Oslo, 23. 10. 2014 – Nuk është “karikaturë” ikona e simboli, ku shënohet e theksohet, vendi se ku jetojnë shqiptarët. Nuk është “zhele” theksimi i qartë, e me ngjyre të kuqe-gjak, vendi ku i kemi varret e gjyshërve tanë. Nuk është” vizatim” dëshira për të treguar e për të klithur para botës, se ne jemi këtu, ne ishim këtu, ne Shqiptarët! Harta e vërtetë politike e etinke, e 14 tetorit po shndërrohet çdo ditë në legjendën e ngritjes së flamurit të Shqipërisë Etnike në zemër të Serbisë. Harta me dy arkitektë të Shqipërisë Etnike tregoj se, ne Shqiptarët, nuk pajtohemi me coptimin e tokave shqiptare, që u kryen në Kongresin e Londrës (1913). Ismail Qemaili shpalli pavarësinë e tokave shqiptare, pra të të gjitha trojeve ku gjindeshin shqiptarët Autokton; Është tjetra ajo që ndodhi me ne; na vodhën, na rrëmbyen, na dëbuan e na plaçkitën: tokat, shtëpitë e identietin. Na vranë…!
Prandaj, jo rastësisht, kjo Hartë preku tërë faktorin Shqiptarë, emocionalizoj dhe «çojë përpjetë» edhe eshtrat e Mihail Gramenos, Ҫerqiz e Bajo Topullit, Ismail Qemailit, Isa Boletinit, Hajro Ulqinakut, Bajram Currit, Adem Jasharit e Esat Mekulit.
Shqiptarët, kudo që janë, jashtë e brenda shtetit, asdhenjëherë nuk do të pajtohen me këtë coptim e tjetërsim. Ne do të vazhdojmë rrugën, gjithsesi demokratike, por të pandalshme, që do të na çon tek ribashkimi i Kombit. E në këtë vend, pra në këtë Shqipëri Etnike e demokratike, do të këtë vend edhe për pakicat tjera kombëtare, mu siç është Norvegjia, Gjermania, Franca, Italia apo Anglia. Shqipëria Etnike, tanimë, është në zemrat dhe mendjen edhe të gjeneratës së UNMIK-ut. E, kjo është fitore! Ky është ngadhnjim absolut! Fqinjë bëhuni gati të na lëshoni shtëpitë dhe tokat tona. Ne do të jemi kudo, në Bruksel e Washington. Në Stadium e në Shkollë, Në Histori e në Shoqëri.
Ta dini fqinjë, Ne Nuk Do Të Ndalemi!
————————–
Gëzim Mekuli
– M A in Media Science and Rhethoric, – University in Bergen
– Communication, – University in Agder
– Film, Media and Communication, – University in Oslo
– Political science, – University in Mainz, Germany
– English language and litteratur, – University in Prishtina
– German in communication, – Østfold University college (1)
– Education theory in a multicultural context, – Oslo University college (1)