UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE INDIVIDUALE KRIMINALE!

UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE INDIVIDUALE KRIMINALE!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 24.12.2022

Faton Klinaku: “Gjykata Speciale po gjykon luftën tonë çlirimtare. Po e gjykon UÇK-në, duke e quajtur edhe si organizatë e përbashkët kriminale. Ata gjenden në Hagë sepse po gjykohet lufta jonë”. Gazeta BLIC, Prishtinë – më 24.12.2022.

Komenti im:

Gjykimi dhe dënimi për arrestimin, burgosjen, keqtrajtimin (në burgun e Kleçkës …), dhe në fund ekzekutimi dhe zhdukja e kufomës së Behajdin Allaqit (*) (në gjysmën e dytë të qershorit 1998) pa lënë gjurmë nuk mund të cilësohet si gjykim i luftës sonë çlirimtare, e aq më pak gjykim i UÇK-së, si organizatë e përbashkët kriminale! Akti i ekzekutimit dhe zhdukjes së kufomës së Behajdinit  ishte pa dyshim krim që kërkon gjykim e dënim pa hezitim!

———

(*) Behajdin Allaqi në fund të viteve ’80-të, ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Kombëtare bashkë me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë dhe jo vetëm.

Në vijim ju ftojë të lexoni:

Pas publikimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, më 24 qershor 2020!

UÇK-ja NUK MUND TË PËRDORET SI MBUROJË PËR AKTE TË PAPRANUESHME INDIVIDUALE, QË KANË NDODHUR GJATË DHE PAS LUFTËS NË KOSOVË! (VIDEO)

___________________

SHERADIN BERISHA: NË 57 VJETORIN E LINDJES – DUAM NJË VARR PËR ISH DREJTUESIN E LPRK-së, BEHAJDIN ALLAQI

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura