Pashtriku.org, 27. 02. 2015 – Ngritja e perandorive : Pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësisë në Prishtinë disa vazhduan studimet ndërsa disa të tjerë e filluan punën si laborantë në qytete të ndryshme të Kosovës. Rrusta, Murati, Luta, Beshiri, Sabriu , Jahiri dhe Veseli filluan punën në së spitalin në Pejë ku ndihej një mungesë e madhe e këtij profili mjekësor. Veseli ishte nga Zahaqi (dukagjinas) ndërsa të tjerët ishin llapjanë apo që jetonin në Prishtinë. Ishte një shoqëri e jashtëzakonshme dhe si e tillë ka mbetur edhe sot ndonëse disa më nuk janë në mesin tonë! Të përmendurit në këtë shkrim janë ende banorë të kësaj bote. Në përpjekje ta mirëmbajmë shoqërinë bënim vizita në Pejë sepse ky qytet ishte atraktiv në çdo aspekt! Më kujtohet se organizoheshin do mbrëmje muzikore ku bënin muzikë disa që përngjanin në meksikanë dhe që atëherë njiheshin si braça Kariq. Të njëjtit pastaj filluan prodhimin e disa vidave (shrafave) dhe pjesëve tjera që mungonin në tregun jugosllav duke u shndërruar në sipërmarrës të mëdhenj. Si të tillë u kopsuan (lidhën) me politikën e cila i bëri më të pasurit në ish Jugosllavi dhe në Ballkan dhe perandoria e tyre vetëm sa zgjerohej. Me ardhjen e Millosheviqit u krijuan mundësi të arta për braça Kariq të Pejës dhe disa, me vëllezër dhe pa vëllezër shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri e që u bënë pjesë e strukturave kriminale financiare të Millosheviqit që shpërlanin paratë e Sllobës në kohën kur ndaj Jugosllavisë së Zhablakut dhe asaj të Millosheviqit ishin vënë sanksione nga bashkësia ndërkombëtare! Kariqët e bënë telefonin mobile , hapën universitete dhe pregatisnin kandidatin për kryetar të SHBA-ve.
Në Serbi ishin përcaktues për procese politike deri në caktimin e kabinetit qeveritar. Me një fjalë u barazuan me shtetin dhe krijuan një percetim se janë vet shteti me synim që të ngrihen mbi shtetin! Këtu ishte ajo vija e kuqe të cilën deshën ta kalojnë por ku morën në thua! Pas përfundimit të luftës shkonim në Beograd, qoftë për të takuar refugjatët e zhvendosur nga Kosova , qoftë për të marrë pjesë në gjykime për krime lufte sikur që ishte rasti i gjykimit për krime lufte ndaj familjeve Bogujevci dhe Duriqi në Besianë. Më kujtohet se ishim bashkë me një anëtar të një partie paqësore të Kosovës dhe ishim të vendosur në hotel Moskva në Beograd. Në mbrëmje , pak para oreës dhjetë , mbi qiellin e Beogradit u përhapën shumë zjarre dhe dëgjoheshin të shpërthyera sikur të ishte kohë lufte. Na zuri në befasi ky shpërthim dhe puna e parë që e bëri miku im ishte propozimi të futemi nën krevat, si masë sigurie. Pasi nuk kishte vend aty, propozimi i radhës ishte të futemi në WC e që m’u dukë shumë e padinjitetshme të përfundojmë ashtu dhe në atë vend e sidomos unë që, sipas trungut gjenealogjik duhet të jem pasardhës i Ukshin Kovaçiqës i njohur për trimëri në luftën kundër pushtuesve! Një javë para kësaj e kisha shkruar një shkrim për Komandantin Legjendar të UÇK-së , të Madhin dhe të Pavdekshmin Adem Jashari dhe më shkoi mendja se mos Fatmir Sheholli apo ndonjë këshilltar nga zyra e kryeministrit apo të presidencës e kanë përkthyer këtë shkrim dhe tash serbët po na sulmojnë në hotel Moskva . Po të ishte e vërtetë kjo unë do t’i turpëroja edhe Ukshin Bajgorën nga Kovaçica e mos të flasim për Adem Jasharin ndërsa miku im e kishte më lehtë sepse thirrej në orientimin paq]sor të presidentit të tij që nuk e lëshonte nga goja. Mora” guximin” dhe shkova në pranim të hotelit për të pyetur se ç’po ndodhë në Beograd. Përgjigja e tij ishte se Bogolub Kariqi ka filluar fushatën për zgjedhje dhe ka për synim marrjen e pushtetit në Serbi. Pas kësaj nisi shembja e perandorisë financiare dhe ndikimit politik të vëllezërve Kariq. Kishte të arrestuar dhe të syrgjynosur në Rusi dhe disa shtete të perëndimit por tregimi për vëllezërit Kariq përfundoi aty ku edhe e kishte fillimin ; në zyrat e Sllobodan Millosheviqit dhe në shtratin e Mirjana Markoviq, gruas së Sllobës!
Në Republikën e Kosovës e kemi një kompani që është e fuqishme sa vet shteti e që është Devolli Company. Arkën e shtetit e kanë këta dhe kanë monopol në tërë territorin e Kosovës sikur edhe në një pjesë të Shqipërisë por edhe në enklavat shqiptare të Maqedonisë. Nuk kam dëgjuar se kanë ndonjë orkestër muzikore sikur kariqët por e vërteta është se shumë politikanë dhe jo vetëm politikanë luajnë sipas muzikës së tyre. Të përbashkët me kariqët e kanë “dashurinë“ për telefoninë mobile. Këta e quajnë Z- Mobile . Dhe shumë projekte të tjera ku të tjerët as që mund të shpresojnë të jenë aty. Është fakt se Devollët e kanë ngritur një perandori financiare me ndihmën e politikës dhe se këtë piramidë financiare nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë pa politikën. Politika i ka ngritur , forcuar dhe i ka paisur me imunitet nga ligji dhe ajo, pa dyshim edhe do t’i shembë! Devollët, për dallim nga kariqët nuk po duan të bëhen fuqi politike dhe të jenë mbi shtetin duke u kandiduar për poste politike mirëpo nuk është se nuk duan të luajnë në fushën e politikës! Nuk kam fare dyshim se kjo perandori e ngritur mbi skenën piramidale politike do të shembet por nuk e kam ende të qartë a do të shembet së bashku me politikën apo politika do të jetë më e mençur se devollët duke i sakrifikuar ata si “ kokë turku “, në përpjekje për të shpëtuar kokën e tyre. Sikur që e bëri edhe Millosheviqi në Serbi!
I forti të rreh dhe nuk të …
Dikush po thotë që bukën që e hamë në Kosovë bëhet nga ushqimi për kafshë që importohet nga Serbia e që ne e quajmë krunde! Sipas kësaj po del se nuk ka fare diskriminim të kafshëve në raport me racën njerëzore . Prandaj edhe nuk po çuditem pse “ miqtë“ ndërkombëtarë i kanë shitoret e tyre ku furnizohen me artikuj ushqimorë në Kosovë apo se për furnizim shkojnë në Shkup dhe Serbi. Mos vallë ky lloj ushqimi që po e hamë ( i kafshëve ) ndikon edhe në sjelljet tona ?! Tash , jemi në situatë , që në mungesë të guximit qytetar për të kundërshtuar , ushqimin e kafsëhve apo krundet i kemi futur në meny si delikatesën kryesore. Dhe nuk kemi guxim ta ndryshojmë këtë meny deri në të korrat e ardhshme. Nuk po e hamë këtë që po na serviret nga devollët për shkak të tyre por për shkak të politikanëve tanë dhe për shkak të “ miqve “ ndërkombëtarë të cilët po e mbledhin ajkën ndërsa neve na mbesin qershitë e pëshurrta . Në fakt , kur e kam fjalën për qershitë e pëshurrta më duhet ta kem në konsideratë “ këshillën “ e një politikani që javë më parë më tha t’i ruaj qershitë se pastaj do të detyrohem t’i ha vet. Si ngushëllim më mbetet se ai politikan tërë kohën është marrë duke ngrënë ndytësira mbi të cilën e ka ngritë pashallëkun financiar që e ka sot! Jemi në situatë të shtrirë pët toke kur krundet duhet t’i pranojmë si miell të tipit 500, naftën industriale që përdoret për ndezje si kerozinë, njehësorët grabitçarë të KEDS-it si orët Rolex, organizatën më kriminale të mundshme në Kosovë e që është AKP (Agjencia kosovare e privatizimit) sikur që të ishte SHBH “ Nëna Tereze “, azilantët në Gjermani dhe shtetet tjera si veteranë të luftës, injorantët si intelektualë dhe shumë gjëra të tjera që në vendet normale do të ishin të paimagjinueshme ! Dikush e konsideron edhe ekzodin përmes Hungarisë si shetitje turistike për Dubai. Ka të tillë që edhe Gjykatën Speciale për krime të supozuara të UÇK-së që do të arrestojë, gjykojë dhe dënojë vetëm shqiptarë po na paraqesin si vlerë demokratike dhe e arritura më e madhe e sistemit gjyqësor të Kosovës ndonëse roli i këtij sistemi në marrjen e vedimeve është i barabartë me rolin tim në zgjedhjen e Papës së Vatikanit ! Realisht, po përballemi me një ndryshk njerëzor, kombëtar dhe moral të një pjese të shoqërisë sonë . Me një nënshtrim të paimagjinueshëm dhe të papërballueshëm përballë Serbisë dhe “ miqve “ ndërkombëtarë . E pastaj pse mos të hamë krunde apo pse mos t’ua marrim ushqimin nga grazhdi kafshëve dhe pse këtë mos ta konsiderojmë si normale!
Si përfundim
Adem Demaçi si e quajnë realistët dhe projugosllavët, dhe Baca Adem si e quajnë idealistët budallenj, dje mbushi 79 vjet prej të cilave, së paku 65 vjet në shërbim të njerëzimit , kombit dhe atdheut duke bërë mbi 28 vjet burg në llogoret jugosllave . Baca Adem u dënua nga Jugosllavia dhe Serbia ndërsa u pushkatua shumë herë nga vet shqiptarët . Sikur edhe shumica e atdhetarëve shqiptarë që u vranë nga vet shqiptarët! Prandaj edhe ndryshku njerëzor, moral dhe kombëtar e kanë një burim dhe një zhvillim ; te vetëdija e ulët njerëzore dhe kombëtare që e kemi sot! Prandaj edhe i tëri ky nënshtrim ndaj Serbisë pas aq shumë viktimave dhe viktimizimit shekullor! Prandaj na i fusin krundet si bakllava dhe gjysmë lirinë si liri. Okupimin e një pjese të Kosovës si integritet territorial, sundimin e Serbisë si sovranitet shtetëror, brekët e palara të filan fistekes si flamur shtetëror sikur që edhe pordhët dhe fendët e ”miqëve“ ndërkombëtarë si himn shtetëror. Megjithatë , do të bëhet mirë!