XHEVAHIR CIRONGU: KOHA SHTRIGË (Poezi)

Durrës, 8 mars 2017:

 

 

 

 

 

KOHA SHTRIGË

Ecim ngadalë mbi shinat e kohës
Dhe vrapin lokomotiva diku qëndron,
Ashtu si bisqet e luleve të vjeshtës
Nga lodhja gjymtyrët e trupit rënkojnë.

 

Koha e dielltë ne seç na ngrohu
Ajo na fal dritë, frymarrje e tingull,
Por koha shtrigë stacion ndryshon
Si gjethet e varura të thata të palmës
Gjymtyrët tanë na i lëshon.

 

Në udhën e gjatë të kohës jetë
Ajo të errta re diku i ndalon,
Si një kal i zi pa fre pas nesh vrapon
Hirin e kockave një ditë ajo hedh
Në shtratin e lumit bie e fle.

As vet si besoj kohës kryeneç
Në heshtje vajtimi si dy binjak,
E shqyej trishtimin, gëzimin përqafoj
Gjymtyrët e hirtë të kohës
I hedh në det,
Me ato zë nis e lundroj.

Ne ecim me tingullin e kohës
Pa dashur as vet s’e dimë, ka edhe stuhi!
Tek ai gur i bardhë në kodër varri
Natë e ditë ashtu në heshtje
Të vdekurit i nderon ajo selvi.

Ah, kështu qënka e thënë
Në këtë botë shtrigë,
Koha – shtrigë kackat pabesisht
I thyen e hi na i bën përsëri.

Durrës, 3 mars 2017

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

ANEKDOTA

ANEKDOTA  ARGJIRA (ARI) UKIMERI, MA.SC. PEDAGOGE,  PRIZREN – KORRIK 2021 1. OPERA Njëherë një djalë i ri e…