SKËNDER SADRI KAPITI: PASKOMUNIZMI – SHNDËRRIM I KOMUNIZMIT MAJTIST NË KUMUNIZËM ‘DJATHTIST’!

Durrës, 12 tetor 2018: Pas rënies së komunizmit apo pas vetërënies së tij si ndodhi në Shqipëri, komunistët më të zellshëm, më servilë të regjimit dhe më fanatikët e tij, si dhe pinjollët e tyre u shdërruan në antikoministë në dukje sa për hipokrizi e për mashtrim për ta trashëguar edhe paskomunizmin politik, ekonomik e juridik, pra demokracinë. Në Shqipëri këta janë komunistët më të mëdhenj e më të rrezikshëm të cilët e degraduan politikën , shtetin dhe sistemin. Këta janë ai llum të cilët shajnë diktaturën vetëm për të justifikuar atë që sot këta të tillët janë uzurpatorët e partive politike, të demokracisë, të drejtësisë, dhe të pushtetit, të parlamentit, të presidencës, të qeverisë dhe të drejtësisë.
Kjo është arsyeja kryesore pse Shqipëria ndodhet ende edhe sot në këtë gjëndje apatie demokratike, moszhvillimi politik, shoqëror, ekonomik, juridik , larg ndërtimit të shtetit modern e ligjor dhe larg integrimit në BE. Kjo ka ndodhur edhe me Kosovën, ku politika e pushteti, drejtesia e sistemi edhe atje dominohen prej ishkomunizmit titist dhe prej atyre të tjerëve të edukuar ideologjikisht me ideologjizmin shqiptar marksist-leninist ,por që në dukje si fasadë vetëdeklarohen demokratë dhe properendimorë.
Demokracia në Shqipëri realisht nuk është as zëvëndësim i komunizmit me neokomunizëm ,por më keq akoma, është sakt vetëm një shndërrim i komunistëve dhe i komunizmit majtist në një komunizëm kapitalist apo në një komunizëm “djathtist” . Komunistët të cilët duken dhe tregohen me demagogji dhe hipokrizi si antikomunistë agesivë dhe “të egër” janë komunistët më të mëdhenj dhe më të devotshëm.

Pra kemi të njëjtën ideologji e filozofi komuniste që ndërroi kahjen nga majtas në djathtas.
Në Shqipëri nuk ka politikë të mirëfilltë të djathtë as si fizionomi dhe as si filozofi të tillë.
Të djathtën shqiptare e rrëmbyen dhe e përvetësuan ishkomunistët dhe sherbëtorët më të zellshëm të komunizmit , të cilët u konvertuan nga komunistë në demokratë e qe bënë deshtetëzimin e shtetit dhe uzurpuan e privatizuan atë, politikën, demokracinë, ligjin, drejtësinë, pasuritë , shoqërinë , ekonominë ,biznesin, arsimin, intelektualizmin, shëndetsinë dhe të gjitha të tjerat. Pra komunistët e shkatërruan shtetin socialist majtist dhe e privatizuan atë , politikën, pushtetin dhe pasuritë e tij në emër të kapitalizmit liberal-demokratik.
Themi me të drejtë se komunizmi stalinisto-enverist në Shqipëri si ekstemizëm i majtë u shndërrua në ekstremin tjetër, në ekstremizëm të djathtë, u shndërrua nga një komunizëm politiko-ekonomik thellësisht shtetëzues në një komunizëm që e nxori në ankand, në shitje e në privatizim shtetin ;pra një komunizëm privat, koncensiondhënës i shtetit, si një komunizëm antipublik, antisocial dhe shtetasgjësues .
Kjo pasi prej klasës komuniste të Partisë së Punës së Shqipërisë u çmontua shteti komunist duke vjedhur, plaçkitur, grabitur e përvetësuar e privatizuar pasuritë shtetërore, kombëtare dhe ato strategjike në emër të liberal-demokracisë.
Elita politike ishkomuniste e Partisë së Punës së Shqipërisë u shpërnda dhe uzurpoi të gjitha lidershipet e partive politike që lindën apo më sakt që rrodhën e derivuan dhe u themeluan nga ishkomunistët dhe nga ishsigurimsat e shtetit, dhe të cilët kapën ekonominë, politikën , pushtetin , drejtesine,tregun, biznesin, diplomacinë, arsimin, shëndetsinë etj.
Shëmbulli i kësaj janë dy partitë e mëdha dhe kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike e Shqipërisë si dhe satelitët e tjerë politik rreth tyre, ku e para e ndryshoi emrin nga PPSH në PS dhe e dyta u formua nga ishsigurimsat e shtetit, nga ishkomunistët dhe ishservilët e devotshëm të luftës së klasave të diktaturës por që kur u vetëshëmb komunizmi papritur ata na dualën “të pakënaqur” e që nuk e kishin pasë ditur se paskëshin qënë “ të persekutuar” si puthadorë, servilë e shërbëtorë të komunizmit.
Dhe pikërisht ky pluralizëm politik i kësaj “elite të re”që ndërruan vetëm flamujt e partive, kostumet dhe kollaret e tyre të kuq dhe i ngjyrosën ato me ngjyra blu, rozë dhe ngjyrime të tjera laramane.
Kjo farë “elite” politike komunisto-libertariane korruptimi, hajnije, droge e krimi ka meritën e zbatimit në Shqipëri më mirë se kudo në ishKampin Socialist Lindor të Platformës “Katovica” të M. Gorbaçovit.
K jo farë “elite “ politike ka meritën edhe në montimin e krimit, hajdutërisë dhe të korrupsionit në tërë sistemin.
Prej kësaj elite Shqipëria mbahet peng dhe ajo është shkaku për varfërinë, papunesinë, krimin, hajdutërinë , padrejtësisë dhe eksodit e mosintegrimin.
Dhe PD kryesisht si Partia “E Djathte” e komunistëve që u bënë “djathtistë” ka meritën e deshtimit te organizimit dhe të konsolidimit të altervnativës politike të së djathtës reale shqiptare me të cilën vetëm sa ka spekuluar për privilegje personale pushteti e politike lidershipi i saj.
Kështu pra më sakt themi se liberal-demokracia në Shqipëri është një sistem hibrid komunisto-liberal dhe jo një sistem liberal-demokrat.
I njëjti realitet politik e juridik pseudodemokratik është edhe në Kosovë si një gershetim dhe hibrid komunisto-liberal.
Liberalizmi në Shqipëri ishte një liri, një libertarizanizëm i cili rehabilitoi,mbrojti, cikloi dhe ia mundësoi trashëgiminë dhe vazhdimësinë politike e qeverisësë ,pra sundimin, ishkomunizmit socialist i cili u shndërrua në komunizëm demokratik.
Liberal-demokracia në Shqipëri është një maskë mashtrimi e komunizmit djathtist ekstremist antisocial e antihuman, korruptiv dhe i kriminalizuar, grabitqar e i pangopur i cili dëbon shqiptarët nga atdheu; si një kapitalizëm komunist pa ndjesi shoqërore që e ka nxjerrë në ankanë Shqipërinë për një euro dhe që gjithçka e ka dhënë dhe po e jep me koncesion.
Në komunizëm në Shqipëri kishte një parti , dhe ishte partia shtet-PPSH-ja, e cila ishte vetë politika,ideologjia, shteti, ligji dhe gjithçkaja e mbi të gjitha, por edhe paskomunizmi shqiptar si një kapitalizëm komunist hibrid është vetëm një sistem inercial e formal demokratik pseudoliberal ,pasi sistemi pozitë-opozitë në Shqipëri është si një regjim monopartiak por me dy kokë i cili ka kapur shtetin, shoqërinë, drejtësinë dhe bën kërdinë me injorancën që e karakterizon, me padrejtësitë e pandjesitë shoqërore, me korrupsionin , me hajdutërine dhe papërgjegjshmërinë e saj.
Ata ,pra kjo elitë politike paskomuniste është dhe ia ka kaluar dhe pothuajse as që mund të krahasohet me ishnomenklaturën e regjimit komunist të PPSH, nuk mund të krahasohen këta neokomunistët e sotëm kapitalistë e monopolistë për luksin, për paratë, për privilegjet e përfitimet; as me pasuritë, me korrupsionin ,me mirëqënien që ata kanë kapur e arritur vetëm me faktin e të qënit në politikë e në pushtet.Nën maskën dhe me zhurmën antikomunizëm, neokomunistët apo komunistët “djathtistë “ politikanë e pushtetarë , trashëgimtarët e apo pasuesit e komunizmit real të majtë u bënë hajdutë miliarderë, kapitalistë shumë te pasur vetëm me hajni, krim, mashtrim, vjedhje, grabitje e korrupsion.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura