XHAFER DURMISHI: “PROGRAMI I FRONTIT TË KUQ” I IBRAHIM KELMENDIT

Pashtriku, 19 shkurt 2021: I. Kelmendi: “Këto organizime i udhëhiqnin kryesisht njerëz që dikur i kishin shërbyer UDB-së, pasi ishin arratisur nga Republika e Shqipërisë në RSFJ-në, gjithashtu komuniste. Ata nuk i kishte penguar terrori komunist i serbomadhit Aleksandër Rankoviç mbi shqiptarët e pushtuar, meqë e kishin pasur atë si një lloj punëdhënësi.” (Epoka e Re, 7 janar 2007)
Ibrahim Kelmendi: “Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija…” (Letër për Sadik Blakajn më 21 janar 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)
Adem Gashi: “Nuk thashë kot në fillim ekskursion paranoid, sepse pranë mendimeve-perla të një filozofi të lashtësisë shfaqeshin broçkullat e ndonjë mistreci komunist…” (Dyndalla e mendimeve, Hotel Viktoria, 5 shkurt 2007)
Prend Buzhala: “…parakalojnë revolucionarë, politikanë kafenesh,.. mashtrues e qelepirxhinj të ndryshëm, …ambasadorë, diplomatë, komunistë e pseudo-ideologji të të gjitha tarafeve…” (Hotel Viktoria, 5 shkurt 2007)
Salih Kabashi: “… Miku im, më një nuhatje fantastike, më pat thënë e më vonë edhe e pat shkruar në shtypin slloven, se lider i ardhshëm i Kosovës se re paskomuniste do të ishte Ibrahim Kelmendi.” (Revista Republika nr.3, 2007)

Mustafë Xhemaili: “Romani “SY” është një tronditje. Apo më mirë të thuhet një ritronditje. Sepse autori do të sjellë Shqipërinë nën diktaturën komuniste nga një këndvështrim i veçantë. …Ai aq larg shkon në ëndërrimin e lirisë nën regjimin e diktaturës komuniste sa këmbëngulë vazhdimisht se duhej të gjendje një rrugëdalje, një shteg e të dilet në dritën e lirisë.” (Vlerësime për romanin “SY” të Ardian Kyçykut, 2004)
Mehmet Hajrizi: “Berat Luzha ka vendosur lidhjet e Organizatës me Partinë Komuniste të Kosovës, që udhëhiqej nga Mustafë Xhemaili e Rrahim Sadiku, të dytë nga Komogllava, komuna e Ferizajt. Një tentim për kontakt kishte edhe me PKMLSHJ, por takimi ka dështuar ngase ata nuk kanë dal në takim.” (Histori e një Organizate politike dhe demonstratat e vitit 1981, Tiranë 2008, f. 363)
Nga libri Atentatet i Ibrahim Kelmendit
Daut Demaku: “Dimensioni politik i romanit “Atentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike…”
I. Kelmendi: ”- Tani po e kuptoj egon tënde. Jusufi është detyruar të arratiset. Tani ai do të angazhohet, mendon ti, bashkë me ju, kundër pushtetit komunist jugosllav?
– Dhe kundër pushtimit të Kosovës! – plotësoi Mirani.
– Po, vetëkuptohet! – u përgjigj Renata, duke u ndjerë pakësa e bezdisur, përse po i rrinte kaq gati Mirani, kur ajo harronte të saktësonte, se atij i interesonte po aq çlirimi i Kosovës sa edhe luftimi i diktaturës komuniste jugosllave.” (Atentatet, f.11)
I. Kelmendi: “Shumicën e nëpunësve shqiptarë në Kosovë e gjetiu në Jugosllavi i njoh si atdhetarë, sado që janë të indoktrinuar nga ideologjia komuniste jugosllave, e njohur si “titizëm”. (Atentatet, f.28)
I. Kelmendi: “Kështu na është sajuar një shtresë e priviligjuar, një Lidhje Komuniste e organizuar mirë, që ka bërë monopol vetëqeverisjen, ose vetadministrimin, siç i thonë në fjalorin ideologjik ala titist, por, në fakt, Lidhja e Komunistëve ushtron pushtet monist.” (Atentatet, f.28)
I. Kelmendi: “Mirani kishte marrë fjalën në debatin me Ministrin. Ndër të tjera ai kishte thënë: “Më mirë e kishim ne studentët nën ditaturën komuniste në Jugosllavi… Ky, Zotëri Ministër, ndoshta duhet të jetë njëri nga dallimet midis të demokracisë tuaj këtu dhe diktaturës komuniste atje!” (Atentatet, f.72)
I. Kelmendi: “- Të atyre dy komunistëve sllavë nuk i dua, të Shokut Enver po.” (Atentatet, f. 149)
I. Kelmendi: “.- Atëherë po të sqaroj, unë nuk i dua komunistët, për të mos thënë jam kundërkomunist,” (Atentatet, f. 150)
I. Kelmendi: “- I thua vetes komunist dhe betohesh në zot!? – e ndërpreu Mirani.” (Atentatet, f.165)
I. Kelmendi: “Para sa kohe ishte për një blic-vizitë tek unë në Bochum një ilegal, siç po u thuhet, një thatim që me tangarllëk më kritikoi se nuk qenkam komunist, se Fronti nuk ka organizim të rrebtë revolucionar, nuk është konspirativ e të tjera.” (Atentatet, f.201)
I. Kelmendi: “Nuk më tregoi se cili ishte, sado thoshte se më njihte, m’i njihte vëllezërit e shokët në Kosovë. Në fund më tha: “Po të vrojtojmë për të ndikuar që të bëhesh komunist i disiplinuar. Pastaj do të të pranojmë në radhët e organizimit tonë”.
Pandeha se mos ishte i OMLK-së.” (Atentatet, f.201)
I. Kelmendi: – Kështu flasin komunistët, – ndërhyri Renata, e pakënaqur me shpjegimet e tij. (Atentatet, f. 221)
I. Kelmendi: “- Luftë klasash do të bëjmë ne tani? – pyeti Renata me të qeshur.- Ta thashë, kështu flasin komunistët.” (Atentatet, f. 222)
I. Kelmendi: Sa për gjuhën e komunistëve, sikur kemi biseduar dhe jemi dakorduar se nuk jam i tillë.” (Atentatet, f.222)
I. Kelmendi: “Varfëria dhe papunësia në këto shtete janë të mëdha, sepse borgjezia e kuqe e drejtuesve komunistë dhe e pushtetarëve, po ashtu komunistë, nuk di të menaxhojë prodhimin.” (Atentatet, f. 222)
I. Kelmendi: “Shefat e kuq të firmave janë komunistë të dëgjueshëm, ndaj janë kaq të prapambetur.” (Atentatet, f.223)
I. Kelmendi: “- Qenkan të vërteta ato që kam dëgjuar për ty, se nuk je komunist i disiplinuar,- tha Kadriu, i pakënaqur me këtë shaka të Miranit.” (Atentatet, f.239)
I. Kelmendi: “- Më fal! Vërtet nuk jam komunist dhe aq më pak komunist i disiplinuar, siç kërkoni ju komunistët, sepse atë lloj disipline nuk e pëlqej dhe nuk mund t’i pëmbahem. Këtë përcaktim, siç e kam, e kam me qejf dhe prandaj me qejfi shoqëroj bisedat ndonjëherë me shaka. Them se edhe në front përballë armikut luftëtarët bëjnë ndonjë shaka, prandaj jeta nuk duhet të jetë kaq serioze sa e merrni ju marksistë-leninistët…” (Atentatet, f. 239)
I. Kelmendi: “- Sa shumë ndryshoni! Ai kishte natyrë fodulle dhe gati sa nuk e pata përzënë nga banesa. Nga ai qenke informuar se unë nuk jam komunist dhe i disiplinuar. Miranit kishte merakun të dinte se cili ishte ai njeri që i kishte folur me kompetenca të mëdha, por me fodullëk edhe më të madh duke pozuar klasikun e marksizëm-leninizmit.” (Atentatet, f.241)
I. Kelmendi: “- Po, kemi biseduar. Lëvizja dhe Fronti kishin përcaktime ideore e politike pluraliste, duke inkuadruar në radhë të tyre çdo emigrant shqiptar, pavarësisht bindjeve ideore, politike e fetare. Pas demonstratave të marsit e prillit të vitit të kaluar, ne pranuam tkurrjen e përcaktimit tonë politik në kërkesë për Republikë të Kosovës në kuadër të Jugosllavisë. OMLK-ja kishte përcaktim komunist. Jashtë Kosovës nuk besoj të ketë pasur anëtarë, pos Kadri Zekës, ndërsa sa u përket simpatizantëve, ai ka afruar edhe bashkatdhetarë që nuk kanë qenë komunistë.” (Atentatet, f. 330)
I. Kelmendi: “Sigurisht as ai. Keqkuptimet e rastit dhe ndërprerjet e bashkëpunimit kanë qenë në natyrë të punës, pasi ne nuk kemi pasur mendësi moniste, që njëri-tjetrit vetëm t’ia miratonim mendimet, propozimet e veprimet, siç ndodh në organizimet homogjene, njëmendësore, që është karakteristikë e sekteve dhe e partive komuniste, të cilat ndrydhin pluralizmin e mendimit.” (Atentatet, f.365-366)
I. Kelmendi: “- I tillë është. Na arratisi nga Malësia e Tropojës në Kosovë sepse nuk i pëlqente regjimi komunist shqiptar. I manipuluar, mendonte se regjimi komunist serb ishte më i mirë.” (Atentatet, f.406)
I. Kelmendi: “Ai më arsyetohet se ka dalë për të luftuar komunistët e Enver Hoxhës.” (Atentatet, f.406)
I. Kelmendi: “Por, kur i kundërvihem se a nuk ishte komunist edhe krimineli Rankoviç, atëherë ministër i brendshëm i Jugosllavisë, ai hesht i zënë në faj, duke u arsyetuar se nuk dinte shumëçka në atë kohë.” (Atentatet, f. 406)
I. Kelmendi: “Malësorja e Gostivarit, Hana, me shami të havalesë në kokë, gjatë vitit 1981, mblodhi ndihma simbolike në tubimet e gjermanëve, pasi u kishte folur atyre për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe për domosdoshmërinë e çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb dhe nga diktatura komuniste.” (Atentatet, f. 410)
I. Kelmendi: “- Komunistë janë edhe …, Xhafari…”. f.449
I. Kelmendi: “- Por, Jusufi nuk ka qenë komunist.” (Atentatet, f.449)
Ibrahim Kelmendi: “Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mosdija…” (Letër për Sadik Blakajn më 21 janar 1981. Marrë nga Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura