DR.ABDULLA MEHMETI: NA ISHTE NJËHERË NJË LIGJ, SI TË GJITHË LIGJET E PUSHTETEVE JODEMOKRATIKE

Tetovë, 26 Maj 2020: Shkojmë në zgjedhje të “reja”…sa turp, pas kujt duhet të rreshtohen shqiptarët e ngratë! Ky është “Ligji për përdorimin e gjuhëve” në Maqedoninë Veriore, të cilin disa politikanë dhe “ekspertë” shqiptarë e quajtën edhe “ligj për gjuhën shqipe zyrtare”, e besuan shumë njerëz edhe përkundër reagimeve tona në kohë dhe me shpjegime të hollësishme.
Fatin e këtij ligji e kanë pasur më herët edhe shumë ligje të tjerë, me ambalazhin “për avancimin e të drejtave të shqiptarëve”, si Ligji për përdorimin e simboleve (flamurit), për të cilin në periudhën e tranzicionit (1997) u burgosën, u vranë dhe masakruan shumë shqiptarë, me fajin e politikës naive të shqiptarëve në këtë shtet, ndërsa ligji aktual për simbolet (flamurin) ua ndalon këtë të drejtë 50% të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore dhe e ka masakruar flamurin shqiptar për 1/3 e madhësisë së tij normale!
Kushtetuta është ligji themeltar i një shteti, jo ligjet e përkohshme. Kushtetutën aktuale të Maqedonisë Veriore (2019), që gjuhën shqipe e përcakton si “gjuhë e qytetarëve prej 20% që e flasin atë gjuhë”, jo si gjuhë shqipe, aq më pak si gjuhë zyrtare, e kanë votuar me të dyja duart edhe këta “patriotët” aktualë të politikës shqiptare (pozita dhe opozita), që premtojnë fusha e male sa të ulen në kunjin e pushtetit, mandej e kanë lehtë ta mashtrojnë popullin se vijnë zgjedhje të tjera të radhës, deri në pafundësi…
Djalli i marrtë mashtruesit bashkë me këto ligje, para zgjedhjeve!
Tetovë, 26.V.2020

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura