TËRNOCI’PRESS: SI MBETI RIZA HALIMI ME GISHTA NË GOJË?!

(Tërnoci PRESS, 09.05.2012) – Lista e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, ka arritur të mbledhë vetëm 0,30 për qind të votave, që nuk është mjaftueshëm ta kalojnë pragun prej 0,40 për qind. Sipas këtij rezultati Kuvendi i ri, do të jetë pa asnjë deputet shqiptar. Edhe në mandatin e kaluar Riza Halimi, nuk arriti të grumbulloj vota të mjaftueshme, por me ndihmën e Boris Tadiqit, ish presidenti i Serbisë, Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mezi arriti të siguroj një ulëse në Parlamentin e Serbisë.
     Një disponim anti zgjedhjeve parlamentare u vërejt gjatë grumbullimit të nënshkrimeve, Koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përbërje të PVD, LPD, UDSH, BDL, u desh të kërkoj ndihmën e sanxhaklinjve dhe serbëve të Rashkës për t’u certifikuar për këtë nivel të zgjedhjeve.

– RIZA HALIMI –

____________________________________

     Të kota ishin përpjekjet e Koalicionit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me në krye bartësin e listës Riza Halimi, për ta motivuar popullatën shqiptare të Kosovës Lindore, për të marrë pjesë aktive në zgjedhjet parlamentare, qoftë përmes posterëve, bilbordëve e forma të tjera vizuele.
     Të kota ishin përpjekjet e Riza Halimit, për ta bindur popullatën shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, qoftë me paraqitjen e tij në televizionet lokale e nacionale.
     Të kota, madje, ishin përpjekjet e Riza Halimit dhe “lubimcave” të tij, duke u veshur me fanela të zeza “I’m terrorist”(“Unë jam terrorist!”), të gëzojnë disponimin e elektoratit shqiptar për zgjedhjet parlamentare. Këto fanela të zeza na kujtojnë dikur protestat në Beograd, kur gratë visheshin në të zeza kundër dhunës së millosheviçit.

___________________________

_______________________________

     Të kota do të ishin madje edhe përpjekjet, sikur edhe Riza Halimi, të ishte veshur me fanela kuq e zi e me portret të Adem Jasharit, për ta bindur popullin për ta votuar në zgjedhjet parlamentare. Populli është vetëdijësuar. Ai, e ka parë se sa janë të sinqerta ofertat e Riza Halimit dhe partisë së tij PVD-së e cila pësoi në këto zgjedhje në të gjitha nivelet që nga themelimi i saj.
     E fajtorët pse kjo parti po fundoset nga zgjedhjet në zgjedhje, nuk duhet kërkuar askund, përveçse te disa njerëz, të cilët rrinë qe disa vjet në ballë të saj e nuk bëjnë ndryshime. Këta njerëz me veprimet e tyre për përfshirjen e PVD-së në Trupin Koordinues, në Këshillin Nacional dhe në zgjedhjet parlamentare, ia humbën kuptimin këtij subjekti politik, për të qenë në shërbim të popullit dhe interesave të tij.
   Mos i kërkoni humbjet e PVD-së, as te lindja e partive të reja, e procese të tjera shoqërore, por te udhëheqësia e saj e ngushtë me në krye Riza Halimin, të cilët nuk zgjodhën metoda e mjete për t’i përçarë shqiptarët për interese të ulëta karrieriste. Këtë më së miri e dëshmon rezultati i zgjedhjeve të majit 2012.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura