PROF.FAZLI VELIU: SEJDI GEGA – VEPRIMTARI DHE KRONISTI I LËVIZJES SONË

Luzern (CH), 22 shkurt 2019:
HYRJE
Veprimtari dhe kronisti i Lëvizjes sonë

Njëri nga veprimtarët e përkushtuar jetësisht për çështjen tonë, i cili si hyri në mesin e të betuarve për liri, duke dhënë shembullin e vetëmohimit e betimit, na afron natyrshëm, qetë dhe me modesti shenimet e bëra në kohën e ngjarjeve të mëdha të Kosovës martire, mbrenda dhe jashtë vendit, që shkojnë përshtatur me rrethanat, pa dëmtuar trungun, rrënjët, degët e Lëvizjes Kombëtare
Një vepër, që Ai na e ofron, është propozuar nga ish anëtarët e kryesisë së LPK-së, tani të mbijetuar, por e pa kryer deri më tani dhe lejohet po nga këta ta realizojë, i besueshmi i tyre, në veprimtari në procese administrative, në takime me përsonalitetet shqiptare, verifikim të proqeseve disciplinore e tjerë, Sejdi Gega. Një detyrë e rëndë, e pa mbajtur mbi supët e një të riu, mërgimtar i paqetësuar.
E pamundura i kapërcen edhe kufinjët e pamundësisë.
Si duket, autori i librit dhe ngjarjeve, këtë të pamundur, e shtron, për t’i dhënë dritën – Lavdisë, nderimin bashkluftëtarëve të rënë si: Metush Krasniqi, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Zija Shemsiu, Afrim Zhitia e Fahri Vazliu, Fadil Vata, Xhemajli Berisha, Hasan Ramadani, Tahir Meha, Aziz Kelmendi, Naser Veliu, Nuri Zeka, Enver Hadri, Tahir Berisha, Adrian Krasniqi, Ilir Konushevci, Agim Bajrami, Agim Ramadani, Beqir Limani, Skënder Çeku, Ismet Jashari, Mujedin Aliu, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Shaban, Adem, Hamëz Jashari, Luan, Shkëlzen Haradinaj, Fehmi e Xhevë Lladrovci, Ahmet Haxhiu, Abedin Rexha, Ilaz Kodra, Xhemajl Fetahu, Xhavit Bajraktari e Fetah Gega dhe të gjithë të rënët nën tri Emblemat e UÇK-së.

Të pazëvendsueshmit, në jetë, Ai dëshiron t’i përfshijë në thellësi të shpirtit – në faqet e ndritura të historisë sonë të njomura me gjakun e dëshmorëve të Atdheut. Secili që shkruan për Ata, Ato, sikur kryen një detyrë që kanë dashur të kryejnë të gjithë, të rënët dhe të gjallët: mesazhet për familjet, popullit, Atdheut!
Pra, kujtesa dhe nderimi ta mundi mungesën e Tyre, aty ku kanë lindur, jetuar, vepruar, luftuar…
Autori u rrit me gjeneratën e përshkushtimit për Liri, me idealet atdhetare, me vendimet e Lëvizjes për kundërvënie, me thirrjet e kësaj për të ndihmuar fondin “Vendlindja thërret”, “Zëri i Atdheut”, “Liria Kombëtare”, si dhe me të vendosurit për: Liri a vdekje, themeluan UÇK-në, UÇ(Kombëtare), UÇPMB-në, për të pas legjimitet dhe mbështetje ndërkombëtare.
Ishte në mesin e të burgosurve dhe protestuesve, në mesin e profesorëve dhe nxënësve, punëtorëve dhe studentëve. U detyrua që të mërgojë jo për t’iu larguar vendit por për tu kthyer më i fort, në të gjitha pikpamjet: kundërvenie, luftë për Liri, Pavarësi, i vetëdishëm se të gjitha këto, përballë Serbisë, ishin të vështira, me pasoja, por të mundshme, kur mbi të gjitha qëndron guximi dhe atdhedashuria. Prandaj së bashku me shokët e idealit, atëherë, më vonë, tani, ecën, viziton, përqafon, inkurajon, të gjithë ata që kanë qenë me Ata që janë përjetësuar, me ata që janë në vazhdën e realizimit të programit Kombëtar.
Rishikimi i thellë, me sytë e përlotshëm dëshmon për një dhembje e kujtim pafund, për njerëzit e sakrificës së papërshkrauar: rënia e Luan Haradinajt: kur dëgjon, largohet nga shokët, ofshan dhe kërkon sqarim pa ndarprerë; po ashtu ndodh me rënien e Ilir Konushevcit; ndërsa për rënien e kusheririt as nuk flet, as nuk largohet, por kërkon detyra konkrete që të vazhdojë luftën…Kjo veti e ka bërë atë të dallushëm në udhëheqje dhe në bazë, në fshat, qytet e mërgim. Prandaj, kudo që ndodhet, e shoqërojnë ata që ai i nderon, udhëton, udhëzon, ofron kushte veprimi e rrugdaljeje. Këtë herë përshkruesi i aftësive të rralla për Atdhe, Komb e Flamur, ndodhet përballë një detyre të rëndë, delikate, me përgjegjësi: të shkruaj për rolin e LPK-së për përgatitjen dhe nisjen e bijve dhe bijave në frontin e luftës, ku, ose mbijetohet (burrërisht), ose luftohet heroikisht deri në përjetësi.
Kronoligjia e ngjarjeve
Shënimet kanë ecurin sikurse Lëvizja dhe Ushtria. Nuk paraqiten të fryera, as të shkëputura nga realiteti i hidhur, apo i lumtur (në beteja). Shtypi i kohës, është i tillë, siç ishte, kundërthanës (përveç Zërit të Kosovës dhe komunikatave të LPK’së-UÇK’së).
Në konsulltimet që i kemi bërë për heqjen e disa figurave të nxira të kohës, sikur nuk është pajtuar plotësisht, mbasi detyra e kronistit është të shkruhet sakt, ndërsa e kritikëve, bazuar në gjykimet dhe dëshmitë. Pas shënimeve të detajuara, vulosura, nënshkruara, ka shtuar edhe ndonjë mendim, për të cilin, nga ne, kërkon miratimin, qortimin, ose heqjen. Kurrsesi, i themi, por shtoje edhe një sqarim përmes aneksit! Shoqërues i të gjithë anëtarëve të Lëvizjes, nga Baca Adem (Demaçi), Ahmet Haxhiu, Ukshin Hoti, Fazli Veliu, Ali Ahmeti, Emrush Xhemajli, Gafurr Elshani, Hasan Ukëhaxhaj, Rexhë Ibërdemaj, Muhamet e Ibrahim Kelmendi, Bardhyl Llagami, Bedri Islami, Shaban Sinani,… deri të ma të rinjtë, ka tërhequr vëmendjen e tyre, si për angazhimin, veprimin, ashtu dhe për sjelljen modeste e diciplinë absolute. I njeh të gjithë, e njohin poashtu, të gjithë. Jo vetëm vendorët, edhe mergimtarët. Ushtroi punë të rënda fizike për të qenë i pavarur, ky, familja, dhe njerëzit e mirë të kombit tonë në Dardani, Iliri, Arbëri, Shqipëri.
Papajtueshmërinë me kundërshtarët dhe pacifistët, e ka shfaqur me maturi, për të lënë një shteg vetëdijësimi (si dhe afrimi të njerëzve të tyre të mirë – bij e bija).

Tani, që të gjitha gjërat kanë dalur në shesh, të pabindurit i len anash (edhe të Lëvizjes), të bindurit-i afron.
Mospajtimet në kohën e vendimeve të mëdha, konferenca e Rambujesë, çarmatosja e UÇK-së, të cilat, si LPK ashtu dhe Adem Demaçi i shfaqën hapur të dyshimta, tani, përsëri ai, sikur ne ua len analistëve, gjeneratave që t’i verifikojnë, analizojnë, pohojnë ose mohojnë. Ndërsa të tjerat, që i takuan dhe përkasin vetëm Këshillit të Përgjithshëm të LPK-së, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, siç janë vendimet, për themelimin edhe emblemat e UÇK-së, nismën, vazhdimin, strategjinë e tyre, i len hapur.
Kthesa të mëdha të popullit të Kosovës, të viseve shqiptare, nën sllavët e jugut (1912-2001), i shtron, por nuk i komenton, mbasi këto u takojnë udhëheqësve të mbijetuar të LPK-së dhe UÇK-së, që t’i nxerrin në dritë, në kohën e duhur.
Pjekuria e anëtarëve të Lëvizjes dhe trimëria e luftëtarëve të UÇK-së kanë mundur të gjitha institucionet, akademitë, ushtritë kundërshtare në kohën e epokës së LPK-së, Emblemës së UÇK-së.
Fazi Veliu, Luzern-CH, Nëntor 2018
_______________
Parathënia e librit: “LPK NË VAZHDËN E PËRPJEKJEVE PËR BASHKIM, THEMELUESE E UÇK-së”, të autorëve Sejdi Gega ‘ Fazli Veliu.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura