GJATË PLANDEMISË 10 MILIARDERËT E BOTËS SHTUAN 5 TRILION DOLLARË NË PASURINË E TYRE, NDËRKOHË QË VDISNIN 21 MIJË NJERËZ TË VARFËR NË DITË!

Plandemia e miliarderëve!

GJATË PLANDEMISË 10 MILIARDERËT E BOTËS SHTUAN 5 TRILION DOLLARË NË PASURINË E TYRE, NDËRKOHË QË VDISNIN 21 MIJË NJERËZ TË VARFËR NË DITË!

Nga Sheradin Berisha, Facebook 18 janar 2022

Sipas organizatës “Oxfam” 10 miliarderët e globit, gjatë pandemisë shtuan 5 trilion dollarë në pasurinë e tyre, duke përkeqësuar kështu pabarazinë ekonomike pasi kjo gjendje i varfëroi miliona njerëz në mbarë botën.

Sipas të dhënave të “Forbes”, të cituara nga Oxfam, 10 njerëzit më të pasur në botë janë: Warren Buffett, Mark Zuckerberg, Bill Gates, Elon Musk, Jeff Bezos, Steve Ballmer, Larry Ellison, Bernard Arnault, Sergey Brin, Larry Page.

Nga të dhënat e Forbes’it, që iu referohet në një raport të ri “Oxfam”, thuhet se pasuria totale e miliarderëve u hodh nga 8.6 trilion dollarë në mars 2020 në 13.8 trilion dollarë në nëntor 2021, një rritje më e madhe se në 14 vitet e mëparshme së bashku.

10 burrat më të pasur në botë panë pasurinë e tyre kolektive më shumë se dyfish, duke u rritur me 1.3 miliardë dollarë në ditë. Sipas Oxfam, të ardhurat më të ulëta për më të varfrit rreth botës kontribuuan në vdekjen e 21 mijë personave çdo ditë

Banka Botërore vlerëson se 97 milionë njerëz në mbarë botën ranë në varfëri ekstreme në vitin 2020 dhe tani jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë. Numri i më të varfërve në botë gjithashtu u rrit për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Raporti i organizatës publikohet në prag të mbajtjes së Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, që për të dytin vit radhazi mbahet online për shkak të pandemisë.

—————–

Burimi:

Billionaires added $5 trillion to their fortunes during the pandemic / By Anna Cooban, CNN Business / January 17, 2022

https://edition.cnn.com/2022/01/16/business/oxfam-pandemic-davos-billionaires/index.html

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura