XHEVAT BISLIMI: KOALICIONI PDK-LDK ME MARRËVESHJET E ARRITURA ME SERBINË KA CENUAR RËNDË SOVRANITETIN DHE PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS!

Viti, 12. 10. 2015: Koalicioni LDK-PDK i Isëhashimit, me Marreveshjet qe ka arritur me Serbine ne tavolinat dhe hotelet luksoze te Brukselit ka dhunuar, ka poshteruar dhe ka cenuar rende sovranitetin, pavaresine dhe lirine e Republikes shqiptare te Kosoves, duke ia njohur Serbise te drejten e administrimit te gati nje te tretes se territorit te Kosoves permes “Zajednices”-minishtetit serb ne Kosove! Me keto Marreveshje kapitulluese dhe poshteruese koalicioni i Isehashimitvuçiçit ka dhunuar, ka cenuar dhe ka rrezikuar edhe sigurine, paqen dhe qendrueshmerine ne Kosove dhe ne rajon-Iliri (Ballkan). E ketij karakteri eshte edhe marreveshja me Malin e Zi per ndryshimin e kufirit ne dem te Kosoves!!
Mbeshtetja, qe po i duket se e ka te “sigurte” ky koalicion i shperfytyruar nga “nderkombetaret” dhe nga Serbia, e ka bere ate arrogant, vulgar, te papergjegjshem dhe shpesh edhe me elemente banditizmi dhe mafioziteti! Arroganca e ketij koalicioni te dhunshem dhe dhunues eshte bere kercenuese per normalitetin, zhvillimin dhe jeten e qete te popullit shqiptar dhe te pakicave tjera lojale ne Republiken e Kosoves… Sot, ky koalicion provokoi dhe manifestoi arrogancen dhe dhunen e tij edhe ne sallen e Kuvendit te Republikes, duke dhunuar vullnetin e qytetareve (te populli te Kosoves) per nje Republike unitare (te pandare), te qendrueshme, te sigurte, te zhvilluar dhe te emancipuar!! Populli shqiptar i Kosoves (pjese e pandashme e kombit shqiptar) dhe partite e bashkuara politike (kuvendare):VV-AAK-NISMA po perpiqen dhe do te vazhdojne te perpiqen me te gjitha menyrat, mjetet dhe fuqite per ta mbrojtur Republiken e Kosoves dhe per ta shkeputur plotesisht nga Serbia dhe prania e saj ne Kosove.

Prandaj, qe te pengohen dhe qe te mos zbatohen (jetesohen) keto marreveshje, kjo qeveri dhe Iserrahmanmorina duhet te japin menjehere doreheqje. Tendenca dhe zotimi i koalicionit LDK-PDK (Isehashimi) per t’i zhvendosur mosmarreveshjet dhe perplasjet me Serbine midis shqiptareve jane teper te rrezikshme dhe kunder interesave kombetare e shteterore. Eshte koha qe te gjitha forcat dhe energjite e popullit shqiptar ne Kosove (pse jo edhe jashte saj-Tirana zyrtare…) pa dallim partie, feje dhe ideje te perqendrohen dhe mobilizohen per largimin e Isa Mustafes dhe qeverise se tij me qellimin e vetem qe, bashke me te, ose menjehere pas tij, te largohet edhe Serbia dhe prania e saj nga territori i Republikes se Kosoves, duke prishur marreveshjet kapitulluese te arritura me Serbine dhe me Malin e Zi. Anetaret dhe votuesit e PDK-se (sidomos), por edhe ata te LDK-se dhe, te gjithe ata qe ndjehen shqiptare dhe qytetare te Republikes se Kosoves, duhet t’i kundershtojne keto marreveshje edhe me shume se sa qe po i kundershtojne, qofte permes peticionit, qofte permes partive te tyre dhe qofte permes formave tjera politike e qytetare, sepse ky eshte edhe interes i tyre madhor. Ky eshte interes kombetar dhe shteteror. Marreveshjet me Serbine ne Bruksel kane çare ne menyre te pariparueshme (nese lejohet zbatimi i tyre!) themelet e Republikes se Kosoves. Qendrimi indiferent (moskokeçares) i ndonje shqiptari karshi kesaj gjendjeje eshte qendrim prej qyqari…

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura
Read More

IKNI …

Thaçi, Rama, Berisha, Mustafa, Meta etj., bëjuni shqiptarëve një “të mirë” historike-largohuni! Nga Skender Sadri KAPITI (Këtë shkrim…