Prishtinë, 23. 02. 2017: Me plot te drejte presim qe shumica nga ju, deputete te nderuar te Kuvendit te Kosoves te mos e votoni demarkacionin me Malin e Zi, duke i ditur pasojat qe do t’i sillte Republikes se Kosoves, atdheut tone aprovimi i tij. Nuk besoj qe te jeni aq truthare, ju deputetet tane, sa te lejoni kembim te territorit te pakompenzueshem me nje liberalizim vizash, kur dihet se territori i falur nuk mund te kthehet kurre me, ndersa liberalizimi i vizave nuk eshte i pamundshem ne nje te ardhme tjeter, siç ka ndodhur me shtete te tjera;
nuk besoj, deputete te nderuar, qe te jeni aq truthare, sa te pranoni nje akt te tille te turpshem dhe tragjik, duke ua lene “kopilin ne dere!” gjeneratave te ardhshme, mallkimi i te cilave nuk do t’u lere qe as ne varr te gjeni qetesi;
nuk besoj, deputete te nderuar, qe te jene aq truthare, sa te shkalloni deri ne ate mase, kur dihet se tani fati i i nje pjese te paçmueshme te territorit per t’u mbrojtur eshte ne duart tuaja-çfare çasti historik per ju: te tregoni bese dhe burreri duke fituar namin dhe bekimin e kombit tuaj per sa te jeni gjalle, apo turpin e madh dhe mallkimin e perjetshem deri ne amshim!
Le te shpresojme, zoterinj deputete, se do ta keni bekimin e popullit, e jo mallkimin e tij!
Postime të Lidhura
NDERIMI I BEKTASH PETOSHATIT DHE AMANETI I TIJ PËR DETIN
Nga Albert HABAZAJ Nderim Në këtë kohë ende të paqartë, kur qan Shqipëria se ikin shqiptarët e kur…
REXHEP KASUMAJ: NDALENI LIRINË, DUA TË ZBRES!
Berlin, funddimër 2013 – (Revoltë ndaj perëndive të vulgut) – Qeveritarët e ndërkryer që shpërdorin ndonjëherë dhe urtinë…
REAGIM I KMDLNJ-së: FREDERIKA MOGERINI KËRKON KOKËN E KRYEMINISTRIT HARADINAJ PËRMES PRESIDENTIT THAÇI!
Prishtinë, 29 Nëntor 2018: Pasi Qeveria e Kosovës, në një situatë kur Serbia, me heshtjen e ndërkombëtarëve, që…
RAGIP SHALA: PËRBUZJA E LIRIBËRËSVE TË MËRGATËS SHQIPTARE
Zvicër, 22. 06. 2015 – Komisioni qeveritar për verifikim të Veteranëve më në fund publikoi edhe fletëzat me…