SALI ONUZI: 80 VJETORI I LINDJES SË MËSUESIT TË MERITUAR DHE STUDIUESIT TË MIRENJOHUR ISA HALILAJ

Tiranë, 03. 07. 2015 – Me 6 korrik behen plot 80 vjet nga lindja e mesuesit te merituar dhe studiusit Isa Halilaj. I lindur ne Bicaj të Lumës ,në këtë qendër kulture, arsimi dhe atdhetarie, i frymëzuar nga ky mjedis dhe idealet e kohës Isai do ti kushtohej me mish e me shpirt arsimit : 36 vjet punë Isa Halilaj do ti bente e do te shquhej ne arsim. Pasi mbaron arsimin e mesem e ate te larte pedagogjik, përkatësisht në Shkodër e Tiranë ,Isai do te punojë 2 vjet si mësues ne shkolla 7-8 vjecare,14 vjet si drejtor në shkolla 8 vjecare, 5 vjet si drejtor ne shkolla te mesme dhe 15 vjet si inspektor e kryeisnspektor i arsimit ne rrethin e Kukesit. Sic shihet Isai ështe i lidhur ngushte profesionalisht me arsimin. Nuk ka ne karrieren e tij detyra politike.Kjo e ka lartësuar figuren e tij,e ka shndërruar atë në një model të përkushtuar për arsimin, gjë që i ka rritur kredibilitetin si njeri e si studiues.
Formimi i tij kulturor e shkencor bëri që Isa Halilaj nga viti 1968 e deri sa doli ne pension të zgjidhej ne krye te Shoqatës shkencore të arsimtareve te rrethit, e me pas ne krye te shoqatës së Historianëve të rrethit. Ai do te kontribuonte që edhe ne rrethin e Kukësit te gjallërohej veprimtaria studiuese dhe shkencore. Per tu vecuar jane veprimtarite per 500 vjetorin e Skenderbeut me 1968,Konferenca kombëtare për 100 vjetorin e Lidhjes shqiptare te Prizrenit (sesioni i Kukesit,17 qershor 1978) me studiues jo vetem nga Kukësi, por edhe nga Tropoja, Puka, Mirdita, Mati si dhe veprimtarite jubilare e shkencore rreth shpalljes se Pavaresise se Shqipërise Kjo punë do ta bente atë shumë shpejt te njohur edhe përtej rrethit te Kukësit, edhe ne Tirane , Prishtine e Prizren . Me 1968 Isai do te ftohej te merrte pjese ne Kongresin e drejtshkrimit te Gjuhës shqipe.e ne shume konferenca shkencore e jubilare te organizuar nga Akademia e shkencave te Shqipërise dhe te Kosoves..Emri i Isa Halilajt do te behej i njohur ne shtypin e kohes me artikuj te shumte per ceshtje pedagogjike dhe shkencore, te gjuhesisë dhe te historisë, ne rradhe te pare te krahines se Lumes dhe te Bicajve.Jane 12 libra 4 skenar televiziv dhe 284 artikuj te botuar prej tij ne shtypin shkencor dhe ate te perditshem.

– Studiuesi ynë i njohur Isa Halilaj –

Isa Halilaj dhe studiuesit kukesiane ne ato vite te vështira do te vinin ne qender te studimeve dhe kumtimeve te tyre kontributin e lumjaneve dhe hasjaneve ne Lidhjen shqiptare te Prizrenit dhe qëndresen lumjane kunder forcave të ushtrisë serbe ne nentor 1912,duke u përpjekur me kujdes e guxim të plotesonin, madje edhe të kontestonin historiografinë zyrtare te kohes, që as e zinte në gojë luften e lumjanëve më 1912 (!) Ato ftuan ne Konferencen e tyre edhe ish kryetarin e Akademise prof.Aleks Buden, te cilin madje e nxoren edhe ne Qafen e Kolesjanit që ta bindnin per kapacitetet e terrenit te luftimeve te 1912-ës.
Po edhe pas daljes ne pension Isai nuk do te ndahej nga arsimi,ai do te merrej me studime rreth arsimit.Tani ai do të kishte me shume kohe ne dispozicion, dhe do të shfrytëzonte edhe mundësite që krijoi demokracia . Isa Halilaj ,pa hequr dorë nga artikujt e shtypit,iu fut shkrimit te veprave te tij per historine e arsimit ne qarkun e Kukesit: Më 1998 botohet ”Në rrugën e diturisë” dhe dhe 2 vjet me pas : “Kukesi në sofren e arsmit kombetar”.Te dy librat u priten shume mire nga lexues e studius te shumte, jo vetëm se në këtë fushë për trevat tona nuk kishte deri atehere nje studim serioz te ketij niveli , por se në të dy librat e tij, mbeshtetur fort ne dokumente, në pervojen e tij, të shumë mësuesve dhe dashamirësve te arsimit, Isai ia doli me sukses te jepte historine e arsimit shqiptar ne trevat tona që nga fillimet e tij e deri ne ditët e sotme, të ndiqte rrugen e zhvillimit dhe te ngritjes se tij, të vlerësonte kontributet e atyre që vune gurë themeli dhe te gjithkujt që kontribuoi ne arsimimin e brezave të qarkut te Kukesit.Bedri Dedja do te shkruante se Isa Halili “ vuri në themelet e arsimit tonë kombëtar dy blloqe që do na shërbejnë të gjithëve për të njohur traditën tonë shumëkatëshe te historisë së shkollës dhe arsimit kombëtar.
Isa Halilaj ia ka arritur gjithashtu të vlerësojë kontributin e shumë figurave të shquara që i kanë dhënë aq shumë arsimit dhe kultures në rrethin e në qarkun e Kukësit,. Pas mësuesit Riza Spahiu, një rilindës i vërtetë, i cili hapi shkollën shqipe të Kolesjanit, mësuesit si Beqir Spahiu, Qamil Hoxha, Vehap Muja, Islam Axhami, Ibrahim Fehmiu, Niman Ferizi, tropojasit Rexhep e Ajshe Shpendi, e të tjerë, Isa Halili i quan “ një gjeneratë e dyte” vazhdues e zbatues të denjë të ideve të Rilindjes për arsimin tonë kombëtar ,që vunë themelet e shkollës kombëtare shqipe në ish prefekturën e Kosovës, sot qarku i Kukësit.( MSH.1,f.180)
Për kontributin e dhënë në arsim ,në vitin 1995 Isa Halilajt do t’i jepej titulli i larte “Mësues i merituar” me motivacionin “ Mësues cilësor,misionar i përkushtuar. Ka dhënë një kontribut të shquar për edukimin patriotik te nxënësve, për formimin e tyre shkencor e kualifikimin e mësuesve te rinjë.” Ai rradhitet kështu e zë një vend nderi në gjeneratën e tretë të mësuesve të qarkut të Kukësit,qe punuan më mish e shpirt per ta masivizuar arsimin ,per ta modernizuar atë,per ta cuar më përpara traditën arsimdashëse të popullit tonë.
Isa Halilaj edhe sot e gjithë ditën është aktiv e plot me plane dhe objektiva pune, studimi e botimesh te reja.Le ti urojmë atij në këtë 80 vjetor suksese te tjera dhe jetë të gjatë.
Libra te botuar :
1. Në rrugën e Diturisë ,1998
2. Kukesi ne sofren e arsimit kombëtar,2002
3. Pesha e përfaqësimit, 2004
4. Halilagët e Lumës,2005
5. Ne kujtesen e historisë,2006
6. Mozaik shkrimesh, 2007
7. Historia ne historiografi, 2008
8. Buka e grurit nuk del me miell misri (doreshkrim)
9. Në shtigjet e kohes, mozaik II,2010
10. Sheh Coban Aliu i Cajes , Kukes, 2009
11. Besa eshte kushtrim, 20011
12. Ne fletet e jetes, 2014.

***
– Kontakti me autorin: [email protected]

Isa Halilaj mes nxënsëve të shkollës “Vehbi Shehu” Bicaj, qershor 1962.

Në Sesionin jubilar kushtuar 100 vjetorit të Shkollës në Bicaj, tetor 2014.

Isa Halilja mes ish nxënësish dhe kolegësh në 100 vjetorin e Shkollës në Bicaj.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura