikan dhe i vetmi kryeministër i cili , që nga fillimi i mandatit si kryeministër nuk e ka pasur as edhe një ditë të vetme të qetë , si në vendin e punës ashtu edhe në familje ! Përkundër kësaj , qeveria që udhëhiqet nga LDK dhe Isa Mustafa ka vendosur një disiplinë dhe rregull në shrytëzimin e Buxhetit të Kosovës duke promovuar kursimin dhe racionalizimin e shpenzimeve, gjë që nuk ka qenë më parë! Nga koha kur VLAN-i + Lista Srpska nuk patën “ fat “ ta marrin edhe Kuvendin , edhe qeverinë në skenë u ashtëzua një armiqësi midis partive politike dhe një luftë e egër për pushtet. Të dehur dhe uritur pas pushtetit , udhëheqësit e këtij koalicioni nuk e kishin të qartë se ata që vrajnë e kthjellin në Kosovë ( unë e them se vetëm vrajnë dhe krijojnë errësirë , pa kthjellur fare ) asnjëherë nuk do ta lejonin këtë koalicion sepse ishte koha kur duhej të merreshin vendime të mëdha për Kosovën ( kryesisht të dëmshme ) andaj u duhej ky Koalicioni i Madh ( PDK , LDK dhe Lista e Sheshelit ) për këto “ vendime të mëdha “! Miu i Madh ( VLAN + LS ) polli miushin VAN i cili , së voni u nda në VV dhe AN ( AAK dhe Nisma ) ! Më shumë nuk mund të përimësohet më ndonëse LVV po ngushtohet kurse shkaku se i ka ikur truri ( Iliri ) ndërsa Nisma po mbetet si trung , pa degë. Edhe AAK , mbeti pa Donikën dhe kjo mund të llogaritet si fundi i botës. Nuk është se doktor Pali i motrave Bushi duhet të shpërfillet; edhe ai sikur Donika ka gjuajtur me vezë dhe bombola gazi lotsjellës sikur që ka kaluar një kohë si i burgosur nga regjimi aktual ! Se Isa Mustafa nuk ka këshilltarë për së mbari dhe të zotë , e dinë edhe zogjtë e Prapashticës. Mjafton që e ka Bajramin për ta praptuar qerren në mes të rrafshit ! Këshilltari duhet të jetë më i mençur se ai që e këshillon prandaj , në mesin e shumë politikanëve që shquhen për injorancën e tyre nuk habit fakti se numri i këshilltarëve u shtua aq shumë ! Po të kishte Isa Mustafa një këshilltar me shkollë fillore politike të mbaruar , kurrë nuk do ta këshillonte që zonjën Donika Gërvalla ta tërhiqnin zvarrë nga hyrja ku LDK e mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Përkundrazi do ta këshillonin që vet kryetari i LDK –së do të duhej ta shoqëronte zonjën Gërvalla deri te rreshti i parë i karrikeve , ta ulte në krahun e djathtë të vetin dhe , nëse fjalimi i Donikës do të zgjasste 10 minuta , do të duhej të lejonte të flasë 30 minuta qoftë edhe nëse 28 minuta ( 2 minuta do të shkonin për hyrje dhe përshëndetje ) do të fliste kundër Isa Mustafës. Po të vepronte kështu , Isa do të fitonte politikisht , Donika do të ndahej humbëse dhe mediet do të mbeteshin pa heroinën që u tërhoq zvarrë nga të fortët e LDK-së. Isa Mustafa e as “ këshilltarët “ e Isës, me në krye Bajramin , zëvendësin e ministrit shovinist Mariq Ljubomir , nuk nxorën mësim nga Kadri Veseli i cili ua shkurtonte fjalën Ademit kurse ia zgjaste fjalimin Albinit , Albulenës , Donikës dhe atyre të opozitës deri sa ua pruri gjendjen që ata të “ vetpërjashtohen “ nga Kuvendi , me ndihmën e Policisë së Kosovës ! Me rastin e Donika Gërrvallës u koritën të gjithë “ burrat “ e LDK-së sikur edhe të gjitha gratë e LDK-së ! Pa përjashtim !

Axel Rose (Lutfi Haziri) dhe Isa Mustafa
Aktualisht kryeministri Isa Mustafa më shumë po rrezikohet nga partia që po e udhëheq se nga PDK, LVV, AAK dhe Nisma. Në LDK është bërë si rregull që ata të prapaskenës ia pinë duhanin prapa shpine udhëheqësit së tyre ! Tash, kur askush nuk është përgatitur të shkojë në zgjedhje, as nga pozita e as nga opozita , shumica po angazhohet për zgjedhje të parakohshme. Kam përshtypjen se për zgjedhje janë më së shumti të interesuar shtresat e pasistemuara të mendermethënë shoqërisë civile që ka vlerësuar se në luftën për pushtet midis pozitës dhe opozitë ata mund të përfitojnë ndonjë post , pa hyrë fare në luftë! E kjo nuk do të ndodhë sepse këtë vit vështirë se mund të ketë ndryshime dramatike ku pushteti do të dridhet dhe përdridhet ! Këta të LDK-së që janë edhe kundër PDK-së , edhe kundër Isa Mustafës po shpresojnë se Gjykata Speciale Raciste do t’ua sigurojë votat për ta marrë pushtetin . Këta përfitues të Gjykatës Speciale Raciste po thirren në “ filozofinë politike të Rugovës të cilin po e quajnë president historik “ duke e akuzuar Isën si antikrisht – antirugovian. Edhe PDK po e vlerëson rolin historik të Ibrahim Rugovës dhe rezistencës paqësore dhe këtu më janë ngatërruar gjërat ! Madje, po deklarojnë se luftën e kanë fituar në partneritet; rezistenca paqësore dhe UÇK-ë. Kohë të vështira , shumë të vështira ! Disa kryetarë të përjetshëm të degëve dhe komunave që qeverisen nga LDK , e që qeverisin sikur kryetarët e katundeve apo cuba, nuk janë të shquar për besnikëri ndaj liderit . Ata punojnë sipas parimit ; e respektojmë kryetarin nëse nuk na merr hambarin! Ishin besnikë ndaj Rugovës , përdridheshin midis Sejdiut dhe Dacit duke pritur fituesin për t’u radhitur krah Sejdiut të cilit ia dhanë shqelmin për t’i shkuar pas Mustafës të cilin , në rastin e parë kur t’iu rrezikohen intereset e pashallaqeve të tyre do ta kryqëzojnë më keq se vet Krishtin . Prandaj Isa Mustafa edhe rrezikohet aq shumë , nga vet lloji i vet! Axel Haziri gjithmonë përfolet si lider i mundshëm në hije i LDK-së mirëpo gjithmonë mbetet në hije sepse shpejt shkrihet në diell. LDK duhet të reformohet dhe të lirohet nga çifligarët komunalë , me mandate të përjetshëm mirëpo në sipërfaqe nuk e ka një lider karizmatik që do ta zëvendësonte Isën por duket se nuk ka as gatishmëri e as vullnet ndërkombëtar që të ketë tronditje, as në PDK e as në LDK . PDK nuk ka interes të shkojë në zgjedhje apo të lidhë koalicion me AAK – në dhe Nismën dhe t’i lërë në opozitë LDK dhe LVV sepse kjo opozitë ( LDK + LVV ) do të ishte shumë më e fuqishme se pozita e brishtë e partive të luftës . As Isa Mustafa e sidomos çifligarët komunalë të LDK-së nuk duan të mbesin në opozitë sepse lehtësisht mund ta kenë fundin e hidhur dhe të mbesin pa imunitet ! Prandaj , në gjirin e PDK –së , ndjehen të sigurt ndonëse jo që e bëjnë këtë me dëshirë të madhe ! Po të bëhej Hashim Thaçi , Atifete Jahjagë , PDK do të dobësohej në zgjedhjet eventuale të parakohshme. Kështu , me postin e kryetarit të Kuvendit dhe postin e Presidentit që Hashim Thaçi po e fuqizon pa pasur nevojë të bëjë ndryshime kushtetuese sepse Hashimi po sillet sikur Luigji i Francës ; “ shteti jam unë “ kryetari i pavarur po e fuqizon PDK! Dhe këtu qëndron fuqia e PDK-së , vetëm për momentin dhe sa për t’i fituar zgjedhjet! Për këtë arsye , LDK në vend se të bëjë komplote për prerje kokash , më mirë është të konsolidohet si parti duke u krijuar hapësirë forcave të reja dhe të rinjve , të cilët është përshtypja ime se po sillen sikur oportinistë duke mos guxuar të marrin përgjegjësi ndryshe as elefantët e përjetshëm të LDK-së nuk do të silleshin në mënyrë aq komode ! As Luta nuk besoj se ka guxim dhe kondicion që të marshojë deri në maja të Olimpit të LDK-së ndonëse gjithmonë spekulohet me emrin e tij kur flitet për përmbytjet e mundshme në LDK. Dikush po parashikon se brenda tre muajve të ardhshëm në LDK-ë do të ketë tronditje të mëdha dhe ndërrim të lidershipit. Madje “ optimistët “ parashikojnë se Isa po negocion kushtet e dorëzimit për çka nuk e besoj sikur që nuk besoj se do të ketë ndryshime të mëdha gjatë këtij viti kurse në vitin 2017 janë zgjedhjet lokale ! Në anën tjetër tash fillon muaji i Ramazanit , është kampoinati evropian i futbollit , janë pushimet verore dhe mund të ndodhë liberalizimi i vizave e që do të festohet së paku tre muaj. Më vonë , për të kënaqur epshet sadiste e jo për të ndarë drejtësi sepse nuk ka drejtësi në baza etnike , do të funksionalizohet Gjykata Speciale Raciste dhe kjo do të mashtrojë për një kohë duke thelluar dallimet dhe armiqësitë brenda shqiptarëve dhe kosovarëve . Po çfarë kuptimi kanë zgjedhjet kur PDK dhe LDK deklarojnë se do të fitojnë nga 30 % e që bëjnë 60% , LVV thotë se i fiton 25-30% kurse AKR në asnjë mënyrë nuk do të pajtohet me më pak se 20 % të votave. Deri më tani u bënë 105 -110 % e votave të fituara. Kur kësaj i shtohen 15 % të AAK –së , 10% të Nismës dhe 10 % të Partisë Liberale të Ilir Dedës me zonjën Kusari si nënkryetare dhe 10% vende të garantuara për pakicat rezultati përfundimtar del se janë 145% -150% e që nuk ka ndodhur as në Korenë e Veriut, Kubën e Fidelit e as në Venezuelën e Çavezit ! Përfundimisht mendoj se nuk do të ketë termete, as në LDK e as në PDK sepse zhvillimet ndërkombëtare nuk i favorizojnë këto termete , deri në nevojat tjera!
Ku dallojnë AKP dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës
Edhe AKP-në sikur edhe GJKK e kanë formuar ndërkombëtarët të cilët shumë kanë përfituar nga këto dy institucione , kanë qenë dhe janë në përbërje të tyre dhe kryesisht marrin vendime në dëm të Kosovës. AKP i ka shitur pronat shoqërore përmes privatizimit kriminal me dhuma simbolike duke e rritur papunësinë dhe varfërinë dhe duke e forcuar oligarkinë ndërkombëtare dhe vendore kurse Gjykata Kushtetuses e Kosovës i ka falur Manastirit të Deçanit prona shoqërore ndonëse nuk ka competence ekzekutive për vendime gjyqësore. Ata të kësaj Gjykate hibride vetëm e vlerësojnë kushtetueshmërinë e vendimeve të gjykatave e jot a marrin rolin e Gjykatës që marrin vendime gjyqësore. Më tregoni një vend në botë ku edhe nëse mbi 93% të populates janë shqiptarë , nga 9 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese , tre (3 ) janë ndërkombëtarë , një (1) i pakicës serbe , një (1) i komunitetit turk kurse katër (4) janë shqiptarë të cilët gjithmonë mund të mbivotohen apo të shantazhohen. As në fisin Zulu nuk do të durohej kjo situatë. Për profesionalizmin në marrjen e vendimeve , përjashtuar rasteve të respektuara , as që mund të flitete sepse kemi Gjykatë Kushtetuses akademike , pa një ditë pune në gjyqësorë për emrimin e të cilëve ka vendosur politika! Kjo Gjykatë do të mbahet mend për vlerësimin biseksual rreth Asociacionit ; ka shkelje të shumta të Kushtetutës por mund të vazhdohet me formimin e Asociacionit! Dioqeza e Eparkisë së Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe nuk e pranon Kosovën si shtet por e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që padrejtësisht ia falë 27 hektarë pronë shoqërore Manastirit të Deçanit. Neoshovinisti e që është zëvendës i Isës kërkon që Kishes serbe t’i jepen më shumë toka dhe prona! Nuk e di a i mjafton krejt Kosova këtij pisi politik! Oliver Ivanoviqi , nga burgu në gjirin familjar kërkon që të formohet Asociacioni i komunave serbe , me apo pa shqiptarë. A mos po i pyrt kush shqiptarët në Kosovë a ? Njëfarë Vujaçiq me identitet binacional material , herë serb e herë crnogorac , kërkon që të ratifikohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e zi ndonëse jeton në kosovë dhe merr pagë të majme për punën që nuk e bënë. Edhe liberalizimi i vizave po kushtëzohet me ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion ! T’i pëshurrsha këto viza nëse duhet të apguhet ky çmim të cilin nuk e ka paguar asnjë shtet i ballkanit e as Kolumbia e Pablo Eskobarit ! Shqiptarët po u dashka ta votojnë Demarkacionin dhe Asociacionin kurse serbët nuk po u dashka ta votojnë FAK-un ?! Le të shkojnë në Fuck të së ëmës së bashku me ata që poi ndërsyjnë kundër kosovës dhe që po i përkrahin. Në këto rrethana , kurrë dhe me asnjë çmim nuk do ta votoja Demarkacionin, Asociacionin e as Gjykatën Speciale Raciste ! Deputetë të zgjedhur , me vota reale , me vota të blera dhe të vjedhura dhe 100 dallavere tjera , jeni para një sprove të madhe të përgjegjësië; deputetët e ndershëm nuk do t’i votojnë këto kulçedra shkatërruese për Kosovën pa i bërë përmirësimet e duhura kurse deputetët e pandershëm e kanë mundësinë që . së paku për një çast ta rikthejnë ndershmërinë duke mos e dëmtuar Kosovën !

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura