ALFRED CAKO: PSIKOLOGJIA E TERRORIT!

Tiranë, 27. 11. 2015: Pas sulmeve terroriste në Francë, Le Pen tha se ka ardhur koha që Franca “të njohë miqtë dhe armiqtë e vërtetë”. Pas këtyre sulmeve, “të armiqve a të miqve”, sipas Le Penit, për herë të parë në Parlamentin francez qysh nga koha e post Revolucionit, edhe deputetët e djathtë, duke kënduar Marsejezën, votuan dhe premtuan të dobësojnë pikat e të drejtave të njeriut për të cilat francezët kanë derdhur aq gjak në dy shekuj dhe për forcimin e Goliathit leviatan, shtetit, që përveç armiqve të tij kriminelë do fillojë të hajë edhe ata që e ndërtuan atë për t’ju shërbyer.
***
Këta të SHISH po flasin për alarme në Shqipëri!
Nga kush, po të ndjekim llogjikën e Le Penit?
Po ne, do fillojmë, duke kënduar bashkë me socialistë e demokratë këngën “Me 200 petrita, komunista lule”,
– të votojmë heqjen e të drejtave të njeriut,
– ku të mos lejohen avokatët por vetëm prokurorët,
– ku çdokush të përgjohet me ligj,
– ku shteti të jetë alfa dhe omega, vëllai i madh ndaj të cilit duhet të rrimë sus,
– ku gjykatat do jenë jashtë kontrollit të brendshëm,
– ku më tepër se për ekonominë do investohet për burgje?
Mos vallë me këto ligjet për dekriminalizim dhe me Reformën në drejtësi po hidhet bashkë me ujin edhe fëmija?
Pra po shkatërohen edhe gjërat e mira që janë shkruar në letër dhe po dorzohet sovraniteti i brendshëm tek të huajt, si në Kosovë?
Kujt i intereson psikologjia e terrorit?
A mund ta shkaktojnë atë ca njerëz xhahila e të përdorur nga një grusht shefash të dyshimtë, me hanxharë e kallashnikovë mbi gjithë Evropën lindore, qendrore dhe perëndimore të krishterë dhe Rumeli apo është koha kur ligjin po e bëjnë shërbimet sekrete më të sofistikuara dhe të pa kontrolluara nga shtetet, por vetëm nga një grup i vogël njerëzish?

/Alfred Cako është Botues i “Helga’s Secrets” në Tiranë./

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura