VATRA: STOP VANDALËVE SERBË NË KOSOVËN LINDORE

 Gjilan, 10. 07. 2012 – (Reagim i Shoqatës së të Shpërngulurve nga Kosova Lindore “Vatra”) – Javën e kaluar, një grup kriminelësh serb, thyen disa shtëpi shqiptare në fshatin Novoselë të Komunës së Bujanocit. Ata demoluan shtëpitë e shqiptarëve, përkatësisht shtëpinë e Mefail Ramadanit, Hevzi Ramadanit, Shaqir Ibrahimit dhe Lazim Ramadanit. Kjo ngjarje vandale ndodhi në sytë e xhandarëve serbë të cilët me numër të madh janë të stacionuar në këtë zonë.
Këta vandal serb ishin të organizuar nga vet shteti serb me të vetmin qëllim që edhe ata pak banorë shqiptarë që janë kthyer të jetojnë atje t’i frikësojnë në mënyrë që të detyrohen të largohen nga vatrat e veta. Pra, ato pak familje të cilat edhe ashtu me kushte të vështira jetese në të gjitha fushat e jetës, këto ditë u përballën me frikën, thyerjen e shtëpive dhe dilemën se si të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje në shtëpitë tyre. Edhe pse këto vende janë të mbushura me xhandarë e ushtarë serbë ( që ata thonë se jemi për shkak të sigurisë), shqiptarët këtu fare nuk kanë siguri. Këtë e dëshmon ky demolim i shtëpive e aktorët nuk janë kapur nga ata.
Këto dëshmi të mësipërme, nuk janë vetëm fjalë, siç jemi mësuar të dëgjojmë e të vërtetojmë fakte të montuara për shqiptarët nga pushteti serb, por ky (demolim i shtëpive) dëshmohet me fotografi nga vendi ngjarjes.

Vandalizmi i bandave serbe në shtëpitë e shqiptarëve.

Këto foto janë bërë nga aktivistët e “Vatrës”, të cilët vizituan shtëpitë e dëmtuara.

……………………………………………….

Këtë akt vandal, shoqata “Vatra’ e dënon ashpër, njëherit i bëjmë thirrje pushtetit “demokratik”, (nëse ka demokraci) serb, t’i ndalë këto vandalizma, të ndalë politikën e spastrimit etnik të Kosovës Lindore, të cilin spastrim e ka filluar në masë të madhe në vitin 1999 e po vazhdon deri në ditët e sotme. Pra, edhe kjo formë e presionit, duke demoluar shtëpitë shqiptare, pushteti serb po i detyron të largohen edhe ato pak shtëpi në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, duke e kthyer këtë rajon shqiptar në zonë tërësisht ushtarake serbe.
Këto metoda jonjerëzore na i kujtojnë skenat trishtuese jo të largëta të Kosovës, ku pushteti serb i Millosheviqit, atëherë dërgonte dhe lejonte grupet kriminale të Arkanit, Legias e Sheshelit, të torturonte shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë e veta. Ky pushtet po vepron si ai i Sirisë, si Bashar ala Asadi me Fantzamat vdekjeprurëse.
I bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar, që t’i bëjë presion dhe të vendos sanksione në të gjitha fushat pushtetit serb, në mënyrë që të ndalë këto veprime antinjerëzore, anticivilizuese, antidemokratike, sa nuk është bërë vonë.
Sejdulla Kadriu-Kryetar

……………………………………………………..

SHIKONI DOKUMENTARIN: MOLLA E KUQE…

……………………………..

……………………………………..

……………………………….

………………………………..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura