Bukuresht, 02. 12. 2014 – Po përjetojmë një periudhë të trubullt dhe ndodhemi në mes të rrugës. Perspektiva që dëshirojmë është një regjim demokratik, një shoqëri pluraliste, ku njëriu të zërë vëndin qëndror dhe politika të orientohet drejt interesave kombëtare. Përse nuk është arritur kjo pas gati 25 vjetësh të përmbysjes së diktaturës dhe si mund ta realizojmë më shpejt? Të mundohemi ta kuptojmë atë që përjetuam: specifikën tonë.
Pak histori
Ishim mësuar me sistemin një partiak të diktaturës, ku fliste njëri dhe të tjerët dëgjonin, shpesh duke duartrokitur. Pastaj, më të guximshmit flisnin me zë të ulët në rrethe të ngushta, se ishte gabim, se nuk ishte e drejtë, se ishte një budallallëk, por ja që duhej zbatuar përndryshe ke pasoja, humbet postin, humbet karierën, humbet privilegjet, përjashtohesh, të pret burgu, apo të pret plumbi. Për të mos folur pastaj për pasojat që do kishte familja, fisi, miqtë dhe shokët. Frika ruante vreshtat – thonin përfaqsuesit e organeve të diktaturës. Si rezultat, direktivat vetëm lavdëroheshin, më të zellshmit i ngrinin në qiell dhe vëzhgonin përreth të gjenin ndonjë viktimë të pakënaqur, i cili nuk duartrokiste sa duhej dhe nuk bërtiste fort “Rroftë Partia me sh.E… në krye”. Gjenialiteti i liderit nuk ishte temë për diskutim, aq më pak për tu vënë në dyshim, ishte diҫka që vetkuptohej, e natyrshme, e thënë dhe e pranuar nga të gjithë. Diskutimi i ideve, dalja nga ideollogjia që impononte propagandae partisë, kundërshtimi apo qoftë dhe vënia në dyshim e vërtetësisë dhe drejtësisë së direktivave, të bënte subjekt të luftës së klasave. Atëhere ishim vetëm “ne” dhe “armiqtë tanë”, të cilëve u duhej shtypur koka. Vite të vështira për njerëzit e edukuar, të cilëve u ndalohej të mendonin. Parulla “ҫ’thotë partia bën populli….” ishte një realitet i egër pa alternativë. Një pjesë që shihnin RAI (postet italiane) apo dëgjonin Zërin e Amerikës heshtnin.
Ҫfarë ndodhi ? – përmbysja.
Kolapsi ekonomik dhe parrugëdalja në fund të viteve 80-të e detyroi udhëheqjen të pranonte një njëfarë pluralizmi të mendimit dhe më vonë atë partiak. Në Tiranë ndjehej një farë padurimi. Presionin perëndimor dhe atë të mbrëndshëm partia u mundua ta anashkalojnë duke simuluar një pluralizëm sipërfaqësor, të organizatave të masave si ajo e bashkimit professional, frontit demokratik, të veteranëve, të grave apo të rinisë dhe pionierëve. Pastaj meqë askush nuk i besoi dhe situata sa vinte e përkeqsohej, nga frika e një revolte popullore, udhëzuan disa intelektualë besnik të partisë të formonin partitë e tyre me emra perëndimore. Ndërkohë ngjarjet rrokulliseshin. Familja Popa u ngujua në ambasadën italiane dhe më vonë plasi ngjarja e ambasadave. Iku Kadareja, njerëzit filluan të flasin. Kështu lindi PD-ja me rastin e protestavetë studentëve në dhjetor të 1990-tës dhe pas saj PR-ja etj., të cilat u rritëns hpejtë si topi i borës që u rrokullis nga mali dhe u bë ortek. Materiali mbushës, dmth njerëzit e thjesht të revoltuar dhe të entuziazmuar dolën në mitingjet e përditëshme, duke brohoritur parrullat e kujdesëshme në fillimim, që u transformuan në revoltë, në brohoritje histerike ku u përdorën dhe fjalë të pista. Veteranët e alarmuar thonin – ҫ’bën Partia ???
Revolt e ҫ’orientuar.
Në bazë, në rrethet e ngushta, në shoqëri, e deri në familjet filloi një diskutim i gjërë masiv, i cili sa vinte dhe bëhej më agresiv. Artikujt e gazetës së parë opozitare, RD, orientonin dhe i furnizonin me tematikë këto diskutime. Guximi ngrihej, inkurajohej nëpër mitingje. Antagonizmi i shoqërisë shqiptare të ndarë në dysh doli gradualisht hapur në sipërfaqe. Pak nga pak, i doli frika njërës palë dhe i hyri frika palës tjetër. Ajo që mbeti e pandryshuar dhe e konservuar, ishte intoleranca, produkt i luftës së klasave 50 vjeҫare. Shumë njerëz kërkonin hakmarrje, gjuha e urrejtjes sa vinte dhe forcohej. Hakmarrje donin dhe ata që nuk kuptonin asgjë, edhe ata që s’kishin asnjë gjë të përbashkët me politikën. Në atë periudhë, edhe ata që mbetën të pashkolluar, ata që nuk bënë dot karierë në parti apo në profesion, u ndjen të persekutuar, të shtypur, dhe arritën në përfundimin se për të gjitha fatkeqsitëe tyre personale apo familjare, fajin e kishin udhëheqsit, drejtuesit, kryetarët dhe shefat e tyre të të gjitha rangjeve. I persekutuar u ndje dhe hajduti, edhe mashtrusi, perversi, dylberi (homoseksuali), krimineli, violatori, karieristi,…. e deri te analfabeti, handikapati, sakati etj. Ekonomia u shkatrua, shteti degradoi dhe shoqëria u dezorientua.
Baza e nisjes
Shqipëria s’pati literaturë sociollogjike, psikollogjike, filozofike. S’pati desidencë dhe as opozitë. Shoqëria shqiptare për 50 vjet konsumoi vetëm literaturën e partisë dhe veprat e realizmit socialist që i bënin temena. Shqiptarët nuk dinin asgjë për shoqërinë pluraliste, as si funksiononte sistemi në perëndim. Asgjë s’dinim për ekonominëe tregut dhe kapitalizmin në përgjithsi. Këto terma përdoreshin në slloganet partiake vetëm me sensin negativ, duke i paraqitur si gogol, pa asnjë sqarim tjetër. Shqiptarëve u thuhej se ҫdo gjë e mirë për popullin ishte në sistemin e diktaturës së proletariatit dhe ҫdo gjë e keqe në sistemin kapitalist. Por ja që nga filmat, RAI apo radiot e lira vinte informacioni që andej jetohej më mirë, visheshin më bukur, kishin rogat më të larta, kishin makina dhe vila, udhëtonin të lirë etj. Andej nuk burgosej dhe nuk vritej njëri për një fjalë goje apo opinion, nuk internohej kush. Andej e ndroje punën sa herë deshe dhe nuk të emëronte partia. Andej nuk bënte njëri lutje për tu lejuar të transferohej apo që të fitonte pashaportizimin në qytet. Andej fitohej sa mundje sipas aftësisë, zotësis apo fatit dhe mund prishje sa të mbante xhepi pa të kërkuar hesap njeri. Andej kishte prona që s’ti prekte njëri, mund ti blije dhe ti shisje sa herë të doje. Andej s’kishte mbledhje kolektivi dhe as partie, në punë punohej dhe kaq, në punë nuk vidhej. Andej gjeje në dyqan gjithshka ҫfarë kishe nevojë, bile ta binin në shtëpi po të doje. Andej shkruaje dhe flisje si të vinte për mbarë. Këto pak gjëra dinim, por s’dinim mjaft gjëra tëtjera për të cilat na u deshën 20 vjet ti njohim dhe ndoshta edhe 20 të tjerati kuptojmë dhe ti zbatojmë.
Ҫfarë donte populli
Njerëzit donin liri, veҫ e donin ashtu në përgjithësi pa e ditur se deri ku ishte pragu i saj. Kështu në vënd të demokracisë në Shqipëri u instaurua anarhia, e cila filloi me vandalizmin më të egër. Mungonin ligjet, strategjitë, planet, projektet. Evokohej mirëqënia e vëndeve të zhvilluara perëndimore pa ditur si arrihej ajo. Shoqëria shqiptare nuk u ҫlirua, ajo shpërtheu, u dezintegrua deri në qelizat e saj. Pjesa konservatore u rrudh, u struk, ndërkohë që pjesa tjetër degjeneroi, rëshqiti në imoralitet. Emigracioni përpiu shumicën e fuqis punëtore të mbetur pa punë në ekonominë tonë të bllokuar. Varfëria u bë dhe më e thellë, duke kërcënuar egzistencën e njerëzve dhe të vet shtetit, siҫ u pa qartë në vitin 1997. Kaloi dhe kjo periudhë, e cila e vuri në provë popullin tonë. Ndërkohë një kërcënim tjetër erdhi nga jashtë, Sërbia. Njerëzit sikur u zgjuan nga një dehje e gjatë. Papritur u kujtuan se ishin shqiptarë, kuptuan se kishin një komb, i cili ishte në rrezik dhe kjo i bashkoi. Pas kësaj u bëmë “nacionalistë” – kështu na thanë !
Deri këtu – mbaroi preludi
Pas përbysjes, na u tha gjithashtu se ishim tashmë në një sistem pluralist, por unë shihja të njëjtit oportunistë, ish antarë të devotshëm të partisë, të cilët u shpërndanë në disa parti. Këta, ndërkohë ndruan karriket me njëri tjetrin, “herë ma hype e herë ta hypa” – si i thonë një fjale. Polimizojnë midis tyre pa thënë asgjë të re, akuzohen reciprok. Partitë u drejtuan nga të koruptuarit e mëdhenj, të cilët u bënin moral të koruptuarve më të vegjël. Fjalorii rrugës i zuri vëndin gjuhës zyrtare. Kuvëndi, i parë nga ky kënd vështrim, ngjante me një mihane të mbushur me pianecë dhe të droguar, ndërkohë që qeveria ndante ndihmat në xhepat e saj. Populli s’kishte punë me këta, pasi kishte hallet e veta. Dikush priste paret nga emigrantët, dikush merrej me trafiqet, një tjetër sillte makinat e vjetra apo të vjedhura dhe të tjerët mbillnin “bar”, gjithsekush sipas mudësisë, por mbijetuan, të gjithë ndërtuan. Të gjithë shisnin dhe blinin, askush nuk prodhonte. Shumë ngritën shtëpia, pallate, hotele, restorante, pak me leje e shumë pa leje. Thjesht zunë tokat “e askujt” dhe ndërtuan, “o Mete për vehte” dhe “ku rrafsha mos u vrafsha”. Një pamje që tëkujton “Perëndimin e largët” në filmat me kauboj, fatkeqsisht kjo është Shqipëria e tranzicionit të frenuar.
Pluralizmi
Shpesh më ndodhte që kur propozoja diҫka, një zgjidhje, një metodë, një përmirsim në punë, menjëherë hidheshin të tjerë që dilnin kundra. Thonin se nuk ishte ashtu, nuk ishte mirë, nuk bëhet, s’ka vlerë, por asnjëri prej tyre nuk vinte me një alternative, nuk vinte me një propozim tjetër, me një ide të tyre. Askush nuk diskutonte, veҫ mohonte. Pra tek ne ishte shumë i përhapur negativizmi, i cili buronte nga padija, nga zilia, nga xhelozia. Mentaliteti negativist shprehej dhe shoqërohej me arrogancë, vulgaritet dhe me një mungesë respekti të theksuar. Të mohosh apo të kundërshtosh nuk do të thotë patjetër se ke ndonjë ide. E drejta për të mos qënë dakord në këtë rast keqinterpretohej dhe keqpërdorej.
Më kujtohet një shprehje që thoshte një miku im – “Një mëndje, hiҫmëndje. Dy mëndje, një mëndje”. Besoj se ky duhet të jetë thelbi i pluralizmit. Pluralizmi duhet të jetë tolerant, është një mjedis shoqëror që karakterizohet nga bashkësia e ideve të ndryshme komplementare për gjetjen e një zgjidhje sa më të drejtë. Pluralizmi i referohet ideve dhe është e kundërta e mohimit dhe nuk mund të konfundohet me kundërshtimin pa princip. Ai krijon kushte për rrahjen e ideve për të përzgjedhur, për të gjetur rezultanten. Pra pluralizmi presupozon punë të përbashhkët për një qëllim. Në këto kushte evidentohen eksperienca dhe kultura kolektive, energjiae përbashkët e vënë në shërbim të zhvillimit të shoqërisë.
“Pluralizmi” shqiptar
Ne kemi përvojë të trashëguar dhe historike të pluralizmit. Në kohët e para kur mblidheshin tek logu i burrave, sejcili thoshte mendimin e tij dhe pleqtë e fshatit pastaj vendosnin. Askush nuk kundërshtonte vendimin, pasi sejcili e kishte thënë fjalën e tij, por kishte dëgjuar dhe atë të të tjerëve. Burrat e kishin fjalën e rëndë dhe nuk flisnin shumë si gratë. Respekti për bashkëfolësin ishte traditë.
Fatkeqsisht kjo traditë u harua, u mohua, u ҫrrënjos me dhunë komuniste gjatë periudhës së diktaturës. Shqiptarët sot edhe kur diskutojnë në kafene ngrejnë zërin dhe ofendohen. Polemizojnë dhe nuk diskutojnë, nuk rahin mendimet, veҫ kundërshtojnë. Po të thotë diҫka njëri, për tjetrin patjetër qënuk është mirë. Kur dikush hedh një ide, të tjerët shtrëmbërojnë hundën dhe e konsiderojnë se ai po u shet mënd. Sejcili e ndjen veten më të mënҫur dhe të drejtë ka vetëm ai, askush tjetër. Kjo quhet mëndjemadhësi e shoqëruar me arrogancë, e cila ushqen intolerancën.
Pluralizmi politik i bllokuar
Shfaqjet që shohim në parlament, ku deputetët shahen, ofendohen, akuzohen reciprok dhe përdorin një fjalor suburban, është shfaqje e asaj që thash më sipër. Po ti shtojmë kësaj dhe opozicionin partiak atëhere ky regull aplikohet në grup. Zakonisht në foltoren e kuvëndit nuk dëgjon dialog por vetëm monolog dhe kjo fillon nga liderët e partive dhe përhapet më tej tek të tjerët. Kështu i dëgjon dhe simpatizantët e tyre në rrugë apo në kafene. Dhe në internet, në FB, e njëjta situatë. Pro dhe kundra, ofendime, përҫmim i bashkëbiseduesit. S’është në regull kjo punë.
Deputetët janë zgjedhur të marrin vendime në dobi të shoqërisë dhe jo të na tregojnë fodullëkun apo inatllëkun e tyre. Grindavecët nuk e kanë vëndinnë një forum aq të lartë, mund të fryhen sa të duan në shtëpitë e tyre. Deputetët ndahen sipas përkatësisë partiake për të patur një zë të grupuar, një opinion apo një propozim të menduar dhe të rahur paraprakisht brënda partisë. Ata sipas numrit të tyre, ndahen në shumicë dhe pakicë, në pozitë dhe opozitë, por qëllimi dhe roli i tyre është një dhe jo i kundërt. Kjo harohet tek ne. Bllokazhi legjislativ ndodh pasi deputetët dhe liderat e partive harojnë interesat e shoqërisë dhe shohin interesin personal dhe partiak. Kjo e përjashton pluralizmin dhe me demokracinë bashkë. Pluralizmi politik prodhon bashkësin e strategjive dhe ideve politike të aplikuara në një vend. Është mëse normale në sistemin pluralist që parti të ndryshme të kenë opinione divergjente, ose alternative, lidhur me zgjidhjet apo përzgjedhjet që duhen bërë, por kjo nuk do të thotë aspak përjashtim reciprok deri në blokazh. Përherë duhen gjetur pikat e përbashkëta të diskutimit dhe për gjetjet e pranueshme që plotësojnë kushtin e interesave kombëtare apo lokale. Opozita ti vlersojë pozitivisht arritjet e pozitës dhe pastaj të kritikojë mosarritjet e saj. Opozita është pjesa komplementare e pozitës në parlament dhe këtë rol ja sigurojnë pikërisht liderat që drejtojnë grupet e partive në Kuvënd. Kjo nuk do të thotë të bien dakord për ҫdo gjë, prandaj për këtë funsionon sistemi i votimit. Opozita të luftojë për idetë e veta dhe të ushtrojë presionin e saj ndaj pozitës, për këtë e ka për detyrë të organizojë debatet publike ku të ingranojë shoqërinë civile dhe median e saj. Nga ana tjetër opozita e ka për detyrë të informojë opinionin publik mbi mosfunksionimin e demokracisë apo të ekonomisë në ҫdo rast dhe në mënyrë të vazhdueshme, duke ekspozuar qartë idetë e veta, pa qënë nevoja të bllokojë aktivitetin legjislativ. Oponenca e bërë me cilësi dhe profesionalizëm, pa arrogancë dhe pa polemika boshe pa buk, siguron progresin. Opozita dhe pozita duke qënë përherë e interesuara të dijnë opinionin publik, aplikojnë periodikisht metodat e sondazhit, për problemet e përgjithëshme të vëndit ose qoftë dhe për ato të veҫanta, specifike dhe locale, kjo duhet ti orientojë. Kemi nevojë pë shumë sociologë profesionistë të aftë të furnizojnë informacion për tendencat dhe të bëjnë parashikimet cilësore orientuese për hartimin e strategjive.
Perspektiva
Im atë shpesh më thoshte se fodullëku është shprehje e injorancës. Një njëri i kulturuar, i edukuar është modest. Problemi i shoqërisë sonë është tek edukimi në të gjitha nivelet e saj. Por ky proҫes e ka zanafillën tek edukimi familiar. Një baba prepotent në familje nxjerr në jetë fëmijë arogantë. Respekti dhe aftësia për të zhvilluar një diskutim, edukohet që në femijëri. Prindi është ai që duhet të edukojë dhe të zhvillojë kapacitetin gjykues të fëmijës. Nëse ai nuk pranon të diskutojë me fëmijët dhe se merr parasysh mendimin e tyre, nëse ai nuk i inkurajon të shprehin hapur opinionin dhe idetëe tyre dhe pastaj ti rahin së bashku mendimet, fëmijët do marrin shëmbullin etij dhe do e aplikojnë atë në shoqëri. Pra ata do rriten duke patur një model jo të mirë në jetë. Familja si qelizë e shoqërisë të bëhet subjekt edukimi shoqëror, kusurin do e plotësojë shkolla.
Që dikur të kemi një shoqëri të përparuar, parimet e demokracisë dhe pluralizmit duhet të shtrihen deri në ҫdo familje shqiptare dhe për këtë shoqëria civile do të ketë një rol të madh. Kjo të bëhet projekt kombëtar afatgjatë për të siguruar të ardhmen tonë.
Perspektiva ndërtohet sot, pasi nesër është vonë
Është urgjente të ndryshojë sistemi i përzgjedhjes së kandidatëve. Të hiqet dorë nga trafiku i interesave dhe listat e imponuara nga shefat e partive. Nuk mund të lëmë fatin e vëndit në dorën e disa emrave favorite, që përveҫ pasurisë dhe lluksit të tyre nuk u intereson asgjë. Përzgjedhja e kandidatëve është një proҫes i gjatë shoshitës i aftësive profesionale dhe kapacitetit të kandidatëve, i experiencës, edukatës dhe kulturës së tyre. I duhet gjetur njëriu vëndit dhe jo vëndi atij, ku ai të flej rehat duke përftuar imunitet para ligjit. Objektivat e kandidatit të jenë individuale në rradhë të parë,pastaj ato të inkuadrohen në orientimin e tij partiak. Ato të përputhen me nevojat e banorëve të zonës që e zgjedh para të cilëve do japi llogari në mënyrë periodike. Zëri i tij në Kuvënd është zëri i zgjedhësve të tij. Objektivat e tij të shpallura dhe të ndjekura më vonë, patjetër ti referohen interesit shoqëror dhe jo atij personal. Ato marrin formën e projekteve reale, sustenabile, të studiura mirë dhe të orientuara drejt perspektivës, të cilat ti nënshtrohen diskutimit në mjedise profesionale dhe jo në mitingje. Ato të inkuadrohen në tematikën e një strategjie kombëtare të hartuar paraprakisht nga sejcila parti politike, pretenduese të udhëheqi vëndin drejt së ardhmes së afërt dhe të largët njëkohësisht.
Kush dhe kur do e bëj këtë?…. të kthehemi tek populli !!!