SHERADIN BERISHA: PROF.XHEMAJLI BERISHA NË 30 VJETORIN E RËNIES U BË

Prizren, 6 prill 2019: Sot, në 30 vjetorin e rënies së Prof.Xhemajli Berisha – në Prizren u mbajt një akademi përkujtimore, nën patronatin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. Me këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka dekoruar atë me titullin “Hero i Kosovës”. Në këtë ditë dhimbjeje dhe krenarie njëkohësisht, prof.Xhemajli Berisha është përkujtuar edhe nga bashkëveprimtari i tij, Alush Shala.
A.Shala me këtë rast ka shkruar:
“Dy pika lot më rrodhën për ty sot shoku im. Xhemë (1) as sot unë nuk do të flas në akademinë që po organizohet për ty. Xhemë një herë kam dhënë një intervistë për dokumentarin tënd edhe ajo është prerë, nuk e di pse. Xhemë sot njerëzit shkruajnë libra e vepra edhe pse ishin dy ditë apo dy muaj të arrestuar, e nuk dihet ndoshta edhe hynë në shërbim të Serbisë e tash na shiten si patriot dhe udhëheqin institucione të rëndësishme, sepse gjatë luftës kanë pa andrra të këqija e janë djersit e bërë ujë.
Xhemë sot e 30 vite më parë kur mësova lajmin e kobshëm, për vrasjen tuaj mu duk se mu këputë një pjesë e shpirtit. Më kujtohen momentet kur u takova me bacën Reshit e nanën Mihrije dhe kur ua dhashë lajmin se ju ishit sëmurë gjoja në burg e tani jeni në spitalin e Prizrenit. Baci Reshit më përqafoj shumë dhe më tha e paskan vra pisat! Lotët ju bashkuan në mjekërr po nuk kukati si disa që ju binte mundi kur mirrnin vesh që ju burgos djali.
Xhemë edhe nëna Mihrije dhe vëllezrit qajtën por nuk kukatën! Në mungesë të Skënderit, vëllait tuaj (pasi edhe ai ishte në burg) unë e Behajdin Allaqi (2) dhe disa shokë të tjerë u munduam t’u gjindemi pranë familjes tuaj në ato momente të rënda.
Unë u mora pak drejt për drejt me ty, të pash në parakapellë se çfarë të kishin bërë. Aty tu kam betu se do të luftoj deri në vdekje dhe jam mundu me mbajt betimin.
Xhemë në spital i pash mjekët dhe sigurimsat! Përveç Dr.Halil Berishës (3), të tjerët u sollën si prostitutka para policisë. Bile e nënshkruan vdekjen tënde. Pastaj ka edhe të tjerë që nuk kanë pas guxim as në varrimin tënd me marrë pjesë, e tani na shesin mend.
Por sot Xhemë nuk e di pse ndihem më lehtë, ndoshta që shtetit pas 20 vjet lirie i ra në mend – t’ju shpallë zyrtarisht HERO. Tani ne shokët tu do të jemi më të qetë, por të lutem edhe ti rri i qetë, sepse Kosova është e lirë dhe po shkon drejt bashkimit me nënën Shqipëri.
Lavdi Xhemës, lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!”
– përfundon veprimtari Alush Shala.
__________________

TË DHËNA BAZIKE PËR TË RËNËT!

(1) Prof.Xhemajli Berisha, u lind me 17 prill 1958 në Brestovc të Rahovecit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren, ndërsa diplomoi në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Si student mori pjese në demostratat e 11 marsit 1981. Në ngjarjet e fundvitit 1988 dhe fillim vitit 1989 Prof.Xhemajli Berisha së bashku me prof.Behajdin Allaqin dhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes, ishin promotor të organizimit të protestave në Prizren. Në këtë situatë të rëndë Prof.Xh.Berisha më 3 prill 1989 arrestohet në vendin e punës (në shkollë) nga policia dhe UDB-a serbe, dhe pasi ishte torturuar mizorisht për tri ditë rresht, më 6 prill vdes në ambientet e Sekretariatit për Punë të Brendshme (SUP) në Prizren. Për t’i mbuluar gjurmët e krimit udbashët e hedhin nga dritarja e dhomës nr.32, ku u torturua për vdekje!
(2) Prof.Behajdin Allaqi, u lind më 7 prill 1963 në Prizren. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin Filozofik – Dega Filozofi e kreu në Universitetin e Prishtinës. Në fund të viteve ’80-të Ai ishte njëri nga tre udhëheqësit kryesor të Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), së bashku me Fadil Vatën dhe Afrim Zhitinë. Më 11 qershor 1998 Behajdini është kyqur në UÒªK, në Shtabin e Drenocit. Aty është ndaluar dhe pastaj nga Drenoci ka udhëtuar me Hashim Thaçin dhe disa të tjerë për Drenicë, dhe në rrethana të pasqaruar është ekzekutuar! Rrjedhimisht, sot e kësaj dite akoma familja dhe bashkëveprimtarët e tij nuk e dinë në çfarë rrethanash është vrarë, ku është vrarë dhe në cilin vend ndodhen eshtrat e tij.

(3) Dr. Halil Berisha, u lind më 11 prill 1949 në fshatin Buqe të Opojës. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Prizren. Në vitin 1967 e regjistroi fakultetin e veterinarisë në Sarajevë, për të kaluar më pas në fakultetin e mjekësisë në Beograd, në të cilin edhe diplomoi në vitin 1974. Po atë vit punësohet në Shtëpinë e Shëndetit në Prizren, në cilësi të mjekut të praktikës së përgjithshme, ku punoi derisa shkoi për të specializuar në degën e ortopedisë – traumatologji. Në vitin 1981 specializon në drejtimin ortopedi – traumatologji në klinikën ortopedike universitare të Lubjanës. Pastaj kthehet në Prizren, dhe si specialist i parë ortopedik themelon repartin ortopediko-traumatologjik në Spitalin e Prizrenit. Më 6 prill 1989 kur policia serbe e kanë dërguar trupin e Prof.Xhemajli Berishën pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit, doktor Halilin e kishin urdhëruar që vdekjen e tij në çertifikatë ta shkruaj si rast “vetëvrasje”, por ai s’ka pranuar për asnjë çmim ta bëjë një gjë të tillë. Dhe ky veprim dinjitoz i kushtoi me jetë! Më 3 qershor 1989 ai helmohet nga sigurimi serb!
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për Prof.Xhemajli Berishën, Prof.Behajdin Allaqin dhe Dr.Halil Berishën!

Total
0
Shares
2 comments
  1. Создание веб сайта – это очень важный
    процесс для любого бизнеса. Веб сайт является лицом компании и помогает
    привлекать новых клиентов. На сайте можно разместить информацию о
    компании, ее услугах и продуктах.Создание сайта
    начинается с разработки дизайна.
    Дизайн должен быть привлекательным и удобным для
    пользователей. Затем создается структура
    сайта. На этом этапе определяется количество страниц на сайте и их расположение.
    Затем происходит программирование сайта.
    Программисты пишут код, который позволяет сайту работать.
    Затем сайт тестируется и отлаживается.

    В заключение, продвижение сайтов – это сложный
    и трудоемкий процесс, требующий профессионального подхода и знаний в области веб-разработки.

  2. Доставка из Китая с таможенными услугами – это профессиональное решение для импорта товаров из Китая, включающее в себя организацию перевозки, таможенное оформление и сопутствующие услуги. Мы предоставляем полный спектр услуг, связанных https://tamozhne.ru/tamojennii-broker/ включая организацию международных перевозок, таможенное оформление, сертификацию и страхование грузов. Наши специалисты помогут вам выбрать оптимальный маршрут и вид транспорта, оформить необходимые документы и декларации, а также проконсультируют по вопросам налогообложения и таможенного законодательства.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura