Skënder Sadri Kapiti: Lexoni leksionet e Prof. Eshref Ymeri

Durrës, 14 shtator 2020: Lexoni dhe merrni leksione e mësime historie, politike, demokratike, filozofike dhe sidomos, sidomos mesoni leksione patriotizmi nga prof. Eshref Ymeri, lexojeni edhe shkrimin më të fundit të tij :”Në pritje të aktit të tretë të tradhtisë së lartë” i cili më motivoi për të shkruar këtë konsideratë të shkurtër ndaj tij .
Është fat i madh që kemi intelektualë të tillë, por që fatkeqësisht janë jasht Shqipërisë, por që shqiptarët kanë aq shumë nevojë e domosdoshmëri për ta.
Unë këtu nuk do të ndalem që të bëj analizën apo komentin për shkrime tij , jo vetëm për këtë më të fundit por edhe të atyre të tjerëve para këtij. Por unë edhe si studiues i politikës, historisë kombëtare dhe asaj botërore por edhe si eseist, opinionist e shkrimtar mësoj shumë nga Profesorët dhe akademikët si Eshref Ymeri, kundrejt të cilit vendosa qw t’i përcjell atij respektin dhe mirënjohjen time të thellë për atë kontribut të tij të jashtëzakonshëm për ndërgjegjsimin dhe edukimin e brezit të ri dhe të shqiptarëve kudo që ata janë me ndjenjën e patriotizmit dhe të shërbimit për atdheun.

Te profesor Ymeri gjen të mishëruar erudicionin e lartë akademiko-shkencor dhe guximin e përkushtimin maksimal të tij me mish e me shpirt për t’i shërbyer atdheut dhe cështjes kombëtare shqiptare akoma të pazgjidhur.
I lutem lexuesve që të shpenzojnë kohë dhe t’i përkushtohen leximeve e leksioneve të Prof. Eshref Ymerit mbi kombin , atdheun , shqiptarizmën dhe mbi të vërtetat, mbi historinë dhe për vizionin edukativ që mbartin leksionet e tij aq të duhura e të vyera për edukimin patriotik, heroik e kombëtar shqiptar.
Lexoni leksionet e Prof. Ymerit se ato kanë edhe modestinë, edhe guximin, edhe filozofinë por edhe thjeshtësinë akademike mjeshtërore të një gjuhe dhe komunikimi të kuptueshëm për të gjithë njerëzit si ata të thjeshtë ashtu edhe për intelektualët.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura