XHEVAT BISLIMI: NUK JAM MË NË INICIATIVËN ‘NISMA PËR KOSOVËN’

Prishtinë, 26. 04. 2016: Miq, shokë, familjarë, farefis dhe dashamirë të shumtë, – Te merresh me politike ne nje vend ku lulezon korrupcioni e krimi i organizuar qenka e veshtire. Te merresh me politike ne nje vend me varferi dhe papunesi te skajshme nuk qenka e lehte. Por, mbi te gjitha, te merresh me politike ne nje vend ku nje pjese e mire e klases politike dhe shteterore (elita) eshte e korruptuar, e shantazhuar dhe e kapur qenka shume e veshtire…
Megjithate, jemi te “denuar” dhe e kemi detyre mbi detyra tjera te perpiqemi me krejt fuqite tona qe edhe Republika jone te behet plotesisht e pavarur nga Serbia dhe te vendos vet per te ardhmen e saj shqiptare dhe per zhvillim e mireqenie ekonomike e sociale. Edhe iniciativa NISMA per Kosoven u themelua me kete synim dhe me kete deshire… Mirepo, drejtuesit e perkohshem qe i zgjodhem doli se kishin synime dhe ambicie tjera! Rezultati i zgjedhjeve parlamentare vertetoi se kishim krijuar nje subjekt (iniciative) komunale dhe me karakteristika familjare e farefisnore!

Me “terheqjen” e Jakup Krasniqit nga kryetarlleku u terhoqen ose nuk erdhen disa nga themeluesit dhe disa nga ata qe kishin paralajmeruar ardhjen e tyre ne NISMA! Tendenca ne rritje per ta kontrolluar dhe “sunduar” subjektin dy-tre veta dhe trajtimi i NISMA-se si ndermarrje private e familjare i “detyroi” edhe disa themelues tjere te largohen nga kjo iniciative! Ne qe mbetem na mbajti bashkepunimi dhe bashkimi opozitar per kundershtimin e dy marreveshjeve teper te demshme (me Serbine dhe me Malin e Zi) dhe per ndryshimin e qeverisjes se korruptuar…
Antimarreveshja tinzare e “krereve” te NISMA-se me AAK-ne per ta prishur opoziten e bashkuar ia vuri kapakun te tanave dhe e fundosi kete iniciative politike! Prandaj, prej dje edhe une nuk jam më pjese e iniciatives NISMA per Kosoven.
Falenderim dhe nderim per te gjithe ata burra e gra dhe per te gjithe ata djeme e vajza qe u angazhuan me mendje e me zemer kunder marreveshjeve te Brukselit per Bashkesine e komunave serbe, kunder marreveshjes per kufirin me Malin e Zi dhe kunder qeverisjes qe po e rrenone lirine, demokracine, pavaresine, sovranitetin, ekonomine dhe mireqenien e popullit shqiptar dhe te pakicave ne Republiken e Kosoves!
Xhevat Bislimi (Njeri nga themeluesit e paket te NISMA-se dhe Sekretar i saj per marredhenie me publikun).

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura