UKSHIN HOTI: SHQIPTARËT NË KONTEKST TË INTERESAVE AKTUALE STRATEGJIKE

Pashtriku.org, 15. 05. 2016 – Në vend të rezymesë: (Punim i lexuar në Simpoziumin shkencor “Shqiptarët e Maqedonisë” i menduar si rezyme për artikullin “Republika dhe lufta në kontekst të Europës”, Shkup, 22 Dhjetor 1991) – Punimi im i gjatë (60 faqe) që i dorëzohet organizuesit të këtij simpoziumi shkencor e mban titullin “Republika dhe lufta në kontekst të Evropës”. Ky i është dorëzuar për botim redaksisë së “Zërit” në Prishtinë, dhe ajo, hë për hë, nëse më vonë nuk do ta ndryshojë qëndrimin, është zotuar se do ta fillojë botimin e tij në vazhdime. Mirëpo përpara se të fillojë botimi i tij, me kërkesën time e kishte lexuar një grup shokësh, të cilët pastaj kishin dashur ta kritikonin, por nuk u ishte dukur e mundshme. Më në fund e kishin cilësuar si një tekst të dyshimtë dhe kishin kërkuar nga unë që t’u thoshja se ç’kisha menduar në të vërtetë? Në ndërkohë, pikërisht në ditën që duhej të vija këtu, disa aktivistë të Republikës kërkuan prej meje që të shkoja në fshatin Demjan të KK të Gjakovës, që gjendet në afërsi të kufirit me Shqipërinë, dhe të flisja në ceremonialin e varrimit të një ushtari të rënë në luftë në njërën nga fushëbetejat atuale në Jugosllavi. Edhe ata kërkonin që t’u thoja se ç’mendoja.
Punimi im “Republika dhe lufta…” qëllimisht nuk e përmbante rezymenë dhe qëllimisht ishin shtruar në të tema kontraverze. Në vend të përfundimeve shkencore isha shërbyer me përpunimin e ca dromcave aktuale të jetës sime të cilat mund të konsideroheshin si përfundime alegorike të punimit. Këtë e kisha bërë për shkak se tani një kohë të gjatë jetoja në mesin e fshatarëve (afro 7 vjet) dhe e hetoja se të gjithë së bashku kishim filluar të mërziteshim me një paralelizëm të jetës shpirtërore dhe politike, tjetër atje e tjetër këtu, ndër intelektualët. Kisha menduar se do të duhej t’i japim fund pritjes, por akoma nuk e kishim gjetur një rrugë adekuate për ta shkurtuar pritjen, por edhe për të arritur në cak. Meqenëse në punimet shkencore nga sfera e politikës reçetat e gatshme mund të jenë edhe bileta-udhëtimi për në katastrofë, e kisha konsideruar punë të mençur t’i heshtja. Mirëpo, meqë për njeriun që e pretendon marrjen me politikë, mungesa e tyre mund të ishte njësoj edhe card-blanche për vendnumërim, mendova se do të duhej thënë porosia aktuale e punimit që mund të operacionilazohej si politikë. Prandaj u thashë se ushtari ishte vrarë në luftë për të mbrojtur idenë mbi nevojën e ruajtjes së integritetit territorial të Jugosllavisë, për Republikën e Kosovës të barabartë në ndonjë Jugosllavi eventuale, që do t’i përfshinte edhe dy republikat perëndimore (Slloveninë dhe Kroacinë); për pavarësinë e Shqipërisë dhe për paqen në Ballkan.


– Ukshin Hoti –

Nuk isha shërbyer me klishenë e formuluar si “vrasje nga forcat serbo-çetnike” ose me ndonjë formulë tjetër të ngjashme, por nuk e përjashtoja asnjë. Kisha shtuar se e ardhmja mund të ndërtohej mbi kontinuitetin e asaj që është progresive e jo mbi bestialiteitin e krimit sepse krimi, përderisa e pjell vdekjen, nuk e pjell dot lindjen. Me këtë nuk i kisha ftuar të vdisnin por kishte mbetur mundësia e hapur për të luftuar kundër vdekjes si krim dhe kundër krimit si bestialitet. Kisha shtuar se populli shqiptar kishte qenë thellësisht i vetëdijshëm për pozitën e vet historike dhe për veten në mesin e të tjerëve. Me këtë kisha menduar se historikisht, që nga vetëdijësimi politik nacional, për shkak të pozitës gjeopolitike – në dyert e Otrantit, ishin ndodhur midis synimeve strategjike të dy grupacioneve të popujve: sllavëve, që e synonin Persinë si treg dhe Adriatikun si rrugë, dhe Italo-gjermanëve, që dikur e synonin të njëjtën gjë dhe të njëjtën rrugë. Ndonëse në ndërkohë kishin ngjarë ndryshime të mëdha që do të shihen më vonë, aktualisht akoma ishin të fuqishme botëkuptimet gjeopolitike mbi maksimalizimin e fuqisë së shteteve. Shqiptarët, në kohën moderne, në thelb kishin mbetur të ndarë për shkak të konfrontimit të interesave strategjike të këtyre dy grupacioneve të mëdha të popujve dhe perspektiva e bashkimit të tyre qëndronte tek zëvendësimi gradual i botëkuptimeve të tilla gjeopolitike me botëkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisë në mbështetje të përsosjes së resurseve të brendshme dhe të avancimeve teknologjike që do t’i zhvlerësonin botëkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer të territoreve të huaja dhe të pikave strategjike.
Në përputhje me këtë kisha menduar se tani ishte i mundur zhvillimi i një teorie unike, i një filozofie politike, e cila do t’i përfshinte edhe rrugët për sendërtimin e interesave strategjike të popullit shqiptar, të cilat do të buronin nga vetë qenia dhe pozita e tij në kohën e dhënë. Dikur, por edhe sot, konsenzusin rreth këtyre çështjeve e vështirësonte reflektimi i interesave të jashtme që artikulohej në mënyra të ndryshme, duke filluar nga paragjykimet e ndryshme e gjer te pamundësia që ato të diskutohen me arsye e jo me emocione. Pastaj ato gati gjithmonë ishin anticipuar duke filluar nga vetja.
Përcaktimi im për Republikën e barabartë sovrane të Kosovës; për statusin e bartësit të shtetësisë së sankcionuar me kushtetutë në Republikën e Maqedonisë, dhe për garancionet evropiane të të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Malit të Zi, pastaj për vënien e Republikës së Kosovës në funksion të bashkimit të kombit, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative në Evropë, mund të vihej në suaza të botëkuptimeve legaliste dhe të rrugëve të matura. E kisha besuar se kishte qenë edhe në interesin gjithëshqiptar angazhimi për ruajtjen e integritetit territorial të Jugosllavisë, pikërisht për shkak se mundësitë për instrumentalizimin e popujve të Ballkanit në funksion të interesave të jashtme kishin qenë dhe akoma janë bukur të mëdha. Akceptimi i kërkesave të sipërpërmendura, sidomos i Republikës së Kosovës, do ta mundësonte ndërtimin e raporteve të reja, të zhveshura, qoftë nga megallomania, qoftë nga pasiguria kolektive shpirtërore, sepse do të mbështeteshin tek vetja dhe jo tek të tjerët. Duke filluar nga këto bindje, kisha konsideruar se ushtari e kishte dhënë jetën e tij duke besuar në të njerëzishmen, e jo në atë që ishte bestiale. Ndërkaq, për sa i përkiste popullit shqiptar, ai gjatë historisë së vet të mundimshme nuk ishte pajtuar kurrë ndonjëherë me kurrfarë forme të tiranisë -as me hegjemoninë dhe as me fashizmin. Republika e Kosovës, por edhe shqiptarët në përgjithësi, as nuk mundnin dhe as që dëshironin t’i injoronin vlerat e gjakut të derdhur të bijëve të vet. Ajo do t’i nderonte dhe do t’u bënte homazhe kufomave të tyre në nivelin e dinjitetit që i takonte si Republikë. Pastaj, më në fund, kisha kërkuar që jeta e tij e njomë dhe e të tjerëve si ai, të konsiderohej si njëri nga gurthemelet e asaj të ndritshmes që ishte në lindje e sipër dhe që duhej të ndërtohej.
Zonja dhe zotërinj të nderuar, pjesëmarrës të simpoziumit!
Në punimin tim “Republika dhe lufta…” rezymenë e të cilit u përpoqa ta sintentizoj para jush, kisha konstatuar në mënyrë taksative:
1. se lufta, si e tillë, nuk është perspektivë e Evropës dhe se luftërat nuk zhvillohen për interesa ideologjike por për interesa vitale të zhvillimit. Për këtë shkak, ndonëse institucionet e demokracisë parlamentare do të duhej të ishin pengesë reale, ato nuk i përjashtojnë mundësitë e shpërthimit të luftërave lokale edhe pse mund t’i zvogëlojnë shanset e shndërrimit të tyre në luftë globale. Lufta nuk është perspektivë as për popullin shqiptar, por mundësitë për evitimin e saj nuk janë absolute;
2. se popujt e vegjël, në qoftë se nuk janë pjesë të grupacioneve më të mëdha të popujve, nuk e kanë mundësinë e lozjes së ndonjë roli më autonom e më të pavarur të luftës (siç bëjnë aktualisht serbët, por edhe kroatët). Populli shqiptar nuk bën pjesë në asnjë grupacion të popujve, dhe për këtë shkak përcaktimet politike shqiptare nuk mund të ngarkohen me interesa të jashtme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luftojnë as edhe për ato interesa që kanë karakter fundamental dhe që vlerësohen si progresive në kohën e dhënë;
3. se rrita e brendshme akoma mund të shkaktojë ekspanzionin e jashtëm. Konkretisht rasti i Gjermanisë mund të jetë ilustrativ. Megjithatë, tendenca që ndikimi ekonomik të përkthehet në kontroll politik, pavarësisht nga politika aktuale e ekipit Kohl-Gensher, realisht është në kundërshtim me tendencat aktuale të zëvendësimit të botëkuptimeve gjeopolitike me orientimet në rritën e brendshme. Kontrolli i urryer i territoreve të huaja nuk është edhe më tutje politikë e fuqive për maksimalizimin e fuqisë jo vetëm për shkak të sklerotizimit të institucioneve imperiale, por edhe për shkak të rritës së kostos për vazhdimin e një politike të tillë. Ndonëse avancimet shkencore dhe teknologjike nuk ishin objekt analize i këtij punimi (sepse tashmë janë shqyrtuar në punimin tim të lexuar në simpoziumin shkencor me temën «Shqiptarët dhe Evropa dje, sot dhe nesër» të mbajtur në Prishtinë më 6-9 qershor 1991) lirisht mund të shtohet se edhe ky fakt flet në dobi të përfundimit të sipërpërmendur;
4. Për këtë shkak është tërësisht reale të theksohet se ato do të reflektohen doemos edhe në botëkuptimet politike të popujve të vegjël (kushtimisht), duke i hapur rrugë realizimit të interesave të lidhura me zhvillimin e tyre. Prandaj, Republika e Kosovës në njërën anë, pastaj statusi i përmendur i bartësit të shtetësisë së shqiptarëve të sanksionuar me kushtetutë në Maqedoni, si dhe të drejtat e shqiptarëve të garantuara në Republikën e Malit të Zi; paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative në Evropë, do të duhej t’i krijonin kushtet e nevojshme për bashkimin e popullit shqiptar, veçse jo për inatin e të tjerëve, por për hir të vetevetes dhe të interesave të përbashkëta. Një gjë e tillë e presupozon harmonizimin e politikës së faktorëve të interesuar politikë dhe urojmë që kjo të shpejtohet.
Ju faleminderit!

Shkup, 22 dhjetor, 1991

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Pashtriku.org, 16. 05. 2015 – Në vend të rezymesë: (Punim i lexuar në Simpoziumin shkencor “Shqiptarët e Maqedonisë” i menduar si rezyme për artikullin “Republika dhe lufta në kontekst të Europës”, Shkup, 22 Dhjetor 1991) – Punimi im i gjatë (60 faqe) që i dorëzohet organizuesit të këtij simpoziumi shkencor e mban titullin “Republika dhe lufta në kontekst të Evropës”. Ky i është dorëzuar për botim redaksisë së “Zërit” në Prishtinë, dhe ajo, hë për hë, nëse më vonë nuk do ta ndryshojë qëndrimin, është zotuar se do ta fillojë botimin e tij në vazhdime. Mirëpo përpara se të fillojë botimi i tij, me kërkesën time e kishte lexuar një grup shokësh, të cilët pastaj kishin dashur ta kritikonin, por nuk u ishte dukur e mundshme. Më në fund e kishin cilësuar si një tekst të dyshimtë dhe kishin kërkuar nga unë që t’u thoshja se ç’kisha menduar në të vërtetë? Në ndërkohë, pikërisht në ditën që duhej të vija këtu, disa aktivistë të Republikës kërkuan prej meje që të shkoja në fshatin Demjan të KK të Gjakovës, që gjendet në afërsi të kufirit me Shqipërinë, dhe të flisja në ceremonialin e varrimit të një ushtari të rënë në luftë në njërën nga fushëbetejat atuale në Jugosllavi. Edhe ata kërkonin që t’u thoja se ç’mendoja.
Punimi im “Republika dhe lufta…” qëllimisht nuk e përmbante rezymenë dhe qëllimisht ishin shtruar në të tema kontraverze. Në vend të përfundimeve shkencore isha shërbyer me përpunimin e ca dromcave aktuale të jetës sime të cilat mund të konsideroheshin si përfundime alegorike të punimit. Këtë e kisha bërë për shkak se tani një kohë të gjatë jetoja në mesin e fshatarëve (afro 7 vjet) dhe e hetoja se të gjithë së bashku kishim filluar të mërziteshim me një paralelizëm të jetës shpirtërore dhe politike, tjetër atje e tjetër këtu, ndër intelektualët. Kisha menduar se do të duhej t’i japim fund pritjes, por akoma nuk e kishim gjetur një rrugë adekuate për ta shkurtuar pritjen, por edhe për të arritur në cak. Meqenëse në punimet shkencore nga sfera e politikës reçetat e gatshme mund të jenë edhe bileta-udhëtimi për në katastrofë, e kisha konsideruar punë të mençur t’i heshtja. Mirëpo, meqë për njeriun që e pretendon marrjen me politikë, mungesa e tyre mund të ishte njësoj edhe card-blanche për vendnumërim, mendova se do të duhej thënë porosia aktuale e punimit që mund të operacionilazohej si politikë. Prandaj u thashë se ushtari ishte vrarë në luftë për të mbrojtur idenë mbi nevojën e ruajtjes së integritetit territorial të Jugosllavisë, për Republikën e Kosovës të barabartë në ndonjë Jugosllavi eventuale, që do t’i përfshinte edhe dy republikat perëndimore (Slloveninë dhe Kroacinë); për pavarësinë e Shqipërisë dhe për paqen në Ballkan.

– Ukshin Hoti –

Nuk isha shërbyer me klishenë e formuluar si “vrasje nga forcat serbo-çetnike” ose me ndonjë formulë tjetër të ngjashme, por nuk e përjashtoja asnjë. Kisha shtuar se e ardhmja mund të ndërtohej mbi kontinuitetin e asaj që është progresive e jo mbi bestialiteitin e krimit sepse krimi, përderisa e pjell vdekjen, nuk e pjell dot lindjen. Me këtë nuk i kisha ftuar të vdisnin por kishte mbetur mundësia e hapur për të luftuar kundër vdekjes si krim dhe kundër krimit si bestialitet. Kisha shtuar se populli shqiptar kishte qenë thellësisht i vetëdijshëm për pozitën e vet historike dhe për veten në mesin e të tjerëve. Me këtë kisha menduar se historikisht, që nga vetëdijësimi politik nacional, për shkak të pozitës gjeopolitike – në dyert e Otrantit, ishin ndodhur midis synimeve strategjike të dy grupacioneve të popujve: sllavëve, që e synonin Persinë si treg dhe Adriatikun si rrugë, dhe Italo-gjermanëve, që dikur e synonin të njëjtën gjë dhe të njëjtën rrugë. Ndonëse në ndërkohë kishin ngjarë ndryshime të mëdha që do të shihen më vonë, aktualisht akoma ishin të fuqishme botëkuptimet gjeopolitike mbi maksimalizimin e fuqisë së shteteve. Shqiptarët, në kohën moderne, në thelb kishin mbetur të ndarë për shkak të konfrontimit të interesave strategjike të këtyre dy grupacioneve të mëdha të popujve dhe perspektiva e bashkimit të tyre qëndronte tek zëvendësimi gradual i botëkuptimeve të tilla gjeopolitike me botëkuptimet mbi maksimalizimin e fuqisë në mbështetje të përsosjes së resurseve të brendshme dhe të avancimeve teknologjike që do t’i zhvlerësonin botëkuptimet gjeopolitike mbi kontrollin e urryer të territoreve të huaja dhe të pikave strategjike.
Në përputhje me këtë kisha menduar se tani ishte i mundur zhvillimi i një teorie unike, i një filozofie politike, e cila do t’i përfshinte edhe rrugët për sendërtimin e interesave strategjike të popullit shqiptar, të cilat do të buronin nga vetë qenia dhe pozita e tij në kohën e dhënë. Dikur, por edhe sot, konsenzusin rreth këtyre çështjeve e vështirësonte reflektimi i interesave të jashtme që artikulohej në mënyra të ndryshme, duke filluar nga paragjykimet e ndryshme e gjer te pamundësia që ato të diskutohen me arsye e jo me emocione. Pastaj ato gati gjithmonë ishin anticipuar duke filluar nga vetja.
Përcaktimi im për Republikën e barabartë sovrane të Kosovës; për statusin e bartësit të shtetësisë së sankcionuar me kushtetutë në Republikën e Maqedonisë, dhe për garancionet evropiane të të drejtave të shqiptarëve në Republikën e Malit të Zi, pastaj për vënien e Republikës së Kosovës në funksion të bashkimit të kombit, paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative në Evropë, mund të vihej në suaza të botëkuptimeve legaliste dhe të rrugëve të matura. E kisha besuar se kishte qenë edhe në interesin gjithëshqiptar angazhimi për ruajtjen e integritetit territorial të Jugosllavisë, pikërisht për shkak se mundësitë për instrumentalizimin e popujve të Ballkanit në funksion të interesave të jashtme kishin qenë dhe akoma janë bukur të mëdha. Akceptimi i kërkesave të sipërpërmendura, sidomos i Republikës së Kosovës, do ta mundësonte ndërtimin e raporteve të reja, të zhveshura, qoftë nga megallomania, qoftë nga pasiguria kolektive shpirtërore, sepse do të mbështeteshin tek vetja dhe jo tek të tjerët. Duke filluar nga këto bindje, kisha konsideruar se ushtari e kishte dhënë jetën e tij duke besuar në të njerëzishmen, e jo në atë që ishte bestiale. Ndërkaq, për sa i përkiste popullit shqiptar, ai gjatë historisë së vet të mundimshme nuk ishte pajtuar kurrë ndonjëherë me kurrfarë forme të tiranisë -as me hegjemoninë dhe as me fashizmin. Republika e Kosovës, por edhe shqiptarët në përgjithësi, as nuk mundnin dhe as që dëshironin t’i injoronin vlerat e gjakut të derdhur të bijëve të vet. Ajo do t’i nderonte dhe do t’u bënte homazhe kufomave të tyre në nivelin e dinjitetit që i takonte si Republikë. Pastaj, më në fund, kisha kërkuar që jeta e tij e njomë dhe e të tjerëve si ai, të konsiderohej si njëri nga gurthemelet e asaj të ndritshmes që ishte në lindje e sipër dhe që duhej të ndërtohej.
Zonja dhe zotërinj të nderuar, pjesëmarrës të simpoziumit!
Në punimin tim “Republika dhe lufta…” rezymenë e të cilit u përpoqa ta sintentizoj para jush, kisha konstatuar në mënyrë taksative:
1. se lufta, si e tillë, nuk është perspektivë e Evropës dhe se luftërat nuk zhvillohen për interesa ideologjike por për interesa vitale të zhvillimit. Për këtë shkak, ndonëse institucionet e demokracisë parlamentare do të duhej të ishin pengesë reale, ato nuk i përjashtojnë mundësitë e shpërthimit të luftërave lokale edhe pse mund t’i zvogëlojnë shanset e shndërrimit të tyre në luftë globale. Lufta nuk është perspektivë as për popullin shqiptar, por mundësitë për evitimin e saj nuk janë absolute;
2. se popujt e vegjël, në qoftë se nuk janë pjesë të grupacioneve më të mëdha të popujve, nuk e kanë mundësinë e lozjes së ndonjë roli më autonom e më të pavarur të luftës (siç bëjnë aktualisht serbët, por edhe kroatët). Populli shqiptar nuk bën pjesë në asnjë grupacion të popujve, dhe për këtë shkak përcaktimet politike shqiptare nuk mund të ngarkohen me interesa të jashtme, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luftojnë as edhe për ato interesa që kanë karakter fundamental dhe që vlerësohen si progresive në kohën e dhënë;
3. se rrita e brendshme akoma mund të shkaktojë ekspanzionin e jashtëm. Konkretisht rasti i Gjermanisë mund të jetë ilustrativ. Megjithatë, tendenca që ndikimi ekonomik të përkthehet në kontroll politik, pavarësisht nga politika aktuale e ekipit Kohl-Gensher, realisht është në kundërshtim me tendencat aktuale të zëvendësimit të botëkuptimeve gjeopolitike me orientimet në rritën e brendshme. Kontrolli i urryer i territoreve të huaja nuk është edhe më tutje politikë e fuqive për maksimalizimin e fuqisë jo vetëm për shkak të sklerotizimit të institucioneve imperiale, por edhe për shkak të rritës së kostos për vazhdimin e një politike të tillë. Ndonëse avancimet shkencore dhe teknologjike nuk ishin objekt analize i këtij punimi (sepse tashmë janë shqyrtuar në punimin tim të lexuar në simpoziumin shkencor me temën «Shqiptarët dhe Evropa dje, sot dhe nesër» të mbajtur në Prishtinë më 6-9 qershor 1991) lirisht mund të shtohet se edhe ky fakt flet në dobi të përfundimit të sipërpërmendur;
4. Për këtë shkak është tërësisht reale të theksohet se ato do të reflektohen doemos edhe në botëkuptimet politike të popujve të vegjël (kushtimisht), duke i hapur rrugë realizimit të interesave të lidhura me zhvillimin e tyre. Prandaj, Republika e Kosovës në njërën anë, pastaj statusi i përmendur i bartësit të shtetësisë së shqiptarëve të sanksionuar me kushtetutë në Maqedoni, si dhe të drejtat e shqiptarëve të garantuara në Republikën e Malit të Zi; paralelisht me zhvillimin e proceseve integrative në Evropë, do të duhej t’i krijonin kushtet e nevojshme për bashkimin e popullit shqiptar, veçse jo për inatin e të tjerëve, por për hir të vetevetes dhe të interesave të përbashkëta. Një gjë e tillë e presupozon harmonizimin e politikës së faktorëve të interesuar politikë dhe urojmë që kjo të shpejtohet.
Ju faleminderit!

Shkup, 22 dhjetor, 1991

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura