XHEMALEDIN SALIHU: NË PRESHEVË PËRFUNDOI KONFERENCA SHKENCORE “ÇËSHTJA E LUGINËS SË PRESHEVËS NË DIMENSIONIN RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR…”

Preshevë, 20 korrik 2017: Të shtunën, më 1 korrik 2017, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës u mbajt me shumë sukses Konferenca shkencore: “Çështja e Luginës së Preshevës në dimensionin rajonal dhe ndërkombëtar, te drejtat e njeriut, siguria dhe marrëdhëniet shqiptare-serbe.
Fjalën e rastit e dha Z. Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, i cili i përshendeti studiuesit dhe të pranishmitë në Konferencë.
Poashtu përshëndeti donatorin e kësaj Konference, Z.Shyqëri Bytyçin nga Suhareka e Kosovës dhe e faleminderoj për kontributin e dhënë.

Fjalë rasti e Z.Xhemaledin Salihut, kryetar i SHTKK-së.

Pastaj foli për historikun e SHTKK-së, e cila në veprimtarinë e saj organizoi 7 Konferenca shkencore, botoi 7 libra, 5 libra të dalura nga Konferencat dhe 2 libra autoriale. Poashtu organizoi disa Ekspozita të fotografive të vjetra nga vlerat e trashëgimisë kulturore dhe asaj natyrore të komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, organizoi disa Akademi përkujtimore, solemne, takime e tjerë dhe dy projekte të mëdha në evidentimin, regjistrimin, fotografimin, inçizimin,matje e koordinatave gjeografike, të dhënat gojore e historike për afro 800 vlera të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Preshevës dhe të Bujanocit. Ka mbetur i parealizuar projekti per Medvegjën, përshkak te mjeteve financiare, me gjithë konkurimin në disa fondacione e ambasada.
Në vazhdim tha: “Organizimi i Konferencës shkencore në fjalë ka rëndësi të madhe për Luginën e Presheves, sepse deri me tash Lugina e Preshevës është trajtuar në shumë shkrime, tribuna, tryeza, bisedime politike, mirëpo për herë të parë çështja e saj trajtohet në aspektin shkencor, gjegjësisht trajtohet aspekti i saj rajonal dhe ndërkombëtar edhe ate i drejtave tt njeriut, siguria e saj, marrëdhëniet shqiptare-serbe. Pra Konferenca shkencore me kumtesat e saja, të cilat do tëe referohen, do të mundohet që këto aspekte të të drejtave të njeriut, të sigurisë dhe të marrëdhënieve shqiptare-serbe t’i trajtoj në atë menyrë që deri më tash ato nuk janë trajtuar.Kumtesat ne Konference do të japin përgjigje se cila është ajo formula e ndërkombëtarizimit dhe senzibilzimit të çështjes sëe Luginës së Preshevës, karshi të drejtës ndërkombëetare, lidhur me të drejtat e pakicës shqiptare në Luginë të Preshevës, si në fushën e kulturës, shëndetësisë, arsimit e lëmive të jetës shoqërore. Kumtesat e paraqitura nuk kapin tërë lëmitë e jetës shoqërore, me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, sikur që janë gjuha shqipe, simbolet kombëtare, arsimi, informimi, e tjerë.Përzgjedhjen e temave e ka bërë Prof.dr. Qerim R. Qerimi, shkencat juridike, e drejta ndërkombëtare. Andaj edhe kujdesi i Profesorit ka qenë në Konferencë të paraqiten kumtesat që trajtojne temat ngushtë të lidhura me temën dhe tezat e Konferencës.”


Pamje nga Konferenca.

Më pastaj kërkoi falje se po thehet ecuria e Konferencës, në realitet për kontributin e dhënë në shtruarjen e temës e hartimin e tezave të Konferencës si dhe redaktimin e kumtesave iu dha Certifikatë, Prof.dr. Qerim R. Qerimit, shkencat juridike, e drejta ndërkombëtare, kryetar Bordi i Konferencës.
Kryetari i Shoqatës i shpalli të hapur punimet e Konferencës shkencore dhe i uroi asaj suksese dhe punë të mbarë.
Sencën e parë të Konferencës e udhëhoqën Prof.dr. Qerim R. Qerimi, Dr. Rovena Vata dhe Prof.Dr. Nebi Dervishi.

Prof.dr.Nebi Dervishi, Dr. Rovena Vata dhe Prof.dr. Qerim R. Qerimi.

Kumtuesja e parë në këtë konferencë ishte studiuesja nga Shqipëria, Dr. Rovena Vata me temën e saj: “Afirmimi i superioritetit të një identiteti realizohet me kufizimin e të drejtave të individëve të një identiteti tjetër”, më pas konferenca vijoi punimet me pjesëmarrjen e studiuesve të tjerë si: Ismet Tafili, me temën: “Aneksimi i territoreve shqiptare, strategji e përhershme e programeve të pushteteve gjenocide serbe”, Ma. Kastriot I. Veselaj, me temën: “Kosova Lindore pjesë e pandarë e historisë kombëtare shqiptare – këndvështrim historik”, Prof. Phd cand. Driton Tiku, me temën: “Dalja e UÇK-së në skenë dhe intervenimi i NATO-s në Kosovë në aspektin gjeopolitikë”. Kjo pjesë e parë e konferencën u mbyll me opinione dhe analiza, pasi temat ishin provokuese, kuptohet në dobi të kësaj pjese shqiptare.
Në pjesën e dytë të konferencës drejtuan seancën: Dr. Ardian Muhaj, Ma Kastriot I.Veselaj. Pjesën e dytë të kësaj konferencë e hapi studiuesi nga Shqipëria Dr. Ardian Muhaj, me temën e tij: “Shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe shqiptarët në Kosovë e Maqedoni. Bashkëpunimi rajonal si përçues i lidhjeve kombëtare”, më pas vijoi me studiues të tjerë si: Mr.sc. Hajrullah Mustafa, me temën: “Të drejtat dhe liritë themelore, të drejtat e komuniteteve sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, Phd. Shpëtim Memishi, me temën: “Zhvillimi Ekonomik në infrastrukturën dhe tregun rajonal të Luginës së Preshevës”, Msc. Refik Hasani, me temën: “Zbatimi dhe efektet e Marrëveshjes së Konçulit në sigurinë e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës”. Elira Kamberi, Xheneta Veseli, me temën: “Kornizat juridike për mbrojtjen e pakicave dhe shembulli i Shqiptarëve në Serbi”.
Pjesa e tretë e kësaj konferencë u drejtua nga Msc. Hajrullah Mustafa, Prof.Phd.cand Driton Tiku. Këtë pjesë të fundit të konferencën e hapi profesor Nebi Dervishi, me temën: “Çështja e Luginës së Preshevës në mediumet e shkruara në Republikën e Maqedonisë”, më pas konferenca vijoi me Av. Agron Isa Gjedia, me temën: “Unifikimi dhe ndërveprimi i faktorit shqiptar në Ballkan, në raport me të drejtat ndërkombëtare dhe gërshetimin e tyre me të drejtat e tija historike është dhe mbetet si faktori kryesor i stabilitetit në ketë rajon, duke ndikuar thellësisht edhe për të drejtat dhe liritë themelore, historike dhe njerëzore të popullsisë shqiptare të Shqipërisë Ilirike në Luginën e Preshevës”, Phd. Mustafë Haziri, me temën: “Lugina e Preshevës në historikun e marrëdhënieve Kosovë – Serbi”, Dr./mjek/Beqir Nuhiu, me temën: “Çështja shëndetësore dhe sociale në standardet shtetërore, europiane dhe botërore”. Në fund konferenca pati diskutime dhe fjalën përmbyllëse e mbajti Prof. dr. Qerim R. Qerimi.
Në seancën e parë kumtesat i lexuan: Dr.Rovena Vata,Ismet Tafili, Ma Kastriot I.Veselaj dhe Prof.Phd cand.Driton Tiku,
Kumtesat i lexuan: prof.dr. Prof.dr.Nebi Dervishi, Av. Agron Isa Gjedia, Phd.Mustafë Haziri dhe Dr./mjek/Beqir Nuhiu.


Pjesëmarrësit e Konferencës shkencore.

Gjatë Konferencës shkencore, pas çdo seance pati edhe diskutime të frytshme, pyetje dhe komentime.
Fjalën përmbyllëse, me konkluzionet e dha Prof.dr. Qerim R. Qerimi.
Pas përfundimit të Konferencës shkencore, për RTV Aldi u prononcuan: Dr. Rovena Vata, Phd Mustafë Haziri, Prof.dr.Qerim R. Qerimi dhe Xhemaledin Salihu, professor, kryetar I SHTKK-së.
Dr. Rovena Vata, studiuese, albanologe nga Qendra e Studimeve Albanologjike në Tiranë në fjalën e saj faleminderoj drejtuesit e Konferencës. Ajo vazhdoi se Konferenca shkencore arriti qëllimin e saj kombëtar dhe shtroi disa konkluza të caktuara.Në konferencën shkencore morën pjesë kumtuesë të fushave të ndryshme, ku secili ishte specialist I fushës së caktuar.
Lugina e Preshevës, skajshmerisht e diskutuar dhe të pa zgjidhura disa çështje.
Studiuesit në Konferencë dhanë kontributin e tyre akademik, shkencor dhe moral, përmes punimeve të tyre që trajtuan në Konferencë, për ate që ndodhi në Luginë.
Ajo vazhdoi dhe tha se çështja e Luginës së Preshevës është e nxehtë, ndërsa Presheva nga ana gjeografike është e bukur, por ekonomikisht e varfur.
Phd Mustafë Haziri, studiues nga Qendra për huumtime dhe studime në Mitrovicë tha se në ftesën e kryetarit të SHTKK-së, Z.Xhemaledin Salihut mora pjesë në Konferencë, kjo është hera e tretë në Konferencat e tilla të kësaj Shoqate.
Ai vazhdo se lartë e vlerson Konferencën shkencore dhe se është obligim moral e kombëtar e inteligjencës shqiptare që të japin ontributin e tyre në zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës.
Prof.dr. Qerim Qerimi, kryetar Bordi i Konferencës, professor i të drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës u deklarua se kjo Konferencë shkencore është prej disave që mora vesh se janë organizuar, idea e Konferencës ishte të mbledh studiues të fushave të ndryshme, pra pjesëmarrja e komuniteteve akademike, shkencore, profesionale nga Tirana, Prishtina, Struga, Mitrovica, Gjilani, Presheva, për të diskutuar problematikat e ndryshme dhe të identifikohen zgjidhje si dhe të propozojnë strategji dhe zgjidhje për problemet që ekzistojnë në Luginë të Preshevës.
Kryetari i SHTKK-së, Z. Xhemaledin Salihu foli për pjesëmarjen e 13 studiuesve nga Tirana, Struga, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Presheva. Poashtu përmendi se kjo Konferencë shkencore është e shtata me radhë dhe në konceptimin e temës dhe tezave të saja pati për qëllim trajtimin e çështjes së Luginës së Preshevës në aspektin shkencore, akademik dhe professional, për çka edhe Konferenca ia arriti këtij qellimi. Konferenca me kumtesat e studiuesve arriti që ta sensibilizoj dhe ndërkombëtarizoj në masë të duhur çështjen e pazgjidhur të Luginës së Preshevës, në fushën e të drejtave të njeriut, sigurisë, kulturës, shëndetësisë, por nuk pati kumtesa dhe trajtim në fushën e simboleve kombëtare, arsimit dhe informimit.
Përfundimet e Konferencës shkencore në temën:
“Çështja e Luginës së Preshevës në Dimensionin Rajonal dhe Ndërkombëtar: Të Drejtat e Njeriut, Siguria dhe Marrëdhëniet Shqiptare – Serbe”

I. Lugina e Preshevës është një tërësi gjeografike dhe territoriale që përfshinë hapësirat tradicionalisht të banuara ose populluara me shqiptarë në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
II. Rajoni i Luginës së Preshevës ka veçori padiskutueshëm dalluese në baza të një seri tiparësh siç janë etnia, gjuha, kultura, ndjenja e përbashkët për të kaluarën dhe dëshira për të ruajtur këto dhe karakteristika të tjera të veçanta dhe dalluese nga pjesa tjetër e popullsisë dhe/ose hapësirës territoriale politike.
III. Lugina e Preshevës shquhet për praninë e përhershme dhe të vazhdueshme të grupit etnik shqiptar.
IV. Një fenomen ekzistues i përmasave shqetësuese vazhdon të jetë zhvendosja graduale dhe e vazhdueshme e popullsisë si rezultat i një sërë faktorësh të karakterit politik, ekonomik dhe social.

V. Ekziston një nevojë e shtuar për reagim më efikas dhe të vendosur institucional të udhëheqjes së Preshevës për rikthimin e të drejtave institucionale dhe administrative të shqiptarëve në këtë komunë.
VI. Konferenca ka vërejtur, gjithashtu, nevojën për vëmendje dhe kujdes të njëmendtë, jo vetëm deklarativ, të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, respektivisht.
VII. Pjesëmarrësit në Konferencë kanë theksuar në veçanti nevojën urgjente për zhvillim ekonomik, ku baza qendrore zhvillimore mbetet bujqësia, blegtoria, vreshtaria, dhe në një masë mund të përfshihet edhe turizmi.
VIII. Kapacitetet ekzistuese ekonomike dhe zhvillimore mund të aktivizohen ose riaktivizohen kryesisht përmes privatizimit.
IX. Pjesëmarrësit në Konferencë kanë vënë në pah, gjithashtu, të dhënat shqetësuese rreth nivelit shumë të lartë të papunësisë, që sillet në rreth 70 % në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe nevojën për gjetjen sa më të shpejtë të zgjidhjeve funksionale dhe kreative që i kontribuojnë, si fillim, zbutjes, dhe uljes së vazhdueshme dhe sa më të shpejtë të papunësisë.
X. Konferenca ka theksuar nevojën për respektim të plotë të Marrëveshjes së Konçulit, veçanërisht reduktimin e pranisë ushtarake serbe në rajonin e Luginës së Preshevës, në pajtim me vlerat e domosdoshme të një shoqërie demokratike dhe që sidomos aspiron integrimet evropiane.
XI. Konferenca ka vënë në pah mosrespektimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë për njohjen e ndërsjellë të diplomave, dhe bën thirrje për zbatim të plotë dhe të menjëhershëm si një hap i domosdoshëm i krijimit të një klime të mirëbesimit dhe duke respektuar parimet dhe praktikat më të mira të shteteve të familjes së gjerë evropiane.
XII. Pjesëmarrësit në Konferencë kanë shpërfaqur idenë për organizime të këtilla edhe në qendra të tjera rajonale/Tiranë, Prishtinë/ dhe kanë theksuar nevojën për përpjekje që synojnë në të ardhmen pjesëmarrjen edhe të studiuesve dhe profesionistëve të etnive të tjera nga rajoni.
/Përfundimet i hartoi Prof.dr. Qerim R. Qerimi, kryetar Bordi i Konferencës shkencore në Preshevë/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura