XHAFER DURMISHI – SKENDERI: VAJTIMI PËR ZOTSHPILLAKUN! (6)

Pashtriku, 28 Korrik 2019:
22.Nuk më mbetet tjetër pos të ulërit
Ibrahim Kelmendi: “– Nuk më paske kuptuar, – reagoi Jusufi pa pritur nëse Mirani do të vazhdonte të fliste,– kur të thashë se më zure shah–mat.
– Edhe mundet, por gjithsesi nuk të kam keqkuptuar.
– (Jusufi – shën i Xh. D.) Atëherë po të sqaroj, unë nuk i dua komunistët, për të mos thënë jam kundërkomunist…” (Atentatet, faqe 150)

Jusuf Gërvalla: “Ju porosis të shikoni ndonjë shok me bibliotekë të pasur dhe të merrni prej tij e ta lexoni librin e V. I. Leninit: “Ç’të bëjmë?”. E gjeni në vëllimin 5 të kompletit të veprave të Leninit, nga faqja 401 deri në fund. Unë besoj se do ta gjeni, po të përpiqeni. Kurse leximi i kësaj vepre është i domosdoshëm.” (Letër Nuhi Sylejmanit, janar 1981; Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 28)
Jusuf Gërvalla: “Aq më parë është e rëndësishme ta sheshojmë mënyrën e punës së “Frontit…”, sepse është në kundërshtim të rreptë me veprimtarinë revolucionare marksiste – leniniste, pa marrë parasysh që vetë ka si pikënisje idenë marksiste – leniniste. Por, vetëm formalisht…” ((Letër Nuhi Sylejmanit, janar 1981; Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 30)
Ibrahim Kelmendi: ”Nëse është letër autentike, dërguar Nuhi Sylejmanit, nuk më mbetet tjetër pos të ulërit: Dyfytyrësi!” (Gjurmë dhe fërkem, libër i shpërnarë përmes internetit në shtator 2016).
Në verzionin e botimit të vitit 2019 ulërima është zëvendësuar me bërtitje.
Ibrahim Kelmendi: ”Nëse është letër autentike, dërguar Nuhi Sylejmanit, nuk më mbetet tjetër pos të bërtas: Dyfytyrësi!” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019).
Jusuf Gërvalla: “Përshëndetje shqiptare e komuniste, „Lajmëtari“” (Letër Nuhi Sylejmanit, pas 11 marsit 1981; Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, faqe 36)

Ibrahim Kelmendi

23.Nuk më mbetet tjetër pos të mallkoj

Ibrahim Kelmendi: ”Gjithsesi, do të bëj përpjekje për verifikim, duke provuar nëse ka ekspert që analizojnë dhe identifikojnë tekste në bazë të stileve; duke u përpjekur të gjenden shënimet e bëra nga diplomatët në Vjenë dhe krahasimi me to e mënyra të tjera. Po rezultoi se ka dezinformuar Jusufi s’më mbetet veçse t’ia adresoj mallkimin për shpifës. E para, mbetet të përfushen falsifikuesit e “raportit”.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Jusuf Gërvalla: “Shokët e Vjenës e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thash se është një njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpie ime, ky m’u përgjegj fjalë për fjalë kështu: “Ia paske frikën, prandaj s’e përzen si qenin!” (Raport Komitetit të Degës së LNÇKVSH “Hasan Prishtina” në Turqi, 31 korrik 1981)
Ibrahim Kelmendi: ”Miku ynë i përbashkët, Faridin Tafallari, ta publikonte i pari në librin e tij, meqë Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit që ta ruante.” (Letër publike Suzana Gërvallës, 21 tetor 2017)

24.Të jam mirënjohës deri përtej Dielli

Ibrahim Kelmendi: ”Edhe letrën që ma ka shkruar Jusufi dy ditë para vrasjes, “tra¬shëgimtari” Durmishi do me çdo kusht ta zhvlerësojë. Janë shpifje ordi¬nere që i sajonin qysh atëherë zagarët që i vinin vërdallë Jusufit me dezin¬formime e shpifje të kësaj natyre, e njëri nga ata ishte edhe Xhafer Durmishi.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Ibrahim Kelmendi: ”Po të ishte në dorën time, asnjëherë nuk do t’i publikoja letrat e raportimet që Jusufi ia ka dërguar Sabri Novosellës në Turqi.” (FaceBook tetor 2017)
I. Kelmendi: “– Të falënderoj që po ma jep, pasi kjo është vërtet pasuri jotja. Njëherit të falënderoj për besimin që po tregon, sado që nuk pate nevojë të më këshillosh që të mos ia jap askujt. Kurse midis jush nuk kam si hyj, sepse gjatë këtyre më shumë se dy viteve keni qenë shokë aq të ngushtë, sa nuk mund të hynte askush midis jush. Jusufi i madh nuk ka pasur gjatë kësaj kohe shok e bashkëveprimtar më të afërt se ty. (Atentatet, f.347)
Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)
Ibrahim Kelmendi: ”Të jam shumë mirënjohës që nuk e pate zhduk atë letër! E pate mundësinë. Jusufi e kishte dërguar si letër rekomandë (të mos ndodhte ta humbisnin postjerët). Pak ditë pas tragjedisë, meqë nuk kam qenë në Bochum, – siç ndodh rëndom me letra rekomandë, – ajo letër është kthye në adresën Tuaj. Atë ditë kur e pranove nga postieri, ju gëzove dhe pate mirësinë të më luteshe për leje që ta hapje e ta lexoje. Po e potencoj edhe njëherë: ke pas mundësinë ta zhdukje, që të mos e kishte mundësinë as Miku ynë i përbashkët, Faridin Tafallari, ta publikonte i pari në librin e tij, meqë Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit që ta ruante. Fatmirësisht ishe e mirësjellshme dhe prandaj nuk e pate zhdukur. Të jam mirënjohës deri përtej Dielli, meqë nuk ka asnjë dëshmi më autentike se kjo letër, që dëshmon marrëdhëniet që kishim mes nesh.” (Letër publike Suzana Gërvallës, 21 tetor 2017)
Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

25.Vajtimi për zotshpillakun

Ibrahim Kelmendi: ”Fatkeqësisht, Shtëpia e Gërvallëve kishte mbetur pa zot, meqë gratë fatzeza ndiheshin të detyruara të respektonin eprorin e burrave të tyre, rrobaqepësin Novosella dhe “kryeplakun” Nuhi e “trashëgimtarin” Xha¬fer, të cilët eprori i kishte graduar. Më nuk ishte vendi e as kuvendi të tregoja çfarë kishim vendosur dhe si duhej ta jetësonim vendimin.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Suzana Gërvalla: ”Pas shikimit të filmave erdhën tek ne. Jusufi, Ibrahim Kelmendin tri herë e ka qitë prej shtëpie. Se Ibrahimi ishte spiun shumë i rrezikshëm. E dishim të gjithë se çka punon ai. Edhe sot e atë ditë ashtu ka mbetë. Edhe ne të gjitha dyshimet i kemi tek ai.” (Suzana Gërvalla, Intervistë/Pjesa e dytë, Oral History Kosovo, YouTube, 3 gusht 2017, koha në film 6:59-7:23)

26.Në Konsullatën jugosllave me Ibrahim Kelmendin

Ibrahim Kelmendi: ”Ceremonia mortore, e cila po zgjaste, meqë injorantët e xhe¬matit të rrobaqepësit anadollak kishin angazhuar avokat për të bërë kërkesë në konsullatën jugosllave që trupat e të vrarëve nga UDB-ja të barteshin për t’u varrosur në Kosovë.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
“Apostol Duka:-U nisët?
Taip Zeka: – Meniheri. Pasaportat i kemi pasë unë dhe vëllau Shaip, edhe Ahmet Isufi a ardhd me neve, jem shkue në Beograd dhe kem nxjerrë biletën për aeroplan dhe na kanë pyet para se me u qu aeroplani, na ka pyet Sigurimi Shtetëror pse po shkonim dhe kush i kishte vra ata të tre. Nja një orë na kanë pyet dhe na kanë lirua. Dhe kemi mbërri me aeroplan në Shtutgart. Kemi mbërri në vendin e ngjarjes dhe kemi ndejtë tek banesa e Jusufit katër ditë. Problemi ka qenë me i sjel1ë kufomat kha, në Kosovë. Sigurimi gjerman na ka thanë të shkonim në ambasadën a konsullatën jugosllave dhe, nëse merrnim leje prej tyne, trupat mund të çoheshin lirisht në Kosovë.
Apostol Duka: – Shkuat në konsullatën jugosllave?
Taip Zeka: – Kam shkue unë me Ibrahim Kelmendin, na kanë pranu, na kanë pritë me fjalë ngushëllimi, na kanë ndëgjue, na kanë thanë po, kufomat atje duhet me u varrosë, në Kosovë, se atje është vendi i tyre, por ajo punë dual e kundërta. Ma shumë kish provokime ndaj nesh, se pyetshin ose thoshin, tregoni, ju e dini se kush i ka vra dhe pse i kanë vra dhe nuk u lejuan kufomat të varroseshin në Kosovë.” (Apostol Duka, Vrasje në Shtutgart, Tiranë 2009, faqe 25-26)

27.Këshilla për Nuhi Sylejmanin ngjason në farsë

Lidhur me diskutime që kanë të bëjnë me ngjarjen e 17 janarit 1982 në Shtëpinë e Jusuf Gërvallës, me Faridin Tafallarin, gjatë vitit 2009, kam këmbyer pos tjerash këto mendime:
Xhafer Durmishi: “Që në fillim dua të them se jo vetëm ky shkrim por sipas mendimit tim asnjë shkrim tjetër i yti nuk e mbërrin nivelin e asaj që e ke thënë në librin e parë “Terror, dhimbje, qëndresë”. Megjithatë unë ende nuk e kam dhënë një mendim të përmbledhur për librin tënd të parë.
Forcë të librit tënd të parë pos tjerash e konsideroj faktin se ti aty Riza Salihut e Hysen Gegës në cilësinë e shokut të Rizahut ua kushton 5-6 rreshta e jo më shumë.
Në reagimin tënd të mëparshëm “Zhgënjim” dhe në këtë që ma ke dërgua shumë qëndrime që i ke pas p.sh. për Hysen Gegën, Riza Salihun e Nuhi Sylejmanin në librin e parë tani i ke ndryshua.
Mendimi im është se me pasojat juridike të librit dhe deklaratave të Ibrahim Kelmendit do të duhej të merreshin gjykatat dhe jo të tjerët. Është për keqardhje që në këtë drejtim gjykatat dhe juristët e Kosovës nuk janë marrë gjer më sot.
Aspektet e ndryshme të luftës për pushtet me mënyra që i përdorin shumica e partive sot mendoj se duhet veçuar nga rasti i 17 janarit 1982.
Unë nuk jam duke u marrë me shkrime, por po të shkruaja në këtë temë do të shkruaja më ndryshe…
…. Për Nuhi Sylejmanin nuk kisha me shkrua më keq se sa e meriton. Ndaj njerëzve që nuk merren me shkrime dhe ndoshta nuk kanë aftësi për t’u mbrojtur duhet treguar kujdes më të madh.” (Letër dërguar Faridin Tafallarit, 3 qershor 2009)

Ibrahim Kelmendi: ”Opinione që më tërheqin vëmendjen për të gjetur se si po i “evoluojnë” konkretisht vlerësimet Faridin Tafallarit. Këshilla për Nuhi Sylejmanin ngjason në farsë, meqë vetë është marrë shumë, me inat, si hakmarrës, sepse Nuhiu i hidhëruar që ka humbur betejën për “trashë¬gimtar” të Jusufit ia ka zbuluar shumë keqbërje udhëheqësit XhD.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Këshilla ime për Faridin Tafallarin nuk është farsë. Këtë këshillë më lartë ia kam dhënë më 3 qershor 2009. Në këtë kohë libri ”Vrasja e trefishtë” i nënshkruar nga Nuhi Sylejmani nuk ka ekzistua. Atë libër më ka ra rasti ta lexojë në vjeshtën e vitit 2010. Edhe sikurse ta kisha pasur të njohur tërë përmbajtjen e librit ”Vrasja e trefishtë” para 3 qershorit 2009, unë prapë se prapë në thelb kisha me i shkrua fjalët që i kam thënë më lartë për Nuhi Sylejmanin, pasi librin e nënshkruar prej tij, e konsideroj produkt të ish inspektorit të UDB-së Abdullah Prapashtica. Dhe unë për këtë aryse në analizat e mia nuk jam marrë me nënshkruesin Nuhi Sylejmani por me shkruesin-autorin e vëretë. Një arsye tjetër pse nuk kisha me e ndryshua shumë këshillën time për Nuhi Sylejmanin, edhe sikur ta kisha ditur përmbajtjen e librit ”Vrasja e trefishtë” është se në këtë libër nuk ka shumë kritika e vërejtje ndaj Faridin Tafallarit, por tehu i urrejtjes dhe i shpifjeve më të poshtra është i drejtuar kundër meje. Për këtë shkak unë kam arsye të mirrem me këtë libër më tepër sesa Faridin Tafallari.

28.Çfarë kanë shkruar të tjerët në emër të gjysmanalfabetit

Ibrahim Kelmendi: ”Po shfrytëzoj rastin ta falënderoj Xhaferin për mundësinë që më ka dhënë për të parë çfarë kanë shkruar të tjerët në emër të gjysmanalfabetit Nuhi Sulejmani.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Nga citati i mësipërm Ibrahim Kelmendi e kupton se persona të tjerë ia kanë shkruar librin Nuhi Sylejmanit, por sipas I. K. unë nuk jamë në gjendje as nuk kam aftësi ta kuptoj këtë, apo nuk kam leje që ta kuptojë këtë.

Ibrahim Kelmendi: ”Të të mbërthejë vaji po që se i zihet besë këtij shpifësi, të cilit Xhafer Durmishi tashmë i paska vënë nofkën: “Shkolla e UDB-së”. Bëhet fjalë për Nuhi Sulejmanin e rrethit të Kumanovës.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Për këtë menquri të rrallë të I. Kelmendit kështu shkruan
Xhafer Shatri: “Nuk je ti aq injorant, siç preferon të mbarohesh kur ta kërkon puna.” (Letër Ibrahim Kelmendit, 1 maj 1984; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 418))

Ibrahim Kelmendi: ”Befasi e radhës (tani që lexova “librat” e autorit Durmishi) ishte se ai tashmë Nuhiun nuk po e quante me emër të tij, por me nofkën “Shko¬lla e UDB-së Serbe”!” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Xhafer Shatri: “Nuk je ti aq injorant, siç preferon të mbarohesh kur ta kërkon puna.” (Letër Ibrahim Kelmendit, 1 maj 1984; Faridin Tafallari, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 418))
Ibrahim Kelmendi: ”Tash po më vjen të mendoj sikur Jusufi për inat timin e paskësh zgje¬dhur pikërisht Nuhiun ta bëjë të parin e “shokëve”, duke i shpërfillur të tjerët.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

29.Nuk po e kuptoj se përse ka publikuar aq shumë fra¬gmente të tij?

Ibrahim Kelmendi: “Nuk mund ta marrësh me mend sa hapësirë ka harxhuar në 20 librat e mi, që të me diskreditoj e denigroj, por siç e thash edhe publikisht, jam i gatshëm ta baj edhe këtë barrë, vetëm pse i kishte diskredituar Sabriun, Xhafer Shatrin, Abdullah Preapashticën e Nuhi Sylejmanin.” (Letër Shaban Muharremit, 21 tetor 2014)
Ibrahim Kelmendi: ”Po shfrytëzoj rastin ta falënderoj Xhaferin për mundësinë që më ka dhënë për të parë çfarë kanë shkruar të tjerët në emër të gjysmanalfabetit Nuhi Sulejmani (meqë nuk e dija as se kishte botuar edhe “libër”), por nuk po e kuptoj se përse ka publikuar aq shumë fra¬gmente të tij?” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Libri ”Vrasja e trefishtë” është promovuar më 26 shkurt 2011 në ambasadën e Kosovës në Bern.
Xhafer Shatri: ”Me Nuhiun po “letërkëmbejmë”. Po na dërgon letra që po ia dikton AP (Abdullah Prapashtica-shën i red.) Përmes tyre po përpiqet me tërë qenien e vet ta kuptojë se çka e kemi ndërmend të ndërmarrim. Natyrisht, s’ka mundur të blejë asgjë dhe tash e ka qitur viçin (të gjitha letrat e tij janë shumë provokative) dhe po thotë hiç më pak se “Punëtorët” po i qetë ish-LNÇKVSHJ! Po kërkon takim me “përfaqësuesit e OMLK-s” (Po e përsëris, këtë po e bëj me keqardhje, që të mos ndodhë ndonjëherë të dalë diçka nga letërkëmbimi ynë…). Do t’ia kthej një përgjegje dhe do t’i them merri dy shokët e tu, pra Sk. (Skënderin=Xhafer Durmishin-shën i red.) dhe shokun në Turqi, dhe eja të bisedojmë.
Pra loja duhet vazhduar… ata duhet t’i tërheqim për gjuhe ngadalë ngadalë. Natyrisht pa ia përmendur kurrë “Punëtorët” ose fraksionin. Zotriun e tij, udbashin AP duhet ta lëmë le t’i lëpijë kockat Përshëndetje revolucionare Xhema (Xhafer Shatri) (Letër Qendrës Ekzekutive –Hasan Malës, Faridin Tafallarit dhe Ibrahim Kelmendit, shtator 1983-shën i red.)
(Shënim i Xhafer Durmishit: Kjo letër nuk më dërgohet mua edhe pse isha anëtar i Qendrës Ekzekutive. Kjo letër më ra në dorë për herë të parë më 23 prill 2012)

30.Degë të shkëputura të të njëjtës rrënjë

Jusuf Gërvalla: “Tani më lejo të dalim te një nga çështjet më të rëndësishme për momentin aktual, pra, te çështja e bashkimit të vërtetë të të gjitha forcave të mbara revolucionare. Unë, kohën e fundit, me qëllim të mirë, i kam dhënë vetes të drejtë të të dekonspiroj ty tek një person, te ai shoku (Kadri Zeka-shën i Xh. D.) i “ Lirisë”, me të cilin kemi bashkëpunuar qe disa kohë. Ai, duke nxjerrë konkludime nga puna e Organizatës së tij dhe nga ajo e LNÇK, sidomos nga organi ynë “Zëri i Kosovës”, ka ardhur në këtë përfundim: sipas të gjitha gjasave, edhe LNÇKVSHJ edhe Marksistë-leninistët e Kosovës janë dy degë të të njëjtit trung.”(Letër Sabri Novosellës më 16 qershor 1981; Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKËSISË, Tiranë 2010, faqe 270)

Ibrahim Kelmendi: ”Është për të të mbërthyer vaji kujt ia ka dërguar këtë letër JG dhe çfarë pështjellimesh paraqet, për të dëshmuar se LNÇKVSHJ dhe OMLK-ja paskëshin qenë dy degë të një trungu.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Hydajet Hyseni: “Qysh në bisedën e parë që kishte zgjatur gjithë natën deri në mëngjes, ata jo vetëm kishin gjetur te njëri tjetri shokun e ardhshëm të kauzës e idealit, por edhe kishin konstatuar se në të vërtetë organizatat që përfaqësonin ata vepronin mbi bazë të së njëjtës platformë politike, dhe se ishin degë të shkëputura të të njëjtës rrënjë.” (Për takimin e parë të Kadri Zekës me Vëllezërit Gërvalla.) (“Therror në themelet e Bashkimit”, fejton në 8 vazhdime në Zëri, 21 shkurt-2 mars 2002, i ribotuar edhe në përmbledhjen e Rasim Selmanajt, Heroi me Kitarë, Prishtinë 2007, faqe 28)

31.Nuk e kam të qartë arsyen

Shkolla e UDB-së Serbe: “Policia gjermane filloi kërkimin e „vrasësve profesionistë“ në mesin e mërgimtarëve shqiptarë. I morën në pyetje të gjithë ata që në një mënyrë a në një tjetër kishin pasur kontakte me të vrarët, dhe në fund, nga „dëshmitë e verifikuara“ të Xhafer Durmishit dhe të Ibrahim Kelmendit, u arrestua Riza Salihu.” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, f.158)
Ibrahim Kelmendi: ”Nuk e kam të qartë arsyen përse autori Xhafer Durmishi ndien nevojë, madje edhe në vitin 2013 që ta nënçmojë atë veprimtari UDBeske të Riza Salihut?” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
I. Kelmendi: “Edhe për Rezilin ndjej keqardhje,… …edhe ai do të mund të ishte njeri pa këto gjynahe që i mvishen në roman…” (Republika-e Salih Kabashit, prill 2007)
Faridin Tafallari: ”Pas vrasjes së TRE YJEVE, një ditë, duke diskutuar me mua, Ibrahimi më thotë, se ne “shokët” e tyre, vetë duhet t’i vrasim shokët tanë… për të ngritur lart emrin e organizatës.” (IBRAHIM KELMENDI KA NDIKIM NË VRASJEN E JUSUF DHE BARDHOSH GËRVALLËS E KADRI ZEKËS, albaniapress.com, 5 qershor 2009)

32.Praktikë e panjohur

Xhafer Durmishi: “Në policitë e Gjermanisë dhe të Zvicrës vazhdojnë të qëndrojnë dokumentet e marra pas atentatit, të cilat flasin për punën e tyre dhe bashkëpunimin e tyre (në mes Jusuf Gërvallës e Kadri Zekës – shën im) njëvjeçar.” (Zëri i Kosovës, Stockholm, janar 1985)
Ibrahim Kelmendi: ”Praktikë e panjohur që policia t’i mbajë kaq gjatë gjërat perso¬nale të konfiskuara për të hetuar veprimtarinë e viktimës.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)
Qëndrimi i gjatë i materialeve të marra nga shtëpia e Vëllezërve Gërvalla për të ndihmuar në gjetjen e agjentëve të UDB-së, tek policia gjermane nuk është bërë për shkak të praktikave të policisë gjermane, por për shkak të pamundësisë së familjes së Jusufit me udhëtua në Gjermani, pasi në kohën e Enver Hoxhës, shtetasit e RPS të Shqipërsisë nuk kanë mund të udhëtojnë jashtë vendit kur kanë dashtë.

Për qëndrimin e tij në Shqipëri në verën e vitit 1985 dhe kthimin prej andej, kështu shkruan
Faridin Tafallari: “Më 31 gusht (1985-shën i Xh. D.) paradite erdhën Sulejmani dhe Petriti; do të rrimë ca çaste me ta se pasdite do të nisem për në Gjermani. Do të vijë edhe Suzana, e shoqja e Jusufit. Për në aeroportin na përcjell Fiqiriu, Papi, Premtoni, Donika dhe Ergoni e ca të tjerë. U përshëndeta me Fiqiriun, Ergonin e të tjerët dhe hipëm në aeroplan. Zbritëm në aeroportin e Vjenës; bënte ftohtë. … Me makinën e ambasadës shkuam në ambasadë; porsa i lam teshat, shokët Petrit dhe Ylli na çuan në një hotel larg qytetit për të ngrënë darkë dhe pas një pushimi u kthyem përsëri, morëm biletat për Gjermani. Me ne ishte edhe Shabani që udhëtonte për në Mynih; ky merrej me tregti. Në kufirin Austri-Gjermani na u afrua doganieri për punën e vet dhe po na shikonte pasaportat. Ishte për t’u habitur: ne ishim që të tre nga Kosova, por kishim pasaporta të ndryshme: unë pasaportë të Jugosllavisë, Shabani të Turqisë, kurse Suzana kishte pasaportë shqiptare. Doganierit i treguam se si ishte puna dhe ai u çudit. Suzana vinte në Gjermani për të marrë teshat e Jusufit dhe të kunatit (Bardhoshit), si dhe për disa punë tjera që kishin të bëjnë me policinë gjermane.” (Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 94-95)

33.Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit që ta ruante

Ibrahim Kelmendi: ”Miku ynë i përbashkët, Faridin Tafallari, ta publikonte i pari në librin e tij, meqë Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit që ta ruante.” (Letër publike Suzana Gërvallës, 21 tetor 2017)
Jusuf Gërvalla: “Që të mos zgjatem me detaje, ja vrojtimet e mia në pika të shkurtra lidhur me veprimtarinë dhe personalitetin e I. Kelmendit.
Kurdoherë ka anuar nga aksione të natyrës terroriste dhe në këtë drejtim i ka nxitur edhe shokët e vet. Unë ia kam tërhequr vërejtjen se kjo gjë është e dënueshme edhe nga pikëpamja e PPSH. Më vonë kam vërejtur, në librin që ma ka dhënë hua për lexim, se i ka pasur të nënvizuara pikërisht mendimet e Leninit lidhur me kotësinë dhe rrezikshmërinë e terrorizmit në lëvizjen revolucionare. Kam ardhur kështu në përfundim se ai ka një prirje të natyrshme kah terrorizmi dhe e bën me vetëdije.
Pikërisht në kohën që jam njohur unë me të, ai ka pasur kontakte, madje edhe negociata me emigracionin reaksionar shqiptar për një veprimtari të përbashkët në mbledhje armësh dhe mjetesh materiale. Madje në atë kohë, Ibrahimi kërkonte një njeri “të ndershëm e trim”, që për një kundërshpërblim prej nja 50 mijë markash gjermane, do të kryente në Kosovë një aksion sipas porosisë së reaksionit shqiptar antikomunist. (Lidhur me këto çështje kemi pasur një dialog të përbashkët dhe bukur të rreptë në praninë e tij unë dhe dy shokë nga Vjena [Ambasadës Shqiptare të Vjenës – shën i Xh. D.], lidhur me këtë është dashur të jetë i informuar patjetër Profesori [Bujar Hoxha – shën im], në qoftë se është i informuar për çkado lidhur me I. Kelmendin.)
Ka pasur vërejtje rreth Kushtetutës së RPSSH dhe rreth përgatitjes “luksoze” të librave të shokut Enver në “dëm” të botimeve letrare të RPSSH! Vërejtjen e parë na e ka thënë hapurazi mua dhe shokëve të Vjenës [Ambasadës Shqiptare të Vjenës -shën i Xh. D.), të dytën vetëm mua. Arsyetohet se ka të drejtë të bëjë vërejtje gjithfare dhe këto dilema të tij nuk i paraqet te masat, por i diskuton vetëm me shokë. Unë s’mund ta di a është e saktë kjo.
Ka dyshuar me këmbëngulje në drejtësinë e artikullit të “Zërit të Popullit”, ku shprehej gatishmëria e RPSSH për t’u ardhur në ndihmë popujve jugosllavë po të kërcënohen këta nga BRSS, dhe dyshimet e tij kanë qenë edhe të shokëve të tij. Përkundër bindjeve të mia se është e panevojshme dhe e pamirë një gjë e tillë, jam detyruar të udhëtoj me qindra kilometra për ta “arsyetuar” te shokët e tij artikullin e përmendur. Ai më ka propozuar pastaj me këmbëngulje që këtë gjë ta përsëris edhe me shkrim në artikullin e “Bashkimit” me titull “Zëri i Popullit – zë i të gjithë shqiptarëve” (këtë numër s’e keni pasur prandaj po jua dërgoj). (Pas kësaj, kam vendosur të mos bashkëpunoj më me të dhe kam vendosur ta nxjerr “Lajmëtarin e lirisë”…

Është nip i një agjenti me zile të UDB-së, i quajtur Ramë Nikçi ose Ibërdemaj, punon në postën e Pejës. I biri i këtij Ramës ndodhet me punë në Mynhen dhe ka qenë aktivist i dalluar, madje edhe kryetar klubi në Mynhen. Ibrahimi kritikon hapurazi si agjent dajën, por ka kontakte të vazhdueshme me djalin e dajës dhe, për sa mund të vërehet, edhe simpati ndaj tij. Ka provuar t’ia plotësojë këtij daje të vogël (Gani Ibërdemajt – edhe lidhur me këtë njeri është dashur të jetë i informuar Profesori [Bujar Hoxha – shën i Xh. D.]) dëshirën për t’u takuar me mua.
Në kufirin gjermano-zviceran, Brahimit dhe Hysenit u ka zënë policia e huaj disa qindra ekzemplarë të “Bashkimit” dhe ua ka marrë. Me këtë rast, Ibrahimi nuk është treguar i gatshëm për të pranuar kritikat. Përgjithësisht, nëse ia numëron gjestet dhe punët e kritikueshme, ai thotë: “Mos m’u kap vetëm për disa gabime, të vogla”. Menjëherë pas kësaj, bashkë me shokët, kanë vazhduar rrugën për në Çekosllovaki, në gjurmim të armëve (ndoshta profesori mund të ketë ndonjë informim nga ana e shokëve të Pragës lidhur me sjelljet e tyre në atë vend, sepse e di që shokët e Pragës [Ambasadës Shqiptare në Prag – shën i Xh. D.] kanë pasur kontakte dhe bile disa mosmarrëveshja me ta, sipas fjalëve të I. dhe H.).
Shokët e Vjenës (Ambasadës Shqiptare të Vjenës – shën i Xh. D.) e mbajnë larg. Bile, kur njërit prej këtyre shokëve, i cili më qortoi pse rrija me I. K., i thash se është një njeri që imponohet me këmbëngulje dhe unë, si shqiptar, nuk mund ta përzë nga shtëpie ime, ky m’u përgjigj fjalë për fjalë kështu: “Ia paske frikën, prandaj s’e përzen si qenin!” (Raport Komitetit të Degës së LÇKVSH “Hasan Prishtina” në Turqi, 31 korrik 1981)

34.Për këtë punë jam krenar përgjithmonë

Ibrahim Kelmendi: ”Xhafer Durmishit edhe i pëlqente të krekosej si trashëgimtar i Jusufit, edhe hidhërohej nëse i vihej në pah. Tashti sidomos nuk është duke i pëlqyer nëse i bie të lexojë se çfarë komplotesh ka bërë, si është krekosur dhe cilat ishin pasojat.” (Gjurmë dhe fërkem, Prishtinë 2019)

Atentati i 17 janarit 1982 në rrethin organizativ të Jusufit nuk krijoi ndonjë turbulencë apo hutim. Me këto fjalë mendoj, se edhe pas atentatit secili shokë i rrethit të Jusufit i ka ditur detyrat e veta, dhe kanë bërë çdo gjë që t’i kryejnë ato, brenda kufijve të aftësive të tyre. Asnjë shok i Lëvizjes së Jusufit, dhe as gruaja e tij nuk kanë shtruar kërkesën e turpshme që unë ta zavendësoj Jusufin. Të vetmen kërkesë që ata e kanë shtruar ndaj meje, ka qenë që lufta e organizuar e Lëvizjes së Jusuf Gërvallës të vazhdojë duke shfrytëzuar të gjitha aftësitë e mundësitë e mia dhe unë këtë punë e kam bërë, ashtu si edhe ata, dhe besoj se e kam kryer me nder, ndoshta edhe më mirë se sa që mund të jetë pritur prej meje. Në këto përpjekje nuk ka asgjë të keqe, asgjë të pavend, asgjë të turpshme. Për këtë punë jam krenar dhe nuk ka Shkollë të UDB-së Serbe dhe, nëse shprehem sipas Jusufit, -nipa të agjentëve me zile të UDB-së, që mund të më detyrojnë, që krenarinë dhe superioritetin tim të ndritshëm t’i shkëmbej me punët e tyre.
VIJON …
(Shkëputur nga libri i autorit Xhafer Durmiashi – Skenderi: Ti ia ke besuar arkivin e Jusufit)
____________________________
XHAFER DURMISHI – SKENDERI: KADRIU I PROPOZON ANËTARËSIM IBRAHIM KELMENDIT POR AI NUK PRANOI (5)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8993

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura