VLADIMIR MUҪA: MOIKOM ZEQO – HULUMTIME DHE ZBULIME MIGJENIANE

Dyrrah, 26. 05. 2014 – Essenë shembullore të Dr. Moikom Zeqos “Përsiatje Migjeniane” (Pashtriku.org, datë 24.5.2014) e lexova me një vëmendje shumë të madhe. Moikomi në shtjellimin e konceptualiteteve migjeniane shton dhe shumëfishon gradentin e një interesimi maksimal. Me këtë esse përftohet në formë tepër ekstrakte konceptualiteti migjenian në aranzhim të plotë me dukuritë filo-estetike të kohës që ai jetoi dhe që krijoi, por për nga vlerat që përçojnë janë të pakohë (për të gjitha kohërat).

(Lexoni – Dr. Moikom Zeqos “Përsiatje Migjeniane”, Pashtriku.org, datë 24.5.2014: https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=2809)
Si gjithmonë konciz, tepër analitik dijetari dhe migjenologu i shquar shqiptar Moikom Zeqo është tejet mbushamendës në atë që analizon. Çfarë konceptesh të përtejkohës që jetoi Migjeni ynë, gjer në atë vetëbesim, sa që të ironizojë dhe filo-psikoanalistët më të mëdhenj të kohës me ekzistencializmin e vet. Një kështjellë letrare kafkiane që e sjell jo të boshtë, por të mbushur dendurisht me mistere dhe qenie aq misterioze e të frikshme, krijuar nga vetë njeriu, duke bërë çmitizimin e vetë zotave, si dhe mbinjeriut të hyjnizuar jashtë historisë së vërtetë njerëzore.


 Këtë e perifrazon, e qartëson dhe e shpall Moikomi si një demiurg i përkorë migjenian.
Askush nuk e ka konceptuar edhe artikuluar më mirë sa Migjeni ynë ekzistencialitetin, kontradiktat, paradokset e tmerrshme të botës dhe të mjerimit dhe të padrejtësive.
Ndaj unë jam plotësisht me Moikomin që thotë mbi Migjenin, se është shkrimtari pa parardhës dhe pa pasardhës gjer më sot në letrat shqipe, shpesh i injoruar dhe më se shumti i pakuptuar, për shkak të niveleve mediokre të leximit të teksteve të jashtëzakonshme migjenieane.
E falenderoj autorin e essesë “Përsiatje Migjeniane” për kënaqësinë që më dha leximi i tensionuar dhe i thellë i saj si dhe për horizontet hapëse – konceptuale mbi migjenizimin si një dukuri fondamente të letërsisë moderne dhe të madhe shqipe, për zenitin më të ndritur dhe të emancipuar të saj.

********************************************


…………………………………………….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

SPORTI …

Bislim Aliu, ishte njëri nga sportistët dhe intelektualët më të suksesshëm të Llapit Bislim Aliu Aliu i përket…