Diskutim: Sheradin Berisha me Bislim Elshanin
“Sovranizmi” i albinit është në “luftë” me sistemin e republikës së Ahisaarit!
Më 7 korrik 2023, Bislim Elshani ka postuar një analizë të Fatos Tarifës, e cila u bë temë diskutimi në rrjetin facebook:
PËR “SOVRANISTIN” MAOIST, ALBIN
Nga Fatos Tarifa
Botuar në Dita
https://gazetadita.al/per-sovranistin-maoist-albin/
***
Diskutim për temën me Bislim Elshanin
Sheradin Berisha
“Sovranizmi” i albinit është në “luftë” me sistemin e republikës, e cila në themel ka pakon e ahtisaarit (konceptin anti’sovran) si derivat i marrëveshjeve të fuqive të mëdha! Prandaj Albini këtë betejë e ka të humbur!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10222749036290926&id=1125324528
***
Bislim Elshani
Tarifa argumenton pak më ndryshe, mirëpo rezultati është i njëjtë. Mendoj se gabimi i Albinit konsiston mu në kreun e broshurës së tij maoiste, që është fjalia në vijim: “Më i vogli bëhet ekuivalent me të madhin porsa të mos jetë i ndarë prej çfarë mund të bëjë.” (Gilles Deleuze) që supozoj se ia ka mësuar miku i tij, ose këshilltari nga Gjirokastra. Kjo fjali mund të ketë vlerë për individët, por jo edhe për kombet. A thua vallë kurdët vuajnë nga kompleksi i vogëlsisë që nuk po ia dalin të bëjnë dot shtetin e tyre?
***
Sheradin Berisha
Bislim Elshani po, po e lexova me kujdes fatosin.
“Albini, ky lider maoist, ose ata që e këshillojnë, nëse ka ndonjë grua a burrë të mençur që e këshillon, duhet mesiguri ta dijë se, në kohën tonë, ideja mbi sovranitetin shtetëror, e lidhur në mënyrë implicite ose eksplicite me një lloj ideali të shtetit modern, nuk nënkupton një sovranitet të plotë të brendshëm dhe as mundësi të pakufizuara për të marrë e zbatuar vendime në mënyrë tërësisht të pavarur prej aktorëve ndërkombëtare” shkruan ai.
Dhe pastaj Fatos Tarifa e vë në pah konceptin e “ndërvarësisë”.
Në fakt “ndërvarësia” është koncept i varësisë nga politikat globale të fuqive të mëdha, pa përjashtuar këtu Rusinë dhe Kinën. Pse? Sepse bota nuk është vetëm perëndimore, në kuptimin gjeopolitik e gjeostrategjik!
Rrjedhimisht interesat e fuqive globale vendimmarrëse i nëpërkëmbin interesat e pushtetarëve lokal, të cilët përpiqen të luajnë rolin e sovranit në një sistem të ndërvarësisë.
Kur kemi parasysh sistemin e ndërvarësisë, shtrohet pyetja: Ku mbeti idealizmi i gjeneratave në luftën tonë për pavarësi të plotë nga Serbia? Në arkivin e historisë!
***
Bislim Elshani
Sheradin Berisha As ëndrrat dhe as idealizmat nuk janë të ndaluar, dhe për to nuk ndëshkohet njeri. Mirëpo realiteti politik global është i tillë që të rrëmbesh shansin që të ofrohet dhe jo ëndrrën që ke ndjekur, sepse ëndrrat nuk kapen. Në anën tjetër, mendoj se historia na ka ofruar shansin që të ecim përpara dhe të mos i hedhim sytë prapa. Ndërsa ëndrrat t’ia përshtasim realitetit, mjafton që të mos kemi sipër nesh përbindshin që na pamundësoi zhvillimin afro 1 shekull. Dhe ndërvarësia nuk nënkupton medoemos një të keqe. Sepse ajo që u mungon të gjithë sovranistëve e që e theksonte edhe Ukshin Hoti dikur është kjo fjali e tij: “Republika (unë do të thosha “sovraniteti”, BE) nuk na duhet si një xherdan rreth qafe, por si një instrument zhvillimi.” Pra le të shikojmë vetëm këtë objektiv si interes vital, të tjerat nuk kanë aspak rëndësi nëse nuk na sigurojnë zhvillimin.
***
Sheradin Berisha
Bislim Elshani nuk e kisha fjalën tek idealizmi i ndaluar, por tek idealizmi i parealizuar dhe prandaj është i arkivuar. Nga kush (?) nga (siç thua) “realiteti politik global”.
Kush e krijoi këtë realitet politik global? Politika e elitës globale, e cila ka ndërtuar sistemin e ndërvarësisë (Fatos Tarifa) si antipod të sovranizmit! Asnjë ëndërr apo idealizëm nuk mund të realizohet në sistemin e ndërvarësisë, sepse ndërvarësia nënkupton kompromisin, heqjen dorë nga idealiteti yt.
Sot sovranizmi është armiku nr.1 i sistemit të ndërvarësisë (lexo globalizimit).
Po ashtu është, dhe Baci Ukë me të drejtë ka thënë “Republika nuk na duhet si një xherdan rreth qafe, por si një instrument zhvillimi”!
Na duhet si instrument zhvillimi pa Serbinë në Kosovë, jo me te brenda, përmes Asociacionit, 44 kishave e manastireve si zona eksterritoriale serbe, me 10 vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, me shkolla (nga qerdhet deri në universitet), sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit në qeverinë e Serbisë, me shëndetësi (nga qendrat shëndetësore deri në spitale) në varësi të plotë të Ministrisë serbe të Shëndetësisë, etj.etj.
Rrjedhimisht Republika që kemi sot është republikë e pakos së Ahtisarit plus, pikërisht një republikë e ndërvarësisë, jo vetem nga politika globale, por edhe lokale ajo serbe!
Këtu është problemi, apo e kam gabim?
***
Sheradin Berisha
Bislim Elshani
Fatos Tarifa në analizën “Për “sovranistin” maoist, Albin” i definon me shumë elegancë tiparet themelore të ndërvarësisë.
“Ndërvarësia mes shteteve sot nuk është vetëm ekonomike, por është, gjithashtu, ndërvarësi funksionale dhe sistemike.” nënvizon ai.
Dhe pastaj vijon:
“Kjo ndërvarësi është funksionale sepse fatet e çdo shteti, përfshirë edhe fatet e aktorëve globalë kryesorë, janë të ndërvarura në kuadër të organizatave dhe të institucioneve globale -Organizata e Kombeve të Bashkuara, Organizata Botërore e Tregtisë, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, NATO etj. – të cilat imponojnë rregullat e tyre mbi çdo aktor të veçantë. Madje edhe mbi hiperfuqinë e globit, Amerikën, që i ideoi dhe i krijoi këto organizata dhe, bashkë me to, rendin botëror të pas Luftës së Dytë Botërore.”
Sistemin e ndërvarësisë për të cilin shkruan z Tarifa, e kam trajtuar në këndvështrime të ndryshme në një analizë time.
Ku e kanë vendin lidershipi politik e institucional i Kosovës, Shqipërisë dhe jo vetëm në sistemin e pirmadës?!
Nëse keni vullnet dhe durim ju ftojë ta lexoni:
SUNDIMI I NJERIUT NGA SISTEMI I PIRAMIDËS!
————
Shtojcë
NË KURTHIN E SISTEMIT TË PIRAMIDËS!