XHEVAT BISLIMI: JASHARËT, EPOPEJA E UҪK’së DHE INSTITUCIONET E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Viti, 07. 03. 2014 – E di që “mbyllja” e FAMILJES Jashari dhe e heronjve të saj në Republikën e Kosovës (në një të nëntën e Shqipërisë) është “gabim” që nuk do të më falej, por kështu po ma do puna kësaj here. Ky “gabim” është pasojë e mosrealizimit të BETIMIT dhe të PLATFORMËS së UҪK’së dhe të Lëvizjes sonë Kombëtare për (ri)bashkimin e SHQIPËRISË…
Bashkë me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin!
E para, 6 Marsi nuk do të ishte kurrë “dita e dëshmorëve” të UҪK’së, sepse Ata janë dëshmorë të kombit… Ditë e Dëshmorëve në shkallë kombëtare është 5 Maji. Të paktën dëshmorët, që ranë për (ri)bashkimin e Shqipërisë nuk kemi të drejtë me i nda dhe me i copëtu sipas hartës së copëtuar të Shqipërisë me dhunë, terror e gjenocid…
E dyta, 6 Marsi, mendoj unë, duhet të shpallet DITË e HEROIZMIT SHQIPTAR (në shkallë kombi) dhe duhet të zyrtarizohet në Prishtinë, Tiranë, Shkup, por edhe në çdo krahinë të pushtuar shqiptare. Në këtë DATË TË MADHE do të përmblidhej e gjithë historia e qëndresës shqiptare, e gjithë përpjekja, lufta dhe flijimi shqiptar për lirinë e Shqipërisë, i gjithë heroizmi shqiptar dhe e gjithë dashuria shqiptare për liri dhe bashkim të kombit shqiptar në një shtet, në një Shqipëri.

Jasharët – flakadanët e Lirisë!

 Ka kohë që nderimi te varrezat e Jasharëve po bëhet i çakërdisur nga institucionet e Republikës. FAMILJA Jashari dhe Komandanti Legjendar, Adem Jashari duhet të jenë strumbullari i bashkimit të çdo shqiptari, të çdo partie, shoqate dhe institucioni… Ata që nuk i bashkon Komandanti Legjendar, Adem Jashari, duhet t’i bien vetes mas: o janë njerëz dhe politikanë me devijime dhe çrregullime mendore, o janë argatë të armiqve të kombit shqiptar… Figurat që i kanë takuar një partie politike edhe mund të jenë të “kontestuara” nga ata që nuk ishin të një mendjeje ose partie me ta…
Edhe sot Kryeministri i vendit nuk begenisi të hyje në KULLËN e Jasharëve dhe nuk begenisi të vinte në Akademinë përkujtimore…! Edhe mund ta kuptojmë Hashimin… Por, si ta kuptojmë Kryetaren e Republikës, Atifete Jahjagën, e cila edhe sipas Kushtetutës është figure e unitetit?!
Kryeministri kishte dërguar me “vendim” ministratë dhe shumicën e deputetëve të tij në Akademi për të zënë ekranet e televizorëve dhe për të mbajtur fjalime të karakterit zgjedhor dhe “hymnizues” për SHEFIN e tyre! Jemi në prag të zgjedhjeve…
Orkestra ushtarake ishte shume e mirë, por u teprua me pika muzikore. Për një rast të këtillë (Akademi përkujtimore) do të mjaftonin dy-tri pikë muzikore… Urojmë që edhe për këtë DITË (sidomos) – 6 Marsin, kombi shqiptar të jetë i unifikuar dhe i “pajtuar” me moton mbarëkombetare: Bashkë me Komandantin Legjendar, Adem Jasharin!

 ***************************************

EPOPEJA E JASHARËVE, HEROIZËM I PASHEMBULLT NË HISTORINË E NJERËZIMIT
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2504

==================

FAMILJA JASHARI – NJË FAMILJE QË E NDRYSHOJ NJË EPOKË!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura