Pashtriku.org, 08. 04. 2015 – Në Shkup, sipas statistikave të vitit 1908-1909, shumica e popullatës ka qenë shqiptare. Kjo statistikë, që shihni në dokumentin më poshtë, mendohet se është e realizuar nga pushteti i kohës, nga Perandoria Osmane. Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot). Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë. Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë. Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë. Në tabelë mund të gjeni edhe të dhënat për qytetet tjera të Vilajetit të Kosovës, përfshirë numrin e banorëve sipas kombësisë dhe përqindjen. Nga kjo statistikë duket qartazi se në të gjitha qytetet shqiptarët përbënin shumicën.
Postime të Lidhura
HILË LUSHAKU: SI I HODHI MEHMET PASHË DERALLA – THEMELET E PARA TË USHTRISË KOMBËTARE SHQIPTARE
(Pashtriku.org, 20. 02. 2013) – U lind më 1843, në Gradec të Tetovës, në familjen e dëgjuar të…
SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I DEMONSTRATAVE TË VITIT 1968 NË KOSOVË DHE NË VISET TJERA SHQIPTARE
Pashtriku.org, 25. 11. 2016: (Në 48 vjetorin e demonstratave të tetorit – dhjetorit 1968) – Ndonëse viti 1968…
PROTESTË KUNDËR NDARJES SË MITROVICËS MBI LUMIN IBËR – NGA KFOR-i FRANCEZ … (VIDEO)
24 vjet më parë PROTESTË KUNDËR NDARJES SË MITROVICËS MBI LUMIN IBËR – NGA KFOR-i FRANCEZ … Nga…
MEHMET HAJRIZI: LËVIZJA KOMBËTARE E VITEVE TETËDHJETË DHE DY HERONJ TË SAJ, AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU (1)
Prishtinë, 2 nëntor 2019: Në 30-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut Hyrje Vitet tetëdhjetë të…