Prishtinë, 30. 11. 2015: -Policisë veç sa nuk i munguan përforcime nga Serbia(!) – I kam përjetuar demonstratat e ’68-ës, demonstratat e ’81-it, demonstratat e ’89-ës etj…, por për besë, sytë e mi nuk kanë parë kaq shumë policë të mobilizuar dhe të çakërdisur, në të gjitha sheshet, rrugët dhe rrugicat e qytetit, e veçmas përreth Selisë së LVV!, dhe për çfarë thuani ju, për të arrestuar deputetin dhe liderin shpirtëror, Albin Kurtin dhe disa aktivistë të LVV! Me besoni, kurrë nuk e kam parë në pozitë më të vështirë dhe më të palakmueshme (he ia pafsha t’ligën sa më shpejt) pozitën qeveritare sa këtë ditë feste, e përkundrazi, kurrë më të fuqishme dhe më të sigurt Opozitën e Bashkuar drejt realizimit të qëllimeve të saj ose thënë më mirë të dëshirave të qytetarëve tanë! Kjo u vërtetua më së miri nga manifestimi në këtë ditë feste dhe protesta e dhjetëra mijëra qytetarëve që kishin vërshuar nga të gjitha anët e Republikës për të kundërshtuar dy marrëveshjet e “famshme” të nënshkruara nga bastardët IsaHashimi!!!
Dhe, nga gjithë kjo hallakatje, si pa krye, e kësaj qeverie të shaluar/kalëruar prej harbutësh, vërejta qartazi dy gjëra:
– e para, që i ka hyrë lepuri në në bark nga Albinofobia, e ku nuk po mund t’i gjejë vetes ilaç për shpëtim, dhe
– e dyta, se forcave policore veç sa nuk u mungonin përforcime nga policia e Serbisë, por që nuk do të thotë se një ditë, nëse ua mbërrin ymri, nuk do të kërkojnë ndihmën dhe shpëtimin prej saj!
Hale nuk kanë vdekur esatpashëtoptanët, jo, ja ku i kemi në maje të qverisë, ndër palaçot më të ndyrë dhe më të urryer të historisë!
Turp Turp! Turp!
Postime të Lidhura
FAHRI DAHRI: DYMIJËVJEÇARI QË IKU NA SHPËRNDAU. FILLIMMIJËVJEÇARI I TRETË KËRKON NDËRGJEGJËSIM PËR TU RIMBLEDHUR (Pjesa I)
Itali, 10 mars 2021: Të ecet hap pas hapi, me mend në kokë! Kohë zgjedhjes, kush e kush…
BEHXHET SHALA BAJGORA: PËRPJEKJET E JUSUF BUXHOVIT PËR TA MOHUAR ATDHEDASHURINË DHE KOMBËTARIZMIN E ADEM DEMAÇIT ËSHTË MOHIM I VET QENIES SHQIPTARE!
Prishtinë, 5 mars 2021: Kush dhe pse në këtë kohë po merret me Adem Demaçin Në historinë e…
BEJTULLAH KRASNIQI: FRUSTRIMET E SERBËVE DHE INFERIORITETI I SHQIPTARËVE
Prizren, 20. 10. 2014: “Serbia, vetëm njëherë ka luftuar e vetme, (pa përkrahjen e të tjerëve) me Bullgarinë…
REAGIM I KMDLNj’së: BECHTEL – ENKA, KY VRASËS EKOLOGJIK I LUGINËS SË LEPENCIT!
Prishtinë, 8 maj 2018: Bechtel – Enka, me ndihmën dhe përkrahjen e politikanëve të korruptuar të Kosovës dhe…