FAIK KONICA: SOT KANË DALË CA ZUZARË!

Pashtriku.org, 21.  11. 2014 – (“Sot kanë dalë ca zuzarë/Që u lindnë shqipëtarë/E punojnë natë e ditë/ Që të mbetemi pa dritë/Është turp prej kësi krimbash/Të mundohet një komb trimash”. – Faik Konica, 1899) Koment: Fakti që i gjejmë aq aktuale fjalët e Konicës, të Fishtës etj., tregon se letërsia shqiptare e asaj periudhe ka qenë ekstrem realiste, tregon nivelin e lartë, thellësinë e mendimit dhe të njohjes që këta autorë kanë patur, tregon se sa pak ka ndryshuar shoqëria shqiptare. Praktikisht nuk ka ndryshuar fare, vetëm sa është ngjyrosur nga jashtë, në sipërfaqe, përbrenda – mentaliteti i njerëzve dhe sidomos i politikanëve mbeti i njejtë.  Makutëria, lakmia, xhelozia, paftyrësia, perversiteti dhe fallsiteti i politikanëve tanë është e trasheguar nga brezat paraardhës. Kështu mund të kuptojmë fare mirë se përse në periudhën Osmane, politikanët shqiptarë bënin karierë në Stamboll dhe e lanë vendin e tyre në varfëri dhe injorancë të thellë. Shtegëtimi i intiligjencës shqiptare drejt perëndimit që sot konstatojmë, shpjegohet si rezultat i kësaj, një zgjidhje personale, si një rrugë shpëtimi nga zgjedha e padrejtësisë. Jetojmë në një shoqëri, ku individi është plotësisht i pambrojtur nga diktatura e mashtrimit politik. Ku idealet kanë humbur ose janë zëvendësuar me “pjatën e gjellës”, ku ndershmëria e ka humbur vlerën e saj, kurse krenaria është këthyer në mburrje publike megallomane. Vlera nuk e gjen vendin e saj në mes të pavlerës, prandaj dhe largohet. Lamë krimbat dhe zuzarët të drejtojnë vendin, ç’fatkeqësi për një Komb. (Përgatiti: Përparim Demi)


Faik Konica (1875 – 1942)

 :::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
REVISTA ‘ALBANIA’ E FAIK KONICËS – TRIBUNË E MENDIMIT SHQIPTAR
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=2579

=======================

Faik Konica – Një jetë për Shqipërinë – Dokumentar nga Ilir Ikonomi:

,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

(Ilustrimet i bëri editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura