DEPUTIM I SUKSESSHËM I IMERIT NË KOMBËTAREN E ZVICRËS

DEPUTIM I SUKSESSHËM I IMERIT NË KOMBËTAREN E ZVICRËS

Nga Arif Ejupi, Gjenevë 18 Nëntor 2021

Në ndeshjen e mbrëmshme Itali-Zvicër 1:1,të zhvilluar në stadiumin“Olimpico di Roma”të Romës,e vlershme për Botërorin“Katar 2022,”përveç Xherdan Shaqirit,të aktivizuar në pjesën e dytë kanë qenë edhe futbollistët Kastriot Imeri dhe Andi Zeqiri,me origjinë nga Peja,gjegjësisht Ferizaj,i Republikës së Kosovës.

Imeri mesfushor i FC”Servette”të Gjenevës,që është edhe kapiten në shpresat U-21,të Zvicrës,në ekipin e parë të helvetikëve kundër Italisë,është aktivizuar në minutën e 69 të lojës,duke e zëvendësuar sulmuesin Renato Steteffen.

Kurse kah fundi i lojës selektori i Zvicrës,Murat Yakin,i ka dhënë shansin edhe Andi Zeqirit,qendërsulmues tek FC.”Augsburg”i Gjermanisë.

Zeqiri po të ishte pak më i kujdesshëm fare lehtë ka mundur të shënoj për Zvicrën,në minutat shtesë të lojës.

Mirëpo,gjuajtjen e tij të plogët e ka devijuar jashtë vijës fundore të fushës,Leonardo Bonucci,mbrojtës i azurëve.

Në anën tjetër Yann Sommer,portier i helvetikëve edhe sonte ka bërë ndalje të shkëlqyera të topit,duke dëshmuar se vërtetë është njëri nga portierët më të mirë në Evropë.

Zvicra ka kaluar në avantazh 1 me 0,që në minutën e 11 të pjesës së parë të lojës. Gjuajtja tejet e fortë dhe precize e Silvan Widmer,e ka zënë të shtangur portierin italian Donnarumma.

Mirëpo,gëzimi i zviceraneve është shuar në minutën e 36,kur nga një rrëmujë e krijuar para portës së Sommer,ka shënuar Giovanni Di Lorenzo,duke barazuar shifrat në 1 me 1.

Lojtari më fatkeq i kësaj mbrëmje sportive ishte mesfushori italian Jorge Luiz Frullo-Fino,i njohur me shkurtesën Jorgniho.

Ai penalltinë e akorduar nga gjyqtari kryesor i këtij takimi M.Taylor,në minutën e 90,në favor të italianëve e ka huqur,duke e çuar topin lartë mbi transversalen e portierit zviceran Sommer.

Pas përfundimit të kësaj ndeshjes Pierre Poullier,gazetar sporti në”Radio Televizion Suisse”kanal i Zvicrës,frëngjishtfolëse ka marrë edhe mendimin e Imerit,përkitazi me këtë takim,me raste të shumta shënimi për të dyja palët.

Imeri,është shprehur mjaft i kënaqur që ka qenë pjesë e kombëtares së Zvicrës,në futboll.

Sipas tij skuadra zvicerane edhe pse me shumë mungesa në formacion bëri lojë të shkëlqyeshme.

Për çfarë ngjashëm mendon edhe tifozëria e shumtë e kuq e bardhëve gjithandej Zvicrës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura