SKËNDER SADRI KAPITI: PA OPERACIONIN NDËRKOMBËTAR TË MONITORIMIT NUK DO TË KISHTE VETTING TË PASTËR NË SHQIPËRI!

Durrës, 27 tetor 2018: Ky konstatim vjen edhe logjikshëm nisur nga fakti se KPK, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit si organi vendor bazë pranë VETTING-ut la dhe konfirmoi në detyrë dy drejtuesit më të Lartë të Gjyqësorit në Shqipëri , atë të Kushtetueses z. Dedja dhe atë të Gjykatës së Lartë z. Zaganjori.
ONM, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, pra monitoruesit ndërkombetarë nga BE dhe nga SHBA , pra e theksoj përsëri monitoruesit ndërkombëtarë dhe jo ata vendorë shqiptarë siç është KPK-ja, ONM ka të drejtë si organizëm i cili mbikqyr VETTING-un në Shqipëri, pastrimin dhe hetimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Shqipërisë, dhe i cili edhe kryen hetime të pavarura për gjyqtarët e prokurorët kërkon me të drejtë shkarkimin edhe të krerëve më të lartë të gjyqësorit në Shqipëri të cilët i la në detyrë KPK-ja , organi vendore i VETTING-ut.
ONM është garanti ndërkombëtar i cili ka rolin vendimtar dhe përcaktues si vëzhgues e monitorues i VETTING-ut me qëllim që VETTING-u të jetë i paanshëm dhe jo nën influencën dhe as nën presionin e politikës dhe as të krimit e të korrupsionit, dhe për këtë arsye vëzhguesit e ONM-së janë nga BE e SHBA, në mënyrë që VETTING-u ta kryejë si duhet misionin historik të tij, pastrimin e drejtësisë dhe të politikës shqiptare nga individë të paaftë, të papërshtatshëm , të korruptuar, hajdutë dhe prej atyre me rekorde kriminale

Dhe opinioni publik me të drejtë u habit dhe u zhgënjye shumë me vendimet e KPK- së vendore, i cili i konfirmoi në detyrë dy krerët me të lartë të Gjyqësorit në Shqipëri.
Këta dy drejtues të gjyqsorit në Shqipëri , atyre minimalisht as moralisht nuk u takon që asnjë minut që të qëndrojnë në sistemin e drejtësisë, pasi si ka mundësi që këta të konfirmohen të pastër dhe pa përgjegjësi kur tërë sistemi drejtësisë është i falimentuar dhe i korruptuar dhe ku mbi 90% e shqiptarëve nuk besojnë te drejtësia?!
Këta duhet që të largoheshin të parët nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri, pasi ata kanë përgjegjësinë kryesore për gjëndjen katastrofike ku ka degraduar drejtësia shqiptare.
Kjo do të thotë sipas “kompetencës” dhe të “logjikës së hetimit” të KPK-së se: pavarësisht se Politika dhe Drejtësia në Shqipëri ngriti dhe mbrojti sistemin kriminal të korrupsionit këta dy drejtuesit më të lartë të saj nuk paskan as përgjegjësi por na qënkërkan edhe të pastër?!
Dhe a do të mund t’u besohet politikës dhe drejtësisë shqiptare për ta bërë ata vetë VETTING-un e “peshqve të mëdhenj” të politikës së lartë të liderve partiakë dhe të VIP-ave të pushtetit qendror dhe të atyre lokalë: kryeministra, ministra ,kryebashkiakë etj., poqese VETTING-u për ta e mbi ta nuk do të kontrollohej e nuk do të monitorohej nga ndërkombëtarët?!
Pra, megjithë praninë e OMN -së përsëri sitën e KPK –së së VETTING-ut e kaluan këta dy peshq të mëdhenj të drejtësisë.
Pavarësisht pranisë së monitorimit ndërkombëtarë, KPK në disa raste ka vepruar në mënyrë të tillë duke krijuar edhe dyshime se vepron edhe në mënyrë selektive e subjektiviste duke konfirmuar në detyrë individë të cilët duhet t’i skualifikojë, në mënyrë që VETTING- u ta kryejë detyrën e rëndësishme dhe jetike për Shqipërinë, Reformën në Drejtësi e cila do ta vë në funksionim ligjin, drejtësinë, demokracinë dhe shtetin shqiptar.
Dhe është jashtëzakonisht mirë që VETTING-u në Shqipëri monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ,ONM, pasi sa për politikën dhe drejtësinë shqiptare as që mund të bëhej e as të realizohej VETTING-u, gjë e cila vërtetohet me faktin se politika dhe drejtësia shqiptare bëri të gjitha përpjekjet për sabotimin, për pengimin dhe për mosmiratimin e VETTING-ut, si dhe ata do të bëjnë sa të munden me gjithë takatin si politikanët ashtu edhe gjyqtarët e prokurorët që t’i vidhen, të manipulojnë, të fshehin pasuritë e pajustifikuara, dhe do mundohen që të korruptojnë organet e VETTING-ut në mënyrë dhe me qëllim që të qëndrojnë akoma në politikë e në drejtësi.
Përderisa edhe politika e drejtësia në Kosovë janë identike si ato në Shqipëri e vetmja rrugë për vënien në funksion të drejtësisë kundër krimit, korrupsionit dhe hajdutërisë; e vetmja e cila do ta vë në funksion shoqërinë, shtetin dhe demokracinë dhe që do të bënte konsolidimin e pavarësisë dhe do t’i hapte rrugën integrimit është ndërtimi i shtetit demokratik e ligjor me standartet moderne gjë të cilën do ta bënte edhe në Kosovë VETTING-u , pra monitorimi i rreptë i sistemit të drejtësisë nga një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi si ky në Shqipëri.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura