U DRIDHË KORÇA, POLLI KOZMOPOLITANI RAMA!

U DRIDHË KORÇA , POLLI KOZMOPOLITANI RAMA!

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 25 gusht 2021

Avokatët e Bregoviqit dhe pinjollët e Milladin Popoviqit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhurues i Çelësit të Tiranës një krimineli artistik siç është Goran Bregoviq, ndjenjën e kompleksit të inferioritetit ndaj serbëve, nënshtrimin të pakusht ndaj racës “ariane“ serbe dhe ngazëllimin ndaj serbëve e kurorëzoi me imponimin e organizimit të koncertit në Festivalin e Birrës në Korçë në të cilin Goran Bregoviq u trajtua thuaja si Zeusi i muzikës botërore . Para kësaj , po ky Kryeminister i siguroi Bregoviqit një pushim  në Jalë, vend ku kosovarët i gozhdojnë me çmime sikur që e gozhduan Krishtin, qoftë edhe figurativisht. Pasi Bregoviq i rreshku mbetjet ko(r)çore në Jalë dhe pasi thuaja shkaktoi luftë brendashqiptare, në përcjellje të një orkestri për Dasma dhe Funerale, krejtësisht me ikonografi serbe, pasardhësve të internacionalizmit proletar të Enver Hoxhës tani të shpifur si kozmopolitanë të Edi Ramës (mund të dallojnë vetëm nga forma, përmbajtjen e kanë të njëjtë), ua dhuroi një mbrëmje si e donin ata; dalldisje nën muzikën serbe me një fillim të një kënge me tekst të çoroditur në gjuhën shqipe ! Kosovska devojka apo vajza e Kosovës është pjesë e laryshisë shoviniste serbe e që ndërlidhet me Betejën e Kosovës të cilët serbët e humbën por se e kanë shndërruar në simbol mobilizimi shovinist, sidomos gjatë festimit në Fushën e Mëllenjava në Gazimestan.

Serbët janë skajshmërisht të indoktrinuar nga Kisha Ortodokse dhe Kisha Politike , fillimisht e Millosheviqit, Drashkoviqit, Koshtunicës , Sheshelit e tash edhe të Vuçiqit prandaj , të harlisur deri në humbmendje, humbjen e festojnë si fitore . Kryeministri i Shqipërisë , Edi Rama , të gjithë ata që e kundërshtuan ardhjen e Goran Bregoviqit në Korçë i konsideron si nacionalistë primitiv e që nuk përputhen në skemën e tij të kozmopolitizmit , avangardë e të cilit e konsideron veten , Muç Daia Nanon dhe mbetjet tjera biologjike dhe politike të internacionalizmit proletar të Enver Hoxhës. Nëse dikur Enver Hoxha , në emër të internacionalizmit proletar xhveshi shqiptarët nga çdo vlerë njerëzore , kombëtare , morale dhe politike sot , Edi Rama në emër të kozmopolitizmit po i noterizon “ arritjet “ e Enver Hoxhës duke e shndërruar shqiptarin në një krijesë pa përmbajtje kombëtare ndonëse përpiqet ta mbështjellë me një pëlhurë të tejdukshme që e nxjerr në dukje tërë lakuriqësinë pornografike të mungesës së përmbajtjes kombëtare. Shtetet më të fuqishme në botë që e pëprcaktojnë kodin e sjelljes botërore, nuk e kanë kozmopolitizmin si forcë shtytëse por nacionalizmin . SHBA-ës , Mbretëria e Bashkuar , Franca , Gjermania , Brazili , Argjentina , Japonia , Turqia ,  Izraeli,  Koreja e Jugut dhe vendet e tjera të fuqishme të botës në planin ekonomik , ushtarak dhe politik nuk e kanë arritur këtë zhvillim duke e promovuar kozmopolitizmin por janë mobilizuar në baza kombëtare , si nacionalistë që e duan dhe bëjnë çdo gjë për popullin e tyre por nuk kanë urrejtje ndaj popujve tjerë. Madje , edhe Republika e Kinës , si atdhe , mëmëdhe dhe epiqendër e internacionalizmit proletar, arritjet e mëdha i ka arritur duke promovuar dhe eksportuar nacionalizmin ekonomik kinez. Mos të flasim për Bashkimin Sovjetik dhe Serbinë që e promovuan nacionalizmin negativ duke okupuar dhe shtypur popuj tjerë e që përfunduan me tragjedi të mëdha. E tash i paska mbetur Shqipërisë dhe Edi Ramës ta mbrojë kozmopolitizmin , në dëm të qenies kombëtare dhe me çmim të diskreditojë të gjithë ata që ndjehen krenarë se janë shqiptarë sikur që ndjehen krenarë anglezët , amerikanët , japonezët , gjermanët , francezët , koreanët dhe të tjerët. Dhe kjo është krejtësisht normale , madje e shoh si jonormale të veprohet ndryshe. Edi Rama dhe korç ( dh )arët që i janë vënë si bisht i Edit po thonë se ardhja e Bregoviqit është promovim i artit dhe se Bregoviqi këngën e parë do ta këndojë në gjuhën shqipe duke e krijuar një alibi të rremë për nguljen e thikës në shpinë që ua bënë viktimave në Kosovë. Në fund të fundit edhe Nikolla Pashiq i ka ditur ca fjalë në gjuhën shqipe sikur edhe Jovan Cvijiq por të cilët shumë e kanë dëmtuar Shqipërinë dhe shqiptarët. Dushan Mugosha , Milladin Popoviq  , Tempo , Velimir Stojniq dhe serbë të tjerë e kanë folur bilbil gjuhën shqipe por se dëmi që ia kanë bërë shqiptarëve , Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë i pamatshëm , pasojat e së cilit i vuajmë edhe sot. Në Kosovë gjatë hetimeve për arrestime politike , hetuesit kanë qenë kryesisht shqiptarë që gjuhën shqipe e kanë patur gjuhë amtare por se torturat na i kanë bërë në gjuhën dhe mënyrën sllavo – serbe. Ali Shukriu ; Sinan Hasani , Fadil Hoxha , Azem Vllasi , Rrahman Morina , Sejdo Bajramoviq dhe shërbyes  tjerë besnikë të Jugosllavisë dhe Serbisë  , kanë folur shqip por kanë vepruar kundër shqipes dhe shqiptarëve. Një përkujtim i vogël për Edi Ramën. Në anën tjetër , Edi Rama thotë se të gjithë ata shqiptarë primitiv që janë kundër Goran Bregoviqit , janë sikur serbët që e kundërshtojnë Dua Lipën dhe Rita Orën . Çfarë manipulimi me të vërtetën e që nuk dallon aspak nga ligështia ! Edhe shqiptarët primitiv , edhe Dua Lipa sikur edhe Rita Ora janë viktima të gjenocidit fizik të mirëmbajtësve të Goran Bregoviqt e që ky , si artist me emër dhe mbiemër asnjëherë nuk e ka gjykuar këtë gjenocid . Realisht , mosgjykimi është përkrahje apo miratim . Pastaj , si mund, në rrethana normale dhe nga një person i përgjegjshëm dhe moral e që do të duhej të ishte Edi Rama të bëhet një krahasim arsyetues për krimet e Serbisë në Kosovë , Kroaci ( vendlindja e babait të Bregoviqit , në Bosnje  ( vendlindja e gruas së Bregoviqit ) dhe në Serbi ( vendlindja e nënës së Bregoviqit ) ?!  Çfarë barazpeshimi mund të vendoset midis vrasjes së 12,000 civilëve shqiptarë në Kosovë , dhunimit të dhjetëramijëra femrave shqiptare , shpërnguljes së dhunshme të mbi 1,000, 000 milionë shqiptarëve , shkatërrimi i më shumë se 150.000 shtëpi , objekte banesore dhe biznesi dhe dëme të tjera të pallogaritshme me një refuzim kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë ?! Thjesht , e pabesueshme ! Duket qartazi se Edi Rama nuk është mirë me shëndet e as emocionalisht . Shpërthimet e tij histerike ndaj atyre që e kundërshtojnë , fyerjet , nënçmimet dhe përjashtimet nuk janë pjesë e komunikimit normal të një politikani , më shumë hyjnë në fushën e patologjisë ! Edhe në variantin më të keq , edhe në situatat më jonormale të mundshme , Albin Kurti do të duhej të ishte shumë më i afërt për Edi Ramën se që do të ishte Aleksandar Vuçiq . Fatkeqësisht po ndodhë e kundërta sepse raporti i sotëm i Edi Ramës me Aleksandar Vuçiqin është sikur që ishte raporti i Enver Hoxhës me Milladin Popoviqin ! E pabesueshme por e vërtetë. Për fat të keq të Shqipërisë , Kosovës dhe të shqiptarëve ! A mund t’i ndihmohet dhe a ka shpresë për Edi Ramën ? ! Ka mundësi dhe ka shpresë , mjekësia ka përparuar shumë . Të shpresojmë pra se Edi Rama do të shërohet nga harresa e historisë dhe të mos sillet si kloun në pallatin presidencial të Aleksandar Vuçiqit.

Dridhje në Korçë dhe zhgënjim në Kosovë

Përkundër kundërshtimit të pjesës dërrmuese të shqiptarëve të Kosovës dhe jo vetëm të Kosovës dhe përkundër që askush nga komuniteti artistik nga Kosova nuk mori pjesë në këtë maskenball , Edi Rama e përligji praninë e Goran Bregoviqit në këtë festival të Birrës dhe të Hirrës morale dhe kombëtare , oligarkët dhe tajkunët e Shqipërisë e mbuluan financiarisht pushimin e Bregoviqit dhe shpurës së tij në Jalë , qëndrimin në Tiranë sikur edhe siguruan honorare të majme  . Kryebashkiaku i Korçës , Xani i Korçës e siguroi përkrahjen logjistike. I tërë Festivali ishtë përcaktuar dhe përshtatur për dimensionin e Goran Bregoviqit dhe , si përcjellës ishin disa këngëtarë nga Shqipëria , treshi “ Musketjerët “ dhe në fund i adhuruari i Edi Ramës , oligarkëve dhe kryeqerpiqit të Korçës si dhe i një mase të madhe që nuk dinin fare se kush ishte ky farë Bregoviqi dhe të cilët nuk e kuptonin asnjë fjalë por se dridheshin dhe përdridheshin sikur t’ua kishte futur një katodë elektrike në prapanicë ish sigurimi i shtetit. Hajde këta të moshës së re dhe të mesme që silleshin në këtë mënyrë por ç’bënin aty të moshuarit dhe të moshuarat që memzi qëndronin në këmbë apo fëmijët 4-5 vjeçarë ?! Korça e Themistokli Gërmenjit dhe Mihal Gramenos , Korça e Abaz Hajros  “ babait “  të serenatave korçare , Korça e princit të serenatës korçare Sotiraq Mite , Ilia Vinjaus , Mihallaq Andreas , Ridvan Shëllirës ,  Spanja Pipa e para serenatistekorçare , Vasilika Bimbli ,  Jorgjeta Lalazi , Eli Fara  , Ermira Babaliu nuk e kanë merituar këtë degradim artistik dhe kulturor të Edi Ramës dhe Goran Bregoviqit. Tomi Kondakçi , serenatist i talentuar u arrestua nga paraardhësit  biologjik dhe politike Edi Ramës dhe mbajti 8 vite burg. Nuk e kemi merituar as ne kosovarët që edhe lekët e fundit i lëmë në Shqipëri dhe Korçë kurse Goran Bregoviq vetëm ka marrë nga Shqipëria dhe Korça , pa i dhënë asgjë . Ne e duam Shqipërinë dhe Korçën por elita politike dhe intelektuale e Shqipërisë nuk na donë fare , na trajtojnë nga këndi racist dhe na përdorin si bankomat kur kanë nevojë për lekët tona. Para kosovarëve dhe Kosovës sillen sikur elefantë , para Serbisë dhe serbëve janë si pleshta miniaturialë .  Po pse ne t’ua japim lekët këngëtarëve nga Shqipëria që ia mbajtën zhagun  Bregoviqit ?! Pse të shkojmë në Korçë kur ne e duam shumë kursa ajo dhe ata e duan Bregoviqin dhe çdo serb që vjen apo kalon nëpër Shqipëri ! Po pse ta pijmë birrën Korça kur lekët tanë ia japin një antishqiptari  ? Pse ta respektojmë dhe nderojmë Edi Ramën kur ai e donë dhe e respekton vetëm  Aleksandar Vuçiqin . Në Shqipëri e kanë një problem të madh , patriotizmin dhe shqiptarinë e konsiderojnë si diçka anakronike , jashtë kohe dhe mbase edhe të dëmshëm. Unë i kam besuar dhe e kam përkrahur Edi Ramën për aq kohë sa mendjemadhësinë dhe arrogancën e kishte nën kontrollë . Për aq kohë sa mendoja , sa naiv jam , se ky do t’ia tregonte vendin dhe dhëmbët Aleksandar Vuçiqit dhe Serbisë . Se do ta përfaqësonte dhe mbronte Kosovën dhe të gjithë shqiptarët , kudo që jetonin . Pata besuar se bota shqiptare do të sillej rreth Edi Ramës , si strumbullar i mbrojtjes së shqiptarëve dhe nuk e kam menduar se Edi Rama do të sillet rreth Aleksandar Vuçiqit , si satelit i tij : Korça nuk do të i shoh sytë e mi e as praninë time dhe të familjes sime për një kohë kurse birra Korçën do ta trajtoj si Jagodinsko pivo të Serbisë ( birra e Jagodinës ) . Është bërë e tepërt , e neveritshme dhe e gërditshme që ne ta duam Ramën e Rama ta dojë Vuçiqin . Për fat të keq dhe për turp të Edi Ramës ! Apo , pasi e flasë gjuhën serbe shkëlqyeshëm , kur të shkoj në Shqipëri , në vend se të prezontohem si shqiptar i Kosovës , për të fituar respekt dhe mirësjellje , më mirë do të ishte të prezontohem në gjuhën serbe si Dragani nga Beogradi : Deri këtu kemi ardhur !

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 25 gusht 2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura