XHEMIL ZEQIRI: PSE DUHET TË KEMI NDRYSHIME RRËNJËSORE NË KOSOVË?!

Danimarkë, 31. 08. 2013 – Veshët tanë po shurdhohen nga zhurmat të cilat jo rrallëherë po na shkaktojnë dhimbje nga politikanët servilë të Kosovës, të cilëve iu çirren zërat duke deklaruar: “Kosovën e Çliruam me miqtë tanë ndërkombëtarë”!!! – Po nëse bëjmë një anketë me ushtarët e huaj që kanë marrë pjesë në bombardimet e NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, mesiguri as 15% ushtarëve nuk dinë, nëse Kosova ka shqiptarë dhe pse kanë luftuar.
Mediet e mëdha me propagandë shumë të fuqishme kurdoherë kanë arritur dhe po arrijnë të shpëlajnë trurin e njeriut.
– Dihet, shumë herë gjatë historisë – sikur tani – ua kanë shpërlarë trurin disa shqiptarëve. Kujtojmë, kohën e errët të Titos, kur trojet shqiptare ranë në robërinë sllavo-okupatore; edhe pas gjithë asaj rezistence me armë në dorë, -titistët jugosllavë, përkrahë sahanlëpirësve të tyre shqipfolës, arritën që me propagandë dinake, t´i mashtrojnë një numër të madh të shqiptarëve, arritën madje, gjer atje sa Tito gjakatarin ta quajnë “pejngamer” të paqes?!!!
– E, të mos flasim për servilizma të tjera, për shkak të interesave personale, të kësaj natyre monstruoze…
– UÇK-ja, famëmadhe nuk luftoi që Kosova të hyjë nën Protektorat Ndërkombëtar, sikur shqiptarët vërtet do ta dëshironin vetëm këtë “fitore”, nuk do të kishte nevojë për luftë çlirimtare.
– Prej kohës së politikë-bërjes së zvarranikëve, kur titistët me Ibrahim Rugovën, “në krye”, në Konferenca shtypi dhe në çdo takim me ndërkombëtarët: “Kosova, duhet të administrohet nga ndërkombëtarët”?!!!
– Prej kohës që, u detyruan të tërhiqet nga Zyra e Zëdhënësit Politik të UÇK-së, simboli i rezistencës shqiptare, Adem Demaçi dhe në Shqipërinë Londineze nga politika aktive, detyrohet të tërhiqet Fatos Nano, ndërkombëtarët vendosën dy kalamajtë politik, me “vizione largpamëse”, Pandeli Majkon dhe Hashim Thaçin; çështja shqiptare, mori tatëpjetën e madhe, prandaj, jemi këtu ku jemi!

– Kosova, në sytë e mi, është KOLONI e të gjithëve që “harxhuan” municion ushtarak, përfshirë këtu edhe Serbinë, kur edhe ajo me negociata me BE, po kërkon të marrë hisen më të pasur të Kosovës.
Të gjithë jemi dëshmitarë të fakteve që si pasojë e lëshimeve (kompromiseve) të kësaj kaste politike shqipfolëse, duke u tërhequr me “arsyetime” të pafundme; -këtë hise, ajo përditë e më tepër është duke e marrë dhe legjitimuar.
– Zhurma e madhe e retorikës që po bëhet nga politikanët aktualë se, Marrëveshjen midis Thaçit e Daçiçit e përkrahin miqtë tanë, nuk ka sesi të kuptohet ndryshe; vetëm si mashtrim, për interesat e tyre, pra ana e miqve të rremë; sepse, nëse janë miq të vërtetë, do të duhej t´i thoshin, “Gjelit të detit”, kryeministrit të Kosovës, kurrsesi të mos i pranonte të tilla qullnaja gjellëra helmuese, politike që po përgatiten në Beograd dhe në Moskë, për t´u zier në Bruksel që t´i hajë Prishtina,; vetëm që të plotësohen kërkesat dhe apetitet shoviniste serbomëdha.
Po, këta miq ndërkombëtarë pse janë kundër së drejtës për VETËVENDOSJE?!!!
– Pse të quhen palaço djemtë dhe cucat më të mira të kombit, të VV dhe njëkohësisht të lavdërohen të korruptuarit, mafiozët që, vet djajtë do të çuditeshin me prapësitë e tyre, këta që janë kthyer në shërbim të birit e të djallit?!… Shqiptarët, sot kanë nevojë për miq të sinqertë, por jo për të tillë si ambasadori amerikanë dhe ai francez, të cilët e përkrahin pa rezerva Hashim Thaçin.
– Po e përkrahin vetëm për faktin që, janë duke e ditur që, është duke ndjekur një politikë plotësisht, anti-shqiptare dhe tejet të dëmshme, kundër-historike.
– Mbesim me shpresë që, rënia e kësaj qeverie reaksionare, anti-shqiptare në Shqipërinë Londineze, do fillojnë gjerat për se mbari…
– Mbesim me shpresë që, edhe në zgjedhjet e ardhme të kësaj vjeshte, në Kosovë të bie kjo qeveri e prapakthimeve të mëdha historike, kombit të merr ecjen përpara me hapa të sigurt drejt fitoreve të reja.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura