Pashtriku.org, 07. 05. 2015 – Rrethi i Vlorës është njëri nga 36-të rrethet e Shqipërisë. Ka 151,286 banorë (sipas 2009), dhe një sipërfaqe prej 1,609 km². Ky rreth bën pjesë në Qarkun të Vlorës. Qarku i Vlorës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 2.706 km². Qarku i Vlorës i përfshin rrethin e Delvinës, rrethin e Sarandës dhe rrethin e Vlorës. Qendra e Qarkut të Vlorës ndodhet në qytetin e Vlorës. Qarku i Vlorës kufizohet në veri me Qarkun e Fierit, në lindje Qarkun e Gjirokastrës, në jug me Greqinë dhe në jugperëndim deri në perëndim me Detin Adriatik dhe Detin Jon gjatë Bregdetit.
***
Këngët polifonike të zonës së Vlorës janë këngë popullore të lashta, të pashkruara, por të trashëguara e të përcjella nga brezi në brez. Këto janë krijime të frymëzuara, ndoshta, nga natyra e bukur dhe e egër e këtyre zonave, nga mermerima e pyjeve dhe burimeve të ujit të kristaltë, që zbresin duke gurgulluar nga majat e maleve të mbuluara me deborë, duke u përzjerë me jehonën e këmborëve të bagëtive. Kjo lloj kënge këndohet nga një solist dhe një grup i përbërë nga 4-6 vetë që i mbajnë ison. Përgjithësisht këto këngë nuk shoqërohen nga instrumenta muzikore. Këngët polifonike të Vlorës (Krahina e Labërisë) kanë shprehur gjithmonë anën më të thellë shpirtërore të banorëve të kësaj treve, të kënduara në momentet më të bukura të jetës së tyre, por edhe në ato më të vështirat. Tekstet e këtyre këngëve janë pothuajse të papërkthyeshme, por me një poeticitet të paarritshëm. Polifonia, si një nga vlerat më të çmuara të folklorit shqiptar, dhe atij të Vlorës në veçanti, ka tashmë festivalin e saj.
***
Veshjet popullore të traditës në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në një resurs të vërtetë për zhvillimin e turizmit kulturor. Sipas piktorit te njohur vlonjat, Hilmi Bani, “kjo shumëllojshmëri ngjyrash dhe stilesh në konceptimin e veshjeve popullore është mjaft interesante në këndvështrimin artistik dhe përbën ndoshta edhe një veçori krahasuar me rajone të tjera të vendit”.
Kjo mund të shfrytëzohet fare mirë në funksion të tërheqjes së turistëve të huaj, sepse veshjet popullore të traditës janë objekt i vazhdueshëm interesi për turistët, që zgjedhin Shqipërinë apo Vlorën për të kaluar ditë pushimi. Ai e cilëson jonormal faktin se në këtë drejtim mungon një ofertë konkrete, një treg ku mund të angazhohen mjeshtra të traditës, që në Vlorë kanë një emër të mirë. “Ka individë që mundohen të ruajnë traditën në prodhimin artizanal të veshjeve popullore, por fatkeqësisht ata nuk stimulohen”, nënvizon Bani.
Nga ana tjetër, Thanas Gega, etnolog dhe muzikolog i pasionuar pas kostumeve popullore, shprehet se, “stimulimi i prodhimit të këtyre veshjeve do të mundësonte funksionimin e një tregu me mjaft vlera ekonomike dhe promovuese”.
Veshjet e traditës kanë elementët dallues që lidhen veç të tjerash me karakteristikat e terrenit, trevave, klimën etj. “Në vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet popullore në pjesën më të madhe prej tyre, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të Lumit të Vlorës, përdoreshin edhe liri, si dhe gjeshtra për veshje e shtroje”, thotë Feti Brahimi, rapsod i njohur dhe drejtues i grupit folklorik të Lapardhasë. Veshja më e vjetër e gruas labe është ajo me fustan. Sipas studiuesit Sejmen Gjokoli, një veshje e mëvonshme kanë qenë edhe çitjanet, gjë që përbën një element krejtësisht të ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike.
Ai nënvizon se veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku më e vjetra është ajo me këmishë të gjatë, me fustanellë e tirqe kofshore, me poture e tirqe gjunjare, veshje me qillota. Pjesë e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka, opinga me shollë të rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë.
Po ashtu, në këtë drejtim spikat tradita e fshatit Nartë, ku kostumet janë tërësisht të veçanta dhe nuk ngjasojnë me asnjë tjetër në trevat e Vlorës dhe madje edhe të vendit. Veshjet në këtë zonë janë të punuara kryesisht me satin, që përbën një element unikal në materialet, që përdoren për veshjet popullore, si edhe me lir. Kjo larmi veshjesh, ngjyrash e stilesh, mbartet nga persona që e kanë pasion traditën. Por, në kushtet kur ata nuk mbështeten, përfitojnë elementët abuzues. Etnologu Jani Gjergji thotë se përballë këtij fakti, lindin edhe abuzime nga individë të caktuar që kanë zgjedhur një mënyrë tjetër duke nxjerrë në treg elementë të veshjeve popullore si, qylafë, jelekë, këmisha. ”Madje ka edhe nga ata që përfitojnë duke tregtuar për veshje të trevave të Vlorës, këmisha, apo jelekë, që u përkasin zonave të tjera”, – nënvizon etnologu Jani Gjergji.
================================
——————————————————–
(Përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)
I am curious to find out what blog system you aare utilizing?
I’m having some small security problems with my latest site and I’d like to find something more risk-free.
Do you have anny suggestions?
Also visit my webpage … https://Sites.google.com/view/vavada-online-casino
Hey would you mind letting me know which web host you’re utilizing?
I’ve loaded your blog in 3 different web browsers and I must say this bloig loads
a lot faster then most. Caan you suggest a good web hosting provider at a fair price?
Thanks, I appreciate it!
Also visit my web page :: http://www.Buffettworld.com/forum/viewtopic.php?f=14&t=7168
I’m gone to say to my little brother, that he should also go to see
this website on regular basis to get updated frim newest news.
Lookk at my webb site :: http://Www.oople.com/forums/member.php?u=238406