ING.AHMET ҪOLLAKU: KUR ZHGRAPS KRYEMINISTRI YNЁ

Tiranë, 21. 11. 2014 – Armiqtë tanë, nëpërmjet qeveritarëve, kanë dashur me kohë t’i shembin këto institucione. Ata kanë shembur bollë atje në Fier, Patos, Kuҫovë e gjetkë dhe, pasi kanë grabitur fondet, pa lënë sirtarë dhe dollap, po nxjerrin në pazar të gjitha pasuritë tona nëntoksore, t’a boshatisin Shqipërinë, që tekefundit edhe këta pak shqiptarë që kanë mbetur të marrin rrugët e botës. Përse shqiptarët duan t’a braktisin këtë vënd? Sepse po u merren nga të huajtë të gjitha pasuritë dhe institucionet për “dhuratë”. Se shtetet janë si puna e njeriut. Ato kanë kokë, sy, zëmër, veshë, këmbë… Të huajtë kanë kohë që na kanë marrë kokën, dhe tani duan zëmrën, pasuritë minerale dhe institucionet muze… Kjo nuk është thjeshtë një zhgrapsje firme e Kryeministrit tonë. Kjo është një shkarje tektonike kombëtare, sepse fundos Shqipërinë disa herë. Fakulteti Gjeologi-Miniera nuk është godinë komunaleje. Ai është institucion ku studjohen dhe kërkohen mineralet e nëntokës tonë. Ҫdo të ndodhte, sikur shoferi t’i thoshte Kryeministrit se nuk ka naftë për të lëvizur?!
***
Vendimi, për tjetërsimin e godinës së Fakultetit Gjeologji-Miniera, është një rrëshqitje, që do t’i kushtojë shtrenjtë Kryeministrit tonë, nëse ai vërtetë do t’a zhgraps atë fletushkë. Kryeministri ynë ka shumë probleme, që ka lënë pas S. Berisha, probleme të stazhionuara apo të reja me Serbinë, apo ato me gjykatat Shqiptare, e shumë të tjera, nuk numurohen. Pra, ai nuk ka arsye përse të merret me lëvizjen e këtij institucioni të vetëm shqiptarë, i cili në botë njihet më shumë se godina qeveritare, madje më shumë se vetë Kryeministri ynë. Cilët nuk do t’a lakmonin atë godinë, gjithnjë joshëse në atë buzë kodre nga vështrohet dhe kapet me krahë pjesa më e ekspozuar e qytetit të Tiranës? Qeveritarëtë tanë, të çdo kallëpi, kanë orekse për të shkatërruar dhe tjetërsuar. Ata tregojnë sjellje arriviste me një zhgrapsje lapsi. Z.Rama ështe i lodhur nga Beogradi, por siҫ duket kjo puna e lëvizjes së godinës së Fakultetit Gjeologji-Miniera e shtendos, e shlodh… Dikur kjo qeveri e radhës tha se menjëherë do të merrej me 21 Janarin, me Gërdecin, me konҫensionet e naftës dhe mineraleve e me radhë…

Edi Rama – replika me studentët protestues të Fakultetit të Gjeologji Minierave
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në 5 nëntor 2014, Qeveria vendosi që studentët e Fakultetit të Gjeologji Minierave të transferohen në një godinë tjetër, pasi kjo godinë do ti kalojë Gjykatës së Lartë. Për të kundërshtuar këtë vendim studentët e fakultetit të Gjeologji Minierave dolën në protestë, ku u ballafaquan për këtë problem edhe me vete Kryeministrin Edi Rama.

Këtë Shqipëri, me të mirat dhe të këqijat e saja, e ka ushqyer dhe mbajtur kryesisht produkti i kësaj godine, pavarësisht se ndonjë zuskë, eminencë gri këtej rrotull thotë se specialistët, që dalin nga kjo godinë, janë “gjurmues popullorë”, “urithë”. Kjo ndërtesë ka në rrënjë teoritë dhe praktikat e shkencëtarve Zuber, Nowack, Nopsca, Martelli, Maddalena, Dal Piaz, Plate, Mishunina e të tjerë, dhe të mësimdhënësve shqiptarë tërë nur si Kuneshka, Kraja, Peza, Pasho, Deda, Melo, Meko, Kristo, Frashëri, Burri, e të tjerë, vendas dhe të jashtëm…
Ka vite që “Shell”-i, super kompani e fuqishme nafte në botë, bënë kërkime në Shqipëri, por konkretisht e ndali pusin e Molishtit, pasi shpoi qindra metra, sepse nuk shkoi sipas projektit. Shpenzimet? Vetëm ata i dinë. Po sikur ai projekt, në atë zonë të ishte diskutuar me ata “urithat” shqiptarë, produkt i atij fakulteti, a do të ishte projektuar ai pus? Specialistët tanë i njohin nervat e nëntokës së këtij vëndi, që quhet Shqipëri.
– Kush i ka zbuluar gjithë ato minerale dhe gjithë atë naftë? Ata “urithët”, “gjurmuesit popullorë”.
– Sa kanë qënë këto të ardhura në vlera monetare?
Miliarda!
– Konkretisht, sa tonë naftë dhe minerale kanë dalë deri më sot nga gjithë vëndburimet tona, dhe ku kanë shkuar?
– Përse zien lufta në Ukrainë dhe në vëndet e tjera Arabe?
– Për naftën!
Enver Hoxhës pasuritë kombëtare i siguronin pushtet absolut, prandaj ai ҫdo mëngjes vështronte nga ajo godinë dhe urdhëronte të vendoseshin lule nëpër parvaze dhe të mbilleshin pemë rreth asaj godine kurorë mbreterore. Nga ajo godinë niste rruga e gjatë për të zbritur në terren, për të zbuluar minerale. Ajo godinë ishte çentrali që i jepte atij energji për të sunduar. Prandaj ai nuk e piketoi kurrë atë gjelbërim dehës për vete dhe as për ndonjë institucion tjetër. Pra ai nuk qe destruktiv me Fakultetin Gjeologji-Miniera.
Z.Rama duhet të merret me kompaninë “Bankers Petroleum” dhe me të tjera kompani koncesioniste në naftë dhe më gjërë, të cilat pa përjashtim po e hanë nga poshtë këtë Shqipëri. Dhe, si për ironi, qeveria vendosi disa sizmografë rreth Marinzës për të testuar (mashtruar). Qeveria ka probleme me Albpetrolin, ku bëhet kërdija. Atje KLSH dhe prokuroria kanë gjetur gjithë ato shkelje financiare. Me ato pare mundet të ndërtohen qindra godina me xham dhe mermer në ngjyrë Talku apo Terra-cotta, edhe atje në majë të Dajtit, që do të lakmoheshin nga të gjithë gjykatësit, prokurorët apo avokatët, të cilët prangosin në darkë dhe çkyçin në mëngjes.
Fakulteti Gjeologji-Miniera është një institucion shkencor për të gjithë shqiptarët, kudo ndodhur, sepse është në fondin e memorjes së kombit. Zhgrapsja e Kryeministrit është shënjë ogurzezë, prandaj ka pasur reagime edhe në shtypin shqiptar. Konkretisht, shkrimi i Mero Bazes në gazetën Tema është një manifest i Fakultetit Gjeologji-Miniera, që është sinonim i ekonomisë shqiptare. “Nëse ka një Fakultet në Shqipëri, që ka një bilanc konkret shkencor dhe jo dokrra kopjaxhinjësh, është ai fakultet… Ai fakultet nuk është një ndërtesë, por një histori e gjallë e ekonomisë, falë së cilës ka mbijetuar Shqipëria. Nëse do të ngrihet një herë në këmbë ky vend, do të ngrihet kur t’u kthehet burimeve të veta natyrore dhe t’i heqë ato nga duart e banditëve dhe t’ia kalojë për menaxhim atyre që kanë dalë nga dyert e atij fakulteti” – thotë ai.
Armiqtë tanë, nëpërmjet qeveritarëve, kanë dashur me kohë t’i shembin këto institucione. Ata kanë shembur bollë atje në Fier, Patos, Kuҫovë e gjetkë dhe, pasi kanë grabitur fondet, pa lënë sirtarë dhe dollap, po nxjerrin në pazar të gjitha pasuritë tona nëntoksore, t’a boshatisin Shqipërinë, që tekefundit edhe këta pak shqiptarë që kanë mbetur të marrin rrugët e botës.
Përse shqiptarët duan t’a braktisin këtë vënd?
Sepse po u merren nga të huajtë të gjitha pasuritë dhe institucionet për “dhuratë”. Se shtetet janë si puna e njeriut. Ato kanë kokë, sy, zëmër, veshë, këmbë… Të huajtë kanë kohë që na kanë marrë kokën, dhe tani duan zëmrën, pasuritë minerale dhe institucionet muze… Kjo nuk është thjeshtë një zhgrapsje firme e Kryeministrit tonë. Kjo është një shkarje tektonike kombëtare, sepse fundos Shqipërinë disa herë. Fakulteti Gjeologi-Miniera nuk është godinë komunaleje. Ai është institucion ku studjohen dhe kërkohen mineralet e nëntokës tonë. Ҫdo të ndodhte, sikur shoferi t’i thoshte Kryeministrit se nuk ka naftë për të lëvizur?!
Ngela i shokuar kur pashë përballjen e Kryeministrit me protestuesit, me qëndrimin e fryrë të tij, dhe në ҫast m’u kujtua një thënie e një mikut tim, tani në Rumani, që më thoshte, se kur një lider shqiptar ledhatohet shumë, ai bëhet figurë e keqe. Të shqetëson kjo lloj arrognce. Në atë protestë mungonin fizikisht shumë nga personeli dhe të dipllomuarit. Mungonin të gjithë shokët e mi, të cilët tani punojnë jashtë dhe bëjnë të pasur vëndet e tjera, por jo Shqipërinë, sepse kështu e menazhoi politika shqiptare këtë repart pararojë të ekonomisë kombëtare. Në atë protestë ishin të gjithë shqiptarët, sepse kishte të bënte, jo vetëm me mbrojtjen e godinës, por edhe të pasurive kombëtare dhe të të ardhëmes së njerzve të këtij vëndi.
Qeveria duhet të gjejë kohë të merret me ҫështjen e Marrëveshjes detare me Greqinë, sepse siҫ po shkon puna, edhe ky problem do të zgjatet si problemi Ҫam. Shëmbja e këtyre institucioneve me infrastrukturat shkencore, stimulohen dhe nxiten nga armiqtë tanë. Për këto duhet të bëhet i ndjeshëm Kryeministri ynë, dhe jo të rrisë oreksin e ndonjë ariu polar. Fakulteti Gjeologji-Miniera nuk është bastion i ndonjë pale apo partie. Qeveria duhet të bëjë të pamundurën për t’a vënë në krah me ato botroret, sepse kemi pasuri të tilla, që na i lakmojnë edhe të huajtë.
Tani afër bisedova me një kolegun tim, diku jashtë Shqipërisë. Ai, pasi më dëgjoi mirë e mirë, më tha se Fakulteti Gjeologji -Miniera, gjatë një çerek shekulli, ka heshtur për krimet e bëra në naftë dhe në miniera. Heshtja është miratim i të keqes. Ata janë oportunistë. Pse nuk kërkojnë kryesoren: Stop shitjes dhe grabitjes së pasurive kombetare!? Shqipëria jo në ankand! Gjeologjinë e Shqipërisë t’a studjojnë gjeologët shqiptare! – përfundoi ai.
– Sidoqoftë, i thash unë, – ajo godinë duhet të qëndrojë aty, pa lëvizur as një pllakë dhe asnjë tullë, sespe ajo është Pentagoni Shqiptar Ajo nuk është vetëm një institucion përgatitje dhe kualifikimi. Ajo tashmë është një muze real, ku ruhet tradita, eksperienca e gjatë Shqiptare, vlera këto, të cilat të huajtë i kontrollojnë me satelitë. Pa dyshim që personeli i atij fakulteti duhej të ishte ndier kundër kësaj barbarije, që u bëhet pasurive kombëtare. Kurse një tjetër më shkruan se pedagogët dhe studentët e fakultetit duhet të protestojnë, në rradhë të parë, kundër koncensioneve korruptuse me kompanitë e huaja, të cilat tani duan edhe godinën e fakultetit. Shqip, kjo do të thotë se ata nuk kanë më nevojë për gjeologët shqiptarë, sepse punët e gjeologjisë i bëjnë vetë kompanitë e huaja!
Protestuesit të kërkojnë shtetëzimin (nacionalizimin) e naftës, gazit, kromit, bakërit, arit. Të prishen marrëveshjet koncensionare, që janë në dëm të Shqipërisë. P.sh., Bankers Petroleum nuk ka fatura investimesh 1.5 miliardë dollarë, siҫ .pretendon. Të kërkohet dënim i rreptë i atyre personave, që kanë firmosur këto koncensione grabitqare, antishqiptare. Atëhere mundet të shpëtojë godina e Fakultetit Gjeologji – Miniera edhe pasuritë kombëtare, përfundon ai. Nëse Fakulteti Gjeologji-Miniera, institucion dhe muze, do të konvertohet në një godinë gjykate, Shqipërisë-SOS, do t’i humbasin shumë vlera shkencore dhe aplikative, që kanë të bëjnë me zbulimin e pasurive atyrore kombëtare. Këto vlera të mirëfillta janë të mpleksuara me studimet e të huajve, të cilët e kanë rilevuar Shqipërinë disa herë, si para dhe pas luftrave Atyre u takon një memorial përkujtimor këtu në Shqipëri. Këto zhgrapsje firmash e paralizojnë plotësisht Shqipërinë tonë
(Kontakti me autorin: Ahmet S.Ҫollaku – [email protected])

…………………………………………

…………………….

(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, Sh.Beridsha) 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura