SHKRIMI
e shtunë, 18 nëntor 2017

AURENC BEBJA: ELOKUENCA, SEKRETI I SUKSESIT TË GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT NË FUSHËN E BETEJËS

Francë, 11 Shtator 2017: Në librin « Maximes d'estat militaires et politiques » të Giovanni Botero (1544 – 1617) – të përkthyer në gjuhën frënge nga Pierre de Deimier (1580 – 1618) dhe botuar në vitin 1606 në Paris nga shtëpia botuese « Toussaincts du Bray » – gjejmë një shkrim në kapitullin « Des Capitaines excellens à se faire rendre obeïssance », më saktësisht në faqen n°33, ku flitet për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.



Lexoni fragmenti në vijim:

« …Elokuenca (gojëtaria) ushtarake ka shërbyer dikur për të qenë një bindës i menjëhershëm, dhe në bazë të këtij virtyti, siç tregon Suetone (Caius Suetonius Tranquillus, 70 mb.K. – 122 mb.K.), Çezari (Caius Iulius Caesar, 100 p.K. – 44p.K.) i ka barazuar apo tejkaluar të gjithë ata që ishin para tij. Për këtë, Ciceroni (Marcus Tullius Cicero, 106 p.K. – 43 p.K.) shkruan se megjithëse ky luftëtar i madh ishte po aq i mirë sa Lelio (Caius Laelius Sapiens, 188 p.K. – 125 p.K.), dhe sado që një burrë e ka të vështirë të dëgjojë se një tjetër është i shkëlqyer në më shumë gjëra se ai, duke e pranuar lëvdatën ushtarake, ai ia atribuoi Lelios trofeun e elokuencës. Aftësia e të qenit elokuent ka qenë shumë e dobishme në mesin e kapitenëve modernë, ku fatmirësisht i ka shërbyer Gjergj Skënderbeut, prej të cilit mësojmë nga historia, se kur ai dilte i armatosur në fushën e betejës, sytë e tij shkëlqenin mrekullueshëm nga gëzimi, fjalimi i tij gjallërues, trimërues dhe luftarak u jepte zemër ushtarëve të tij në atë mënyrë saqë i bënte jo vetëm të shkathët e guximtarë, por edhe të furishëm e përbuzës ndaj rreziqeve, madje edhe ndaj vetë vdekjes.



Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.

==============================================


Nga Aurenc Bebja, Francë - Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks