Pashtriku.org, 26. 02. 2016: Shefi i Zyrës për Kosovë, në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, dje pas vizitës në Gorazhdevc dhe takimit me përfaqsuesit e Listës Srbska ka zhvilluar edhe një takim në katër sy me zevendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Burime brenda PDK-së, kanë bërë të ditur se Gjuriq është takuar me Thaçin në një restorant në periferi të Prishtinës.
Ky takim është organizuar fshehurazi dhe larg syve të mediave dhe publikut.
Marko Gjuriq dhe Thaçi kanë biseduar lidhur me seancën që do të mbahet sot, e ku do të votohet Thaçi për president.
Gjuriq sipas burimeve të portalit infokusi, e ka takuar Thaçin dhe e ka shpalosur një listë të kërkesave të tyre në këmbim të votave të deputetëve serb që janë në Kuvendin e Kosovës.
Postime të Lidhura
PROF.AGIM ZOGAJ: PAMFLETI RUSO – SERB KUNDËR KOSOVËS!
Prishtinë, 22 qershor 2020: Diplomacia serbe, në vazhdimësi është vënë në luftë speciale, të hapur kundër shtetit të…
LËVIZJA VETËVENDOSJE PO LËVIZ EDHE NË SHQIPËRI!
Tiranë, 25 prill 2019: Lëvizja VETËVENDOSJE! regjistrohet në Gjykatën e Tiranës si Qendër Javën e kaluar, Gjykata e…
FAIK KONICA: SOT KANË DALË CA ZUZARË!
Pashtriku.org, 21. 11. 2014 – (“Sot kanë dalë ca zuzarë/Që u lindnë shqipëtarë/E punojnë natë e ditë/ Që…
Reportazh: Udhëtim nëpër një pjesë të Arbërisë së dikurshme
Reportazh: Udhëtim nëpër një pjesë të Arbërisë së dikurshme Nga Gjokë Dabaj Miku im Mark Palnikaj kish dëshirë…