XHEVAHIR CIRONGU: HOMAZHE PËRKUJTIMORE PËR DËSHMORIN E ATDHEUT AGRON DRAGOJ, ESHTRAT E TË CILIT RIKTHEHEN NË MAUZOLEUMIN E DURRËSIT (FOTO)

Durrës, 16. 07. 2015 – Aktiviteti që u zhvillua më datën 15 korrik 2015 në qytetin bregdetar të Durrësit iu kushtohej kthimit e rivarrimit të eshtrave të dëshmorit të atdheut Agron Zaim Dragoj. Ceremonia nisi në orën 10’të, te holli i Pallati të Kulturës ”A. Moisiu” dhe aty u bënë homazhe e u vendosën kurora me lule nga organet e pushtetit vendore të qytetit të Durrësit si dhe nga veteranët e pasardhësit e familjeve të dëshmorëve të atdheut, nga të afrimit e dëshmorit, nga shokët e repartit ku ai kishte punuar, të afërm e shokët e fëmijërisë së Agronit, nga gjithë qytetarët pjesëmarrësit që ishin të shumtë në këtë ceremoni përkujtimore. Eshtrat e dëshmorit Agron Zaim Dragoj u vendosën në shtëpinë e përjetësisë në Mauzoleumin e dëshmorëve të atdheut të qytetit të Durrësit. Kurora me lule vendosi kryebashkiaku Vangjush Dako, Prefekti i Qarkut Roland Xhelili, kryetari i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj.Gjithashtu kurora me lule u vendosën edhe në emër të Ministrisë së Mbrojtjes. Dëshmori Agron Zaim Dragoj u lind në prill të vitit 1974 në fshatin Zhepovë të Përmetit. Studimet i mori në vendlindje, dhe në vitin 1995 emërohet nënoficer pranë bazës së flotës sonë detare.Në vitin kobzi të ”97-ës shkon në mbrojtjen e disa tregëtarëve të vegjël atje në vendlindjen e tij. Keqbërsit zënë pusi në rrugën që të çonte drejt Këlcyrës.Kështu keqbërësit e asaj zone, dhe një dorë kriminale vrasin babesisht djalin e Zhepovës, Agron Zaim Dragoj. Komisioni Qëndror për statusin e Dëshmorëve të Atdheut pranë Ministrisë së Mbrojtjes me vendim Nr. 572 datë 07.03. 2012 nderon Agron Zaim Dragoj me titullin e lartë Dëshmor i Atdheut.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!

*** 

Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura