VENDOSET TABELA ‘REPUBLIKA E KOSOVËS’ – NË PIKËN KUFITARE KU DUHET TË JETË KUFIRI ME MALIN E ZI

Pashtriku.org, 27. 06. 2016; Sot deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! vendosën tabelën e shtetit të Kosovës në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi. “Historia jonë kombëtare njeh disa raste kur politikanë të caktuar, për interesa personale, u kanë shitur shteteve fqinje pjesë të territorit tonë. Përkundër përpjekjes së Hashim Thaçit dhe qeverisë së Isa Mustafës për t’ia shitur Malit të Zi edhe mbi 8000 hektarë të Kosovës, ne nuk do të lejojmë që kjo histori të na përsëritet.” – ka thënë lideri i VV’së Albin Kurti, pas vendosjes së tabelës. Albini para gazetarëve ka deklaruar se: “Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës.” Andaj thotë ai: “I bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që të mos e provokojë situatën më tutje duke e sjellë në Kuvend atë marrëveshje tradhtie.” /sh.b/

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura