Vaxhid Sejdiu: Adem Jasharit!

Cyrih, 23 shtator 2020:

 

 

 

 

 

 

Adem Jasharit!

Çdo rrugë që marr
Emrin tënd e mbaj në gojë
Se kështu e kam më lehtë, ta bëj rrugën me njerëzit e mirë!

 

Sa herë që shkoj në Kosovë
Fotografinë tënde e mbaj me vete,
Sepse armiqtë i kam më larg, larg e më larg.

 

Sa herë që shkoj në Kosovë,
fotografinë tënde e kam me vete,
Sepse sahanlëpirësit, mercenarët, antishqiptarët nuk më afrohen dot.

 

Sa herë që hy në Prizren,
Ju shoh gju më gju me Abdyl Frashërin,
Duke kuvenduar për Atdheun, për Flamurin, për Shqipërinë.

 

Sa herë që shkoj në Vlorë,
Ju shoh bashkë me bacë Ismailin
dhe me bacën Isë,
duke kuvenduar “Si ta bëjmë Shqipërinë”,

 

Sa herë që hy në Prishtinë,
Të shoh krah për kah me Hasan Prishtinën,
Duke qarë hallet e Atdheut.

 

Sa herë që dal në Drenicë,
Të shoh me djemtë e UÇK-së,
Me Ilaz Kodrën, Fehmi Lladrovcin e Ismet Jasharin
Atdheut i bëni dritë.

 

Sa herë që hy në Prekaz,
Dielli lëshon rrezet e arta
Mbi tokën arbërore
Sepse ky vend ka nevojë për ngrohtësi
për rrezet e diellit njerëzor.

 

Çdo rrugë që marr
Emrin tënd e mbaj në gojë
Sepse kështu e kam më lehtë, ta bëj rrugën me njerëzit e mirë!

 

Cyrih, 12 Shtator 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura