75 VITET E MËSUESIT DHE VEPRIMTARIT SHOQËROR IBRAHIM UKË HAJDARMATAJ

75 VITET E MËSUESIT DHE VEPRIMTARIT SHOQËROR IBRAHIM UKË HAJDARMATAJ

Nga Riza Çelaj, Pashtriku 10 mars 2023

Në jetën e përditshme rrallë mund të takosh njerëz që me punën e përditshme lënë gjurmë tek të tjerët. Mes këtyre të rrallëve është Ibrahim Ukë Hajdarmataj nga Zogajt e Tropojës. Gjurmët e tijë të punës e veprimtarisë janë jo vetëm në bytyç e Tropojë, por edhe më gjërë. Ibrahimi ka spikatur si mësues nga shkolla që ka bërë, si gazetar me aftësitë që ka fituar në jetë e në punën përkrah njerëzve e mes realiteteve të ndryshme që e kanë nxitur e frymëzuar për të shkruar e përkushtuar në gazetat e kohës, si veprimtar shoqërorë gjatë gjithë punës së tijë.

Emri i Ibrahimit lidhet me të qënurit kryeplak në Zogaj, kryetarë i organizatës së veteranëve për Bytyçin, si anëtar i Komitetit të Veteranëve të rrethit, si kryetar i shoqatës së mësuesve për Kukësin, Hasin, Tropojën. Me shkrimet e tij të mira e mjaftë të guximshme për kohën ka goditur fenomene të dëmshme që kanë ndodhur por edhe ka lartësuar figura e ngjarje pikante të luftës e të ditëve tona. Në vite ka grumbulluar përvoja pune e njohje të realiteteve të djeshme e të sotme e këto kanë gjetur pasqyrim në shtypin e kohës nga dora e mendja e Ibrahim Hajdarmatajt.

Emri i Ibrahimit u bë i njohur përmes reportazheve e shkrimeve që ka botuar në vite. Nga mënyra e shkrimit e trajtimit të problemeve secili do ta kishte zili aftësinë e tij komunikuese dhe mënyra e shkrimit të tyre në faqet e gazetave të shumta me të cilat bashkëpunonte.

Sot lexon një shkrim në gazetën “Kushtrim Brezash“, Nacional nesër në gazetën “Dita“. E dashur dhe e pazëvëndësueshme është bërë gazeta e Alpeve. Në faqet e saj lexon shkrime nga Ibrahim Hajdaramataj. Bashkëfshatarë, shokë e miq të Ibrahimit kënaqen me shkrimet që bën. Disa nuk ngurojnë dhe e telefonojnë, ca të tjerë i dërgojnë mesazhe duke e përgëzuar për shkrimin e bërë. Organet ku ka botuar në vite janë shumë si dje: Zëri i popullit, Bashkimi, Zëri i rinisë, Luftëtari, Puna etj, ndërsa sot Gazeta e Alpeve, Nacional, Kushtrim brezash, Telegraf etj. Përmes shkrimesh që ka botuar në këto organe është bërë e mundur lidhja dhe njohja me shumë gazetarë e cila ka kaluar deri në miqësi me ta. Jo vetëm me gazetarët, por edhe me përsonazhet e shkrimeve ka mbajtur lidhje shoqërore, kjo gjë ja ka shtuar vlerat e Ibrahimit.

Njerëz të tillë kanë jetën e tyre ndryshe nga të tjerët. Ibrahim Hajdarmataj lindi 75 vite më parë në Zogaj të Tropojës, fshat me tradita e histori siç është Bytyçi në përgjithësi. Që në vogëli u njoh me historinë e Bytyçit, me heroizma e sakrificat e kësaj zone, por jo vetem kaq ai u njoh me historinë e familjes së tij: babai Ukë Arifi me të shoqen Xhemile Ahmeti kanë qënë partizan ne Brigadën XXV sulmuese, gjyshi Arif Ahmeti ka qënë bashkëluftëtarë i Bajram Currit i dënuar me 101 vite burg nga Zogu, shtëpia e tij si shumë shtëpi në Zogaj ka qënë bazë e luftës. Këto ngjarje kanë ndikuar fuqishëm në edukimin e tij.

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje në Zogaj. Shkollën 7 – vjeçare e filloi në Kukës dhe e mbaroi në Bajram Curri. Shkollen e mesme për mësues e mbaroi në Shkoder në shkollen “Shejnaze Juka “. Kthehet në vendlindje dhe filloi punë si mësues fillorje. Më vone kreu studimet ne fakultetin e gjuhës dge letërsisë në UT. Pas mabrimit të fakultetit me korrospodenc ka kryer një kurs specializimi në letërsi. Puna e tijë gjatë gjithë kohës ka qënë në vendlindje, me detyren mësues, zv/drejtor, drejtor, shef kuadri, kryetarë i këshillit popullorë të fshatit Zogaj. Ka mbi 10 vite në pension, por shquhet si fermer. Ndryshe nga shumë njerëz Ibrahimin ke dëshirë ta dëgjosh, është i kuptueshëm, flet thejstë e bukur e që në çastet e para të bën për vete.

Më kurajon që e karakaterizon ka ngritur shpesh herë kërkesat e fshatit Zogaj. Kështu ka ndodhur në fillim të punës si mësues kur Idriz Logu ishte shef arsimi per rrethin vjen në Zogaj, Ibrahimi i kërkon të hapë shkollen 7 – vjeçare në Zogaj. Pasi u mendua pak Idrzi Logu tha:

– E gëzofshi shkollen 7 – vjeçare! Këtë urim e bëri realitet pas një viti. Me ngritjen e kësaj shkolle Ibrahimi filloi të jepte lëndën e gjuhës e të letërsië. Vite më vonë në Zogaj bëhej një aktivitet partie që drejtohej nga Mira Marku, ndersa nga Tirana i deleguari kishte ardhur Mehmet Karakushi anëtar i KQ dhe këshilltarë i Ramiz Alisë. Nga fundi i aktivitetit Mehmet Karakushi thotë:

– Nëse ka ndonjë problem të veçantë, apo kërkese  ta thotë. Ibrahimi gjithnjë guximtar, por edhe si dhënderr i tij, pasi për nuse kishte motren, merr zemeër dhe flet:

– Po unë kam një kërkesë. Duhet të hapet shkolla e mesme ne Zogaj drejtim gjimnazi dhe bujqesore. E degjon dhe në moment kthehet nga Mire Mraku sekrteare e KP duke e pyetur si i bëhet. Ajo foli për Zogajt si një fshat me prespektivë 60 km larg qytetit dhe si kërkesë ishte me vend. Shumë shpejt Mehmeti kontaktoi me Tefta Camin si Ministre e Arsimit. Ajo miratoi kërkesën dhe Brenda dy viteve u ngrit shkolla e mesme në Zogaj. Shkolla vazhdon edhe sot e në të përveç fëmijëve nga Zogajt vijojnë këtë shkollë edhe nxënës nga fshatrat e Hasit. Ibrahimi ka qënë i angazhuar me shoqërinë civile sidomos me projekte  të  financuara nga Fondacioni Soros, falë të cilit ka botuar për vite me radhe gazeten  “Ylberi i Zogaje“, “Biznesmenët e Arsimit “ duke qënë kryeredaktor  I tyre. Po kështu per një kohë të gjatë ka qënë i angazhuar me shoqaten“ Viktimat e minave e të armëve“.

Kjo ka bërë që shumë gazetarë me origjinë nga Tropoja  të lidhen  me Ibrahimin e  të kenë miqësi e vlerësim për punën e tijë. Mehmet Elezi, Skender Buçpapaj, Marash Hajati, Mujo Buçpapaj, Ramiz Lushaj, Ndue Ukcamaj, Ilir Buçpapaj, Sadri Rrahmani, Besnik Mustafaj, Jaho Mragjeka, Halil Buçpapaj, Patrik Sadikaj, Aferdita Sokoli, Shkelzen Zalli, Bukurie Hysenukaj, Elida Buçpapaj, Feride Papleka, Fjoralba Ponari etj dhe ne nivel nderkombëtarë I madhi Elez Biberi që punon prej vitesh në Zërin e Amerikës. Kjo gjë e ka bërë që në vitet 1960 të mos ndalet se shkruari artikuj për gazetat: Bashkimi, Mesuesi, Puna, Luftëtetari, Shkelzeni etj. Seminaret për shtypin në tiranë, Durrës, Shkoder, Peshkopi, Krujë e Sarandë kanë mbetur në kujtesën e Ibrahimit. Të freskët e mban takimin me ISMAIL KADAREN në B. Curri. Ibrahim Hajdarmataj përveç zanatit si mësues, gazetar i persosur, veprimtarë i palodhur shoqëror është dhe një familjar I irë e I përkushtuar. Në vitin 1980 u njoh e u martua me vajzen nga Vlahna e Hasit, Ajshe Karakushi, motren e Mehmet Karakushit i cili punoi shumë kohë në aparatin e KQ të Partisë. Ibrahimi tek bisedonte e pinte kafe me Mehmetin tregon se si fliste me shumë respect për gazetaret tropojan. Puna e Ibrahimit është vlerësuar në vite, 4 herë i dekoruar nga Presidenti me urdher e medalje “Naim Frasheri“. Nga martesa me Ajshen lindën 5 fëmijë, 4 djem e 1 vajzë.

Ibrahim Hajdarmataj, mars 2023 në Kukës

Të gjithë kanë kryer studimet e larta dhe punojnë. Albani, Kreshniku dhe Elisi punojnë e jetojnë në Tiranë. Indriti është mësues në Zogaj. Aurela , vajza është martuar dhe jeton në Gjermani, vetë është infermiere e burri Emanuel Gjoni financier në një shoqatë. Miku i djalit të Ibrahimit , Ylli Pulaj  gjeneral e komandant I aviacionit ushtarak sa herë takohet në Tiranë e pinë kafe i drejtohet Ibrahimit – sa hërë të takoj  një dritare me diell ma hapë në jetë. Aventurat me Ibrahimin nuk kanë të sosur. Në takimet e viteve të fundit për shtypin sin ë Tiranë, Shkoder, Prishtinë, Gjakovë, Pejë kanë pasur bukurinë e tyre. Bisedat me Ibrahimin, diskutimet e tijë, një foto me shokët sikur ja shtojnë vlerat këtyre takimeve. Ibrahimi është një zë i djeshëm dhe i sotëm pse jo edhe i nesërm i shtypit shqiptarë. Bilanci është i qartë për moshen 75 vjeçare të tij. 60 vite emri i tij është shafaqur në faqet e gazetave të shumta ku ka botuar e kontribuar.

Ka vite që njihem me Ibrahimin, na kanë bashkuar shkrimet, shumë shokë i kemi të përbashkët, në seminare e takime shtypi kemi udhëtuar bashkë si para viteve 1990 e pas tyre edhe sot. Ka 60 vite që nisi të shkruaj, janë 50 vite që njihemi e jemi shokë e miq të mirë. Është kënaqësi e nder të kesh nje shok si Ibrahimi. Ai mbart me vete shokun e mirë intelektualin e zote, gazetarin kurajoz e të vendosur. Koha i ka dhënë vlera e ne i urojmë: Të lumtë dora e mendja për shkrimet që bën e mesazhet që percjell në Bytyç e më gjërë.

Riza Çelaj

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura