ZEF MULAJ: PËRPLASET POETI

 Itali, 01. 02. 2017: Sonte ju përcjell një poemth interesant të poetit Zef Mulaj, aktualisht me banim në Itali, mjaft aktiv viteve të fundit, me botime të shumta të gjinive të ndryshme, për të cilat kritika letrare atje dhe jo vetëm ka shkruar me tone entuziaste.Në ditët dhe orët që jetojmë, me hallet tona dhe të botës, ne poetët ngarkojmë veten me dhembjet dhe shpresat tona dhe të tjerëve, duke u bërë vazhdimisht bartësit e ndjeshmërisë, sensibilitetit dhe britmave të gëzimit dhe trishtimit anëkënd planetit të lodhur,krah njerëzve që vuajnë fatin e tij, por dhe fatet e veta personale… Mulaj,i bërë njësh me dhembjen dhe shpresën, na sjell poetikisht,me metafora goditëse,me ankth të veçantë figurativ,çastin sublim të jetës në një pikë loti dhe më tej, trondit dhe shkund, qan dhe qesh sikurse mesazhon dinjitetshëm kah e vërteta.Besoj se meriton të lexohet me një frymë! Lulzim Zogu/

PËRPLASET POETI

Në shpirtin e poetit zjarret ndezur
Nuk i shkym’ ujë i lumenjve as i detërave
As vetetima, ortegu i borës
As loti i dashurisë tretur diku në fundin e botës.

Nuk e shkym zjarrin në shpirtin e poetit
as zingjiri i bërthamave nukleare
prej miljona vitesh ndezur
aty ësht prushi, brënda digjet.

Shpërthen me fjalën,
brenda saj ështe njeriu
i përlotur, i uritur, luftëtari, heroi,
Vajza e dashuruar për të parën herë

misri në arë gruri, lulet në kopsht
Shpirti njerëzore,
ushtari me pushkë duke vrarë ushtarin,
planetet e friksuera nga njeriu
me pishtarë në dorë,

Duke vrapuar tek trupi i pa jete
i një ushtari tek një femije mbi rrugë
Tek një barbon i shtrirë në një kënd rruge
me dorën e zgjatur në horizont.

Laboratoret moderne të shkencave mortale

Ndaj përplaset poeti me gurin,
urën , ortegun fabrikën , makinën…
me buzëqeshjen, me rrudhat e një plaku,
me një femijë të sapo lindur në gjoksin
e një nëne.

Ndaj shpirti i poetit degëzon në burim ndenjash
njerëzore, me botën, me yjët e qiellin,
shkon deri tek Zoti në takim
duke iu lutur për paqen e njerëzimit
pa armë , pa kufi,
njeriu të lahet me ujin e bekuar

Ndaj përplaset poeti
me fabrikantët e politikës ,
me utopinë e pa fund,
me zogun ulur në dritaren e një kulle ,
i kthyer kah mërgimi,
duke kërkuar therime toke
të munguar , ushqimin e jetës,
lirnë e butë si ujë që rrjedh
nga mali i vjetër mbi shkëmbin
e shpirtit të tij

Ndaj përplaset poeti…
Përplaset me dhimbjet njerëzore
me dritaret e mbyllura
nga dëbora dimërore,
ecën nëper rrugët paemërtuara
pa adresa, të tretura
në akullnajat e kohës së ftohtë
duke ndjekur hijet e mbetura pas
ikjes së njerëzeve të uritur, nga lodhja e zërit
nga tribunat
hipokrizia e kollareve të ngjyrave të ndryshme
që varen në qafën
e kuajve analfabetë që firmosin lirinë
në përplasejn e poetëve të ndezur në shpirt
si zogu në ikjen dimërore,
poetët përplasen në buzet e thara
të dashurisë së tradhtuar ,
në hapat e trishtë të një gruaje
dhunuar, përbuzur

Përplaset poeti në pasqyrën
e ngurosur në horizontit,
me vetëtimën e reve
shkëmben fjalën dhe shikimin
duke u kthyer në
skelet kockore mbi rrugët e qyteteve
si lajmëtarë ecën,
duke thirrur në poemën e cimentuar
nën lekurën e trupit ,
në kepucën e grisur vezë zogjshë
strehohen, ushqehen me lotin e poetit
kthyer në një masë helmi
mbi hipokrizinë e këtij shekulli.

Lajmëtarët e poetit ikur
nëpër rrugë të kryqëzuara
nga zjarre të nxehta
njeriu i shitur

Nga tregtarë të egër mesjetarë ,
madje prostituta
me trupin lakuriq nën qielll ,
nga pas një shimpanze i shekullit të ri
blen trupin e saj ,
më tej një i droguar me një flamur pa ngjyrë
pa komb pa emër,
Pa formë, pa sy, dashurohet me veten
duke pirë vdekjen
në euforinë e shpirtit e fitimit
të njeriut me emrin e kohes së lire – të lirisë.

Perplasen poetët
me plakun e vetmuar në një rrugë
në një shtëpi në qoshe të shekullit ,
përplasen poetet e mjerë
duke vrapuar drejt njerëzve nëpër rrugë
në gomonet e detit,
në fytyrën e shekullit të verbuar
plakur i sapolindur ,
plakë rininë, plakë syrin e bukuroshes
sapo ka lindur femijën

plaket fjala , plaket koha,
plaket sistemi, plaket ligji
plaket guri , plaket muri i kullës ,
plaket edhe liria, plaket edhe Zoti
ndaj poeti përplaset

Si katalizatori i një trupi njerëzirë
ndaj zjarri i poetit nuk shuhet
aty piqet shpirti
Koha dhe evolucioni…..
Përplaset poeti me fantazmat e shekullit,
demonët e hekurt
brenda çdo qelize kanë një varrrë njerëzore!
Këta janë demonët që nuk njohin njeriun ,
vetëm veten dhe paranë me të cilën blejnë kohën
Blejnë njeriun e mirë
ushqen demonin e pashpirt

Ndaj përplasen poetët
Në flakën e shpirtit
Duke thirrur me fjalën e bekuar
Poetët duan lirinë, paqen ,
ata dashurojnë aq shumë sa në çdo qelizë të trupit
kanë buzëqeshje njerëzish
Lotë, dhembje, shpresa, forca

kandilin pishtar në dorë dhe në shpirt
Për të ngrohur botën e lirë paqen
Poetët përplasen…
Dr Zef Mulaj Itali, 01. 02. 2017

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Intervista a Zef Mulaj

Incontro con l’autore: Zef Mulaj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura