VAXHID SEJDIU: IRJM DHE INSTITUCIONET JO LEGJITIME!

Zvicër, 30. 03. 2016: … vazhdimisht e kemi thënë se institucionet në IRJM janë zgjedhur në mënyrë jo legjitime: zgjedhjet, manipulimi i votës, shantazhet, falsifikimi, votuesit fiktiv, dhuna, terrori shtetëror… Pra, keni kujdes të gjitha dhuratat që i ka dhënë presidenti Ivanov janë të jashtë ligjshme. Të gjitha këto fakte dhe mijëra fakte të tjera, të cilat i kemi ngritur si shqetësime qytetare kanë marrë formë dhe janë thënë edhe në deklaratën e prokurores speciale zonjës Janeva, e cila deklaroi publikisht se ”ciklet zgjedhore që nga viti 2011 e këndej janë jolegjitime”. Po ashtu ajo vëri në pikëpyetje edhe legjitimitetin e presidentit Ivanov, gjykatësve dhe Gjykatës Kushtetuese.
Në vazhdimësi, ne anëtarët e Shoqatës “Liria Kombëtare” në Zvicër, kemi ngritur në sipërfaqe fakte, të cilat kanë qenë dhe janë prezentë gjatë fushatave zgjedhore në IRJM. Kemi thënë dhe themi se të gjitha institucionet shtetërore në IRJM kanë dalë nga vota e manipuluar dhe nga zgjedhjet e orkestruara nga partitë në pushtet. Është thënë dhe në vazhdimësi është përsëritur se këto institucione jo legjitime kanë vënë edhe një diktaturë ballkanike, e cila në bazë të formave dhe metodave të punës të përkujton perandoritë mesjetare. Asgjë dhe aspak këto institucione nuk kanë të bëjnë me demokracinë dhe ligjet e saj. Hapat e parë dëshmojnë përgatitjen e zgjedhjeve, formimin e komisioneve, emërimin e njerëzve; të dëgjueshëm dhe aktiv për parregullsi etj.
Pastaj në sipërfaqe vazhdimisht i kemi vërejtur listat zgjedhore, të cilat burojnë nga administrata shtetërore, që përfshijnë lista fiktive, manipulimi i votës, dhuna dhe terrori shtetëror nëpër vendvotime, mbushja e kutive (të cilat dëshmojnë filmimet amatore gjatë zgjedhjeve) dhe deri në publikimin e rezultateve. Çdo gjë e orkestruar nën platformën politike sllavo-maqedone, e cila për bazë gjithmonë ka pasur dhe ka minimizimin e votuesve shqiptarë dhe rritjen e votuesve sllavo-maqedon. Të gjitha këto fakte dhe mijëra fakte të tjera, të cilat i kemi ngritur si shqetësime qytetare kanë marrë formë dhe janë thënë edhe në deklaratën e prokurores speciale zonjës Janeva, e cila deklaroi publikisht se ”ciklet zgjedhore që nga viti 2011 e këndej janë jolegjitime”. Po ashtu ajo vëri në pikëpyetje edhe legjitimitetin e presidentit Ivanov, gjykatësve dhe Gjykatës Kushtetuese.


Ciklet zgjedhore që nga viti 2011 e këndej janë jolegjitime

– Ja edhe linku: http://alsat-m.tv/News/243925/ciklet-zgjedhore-qe-nga-viti-2011-e-kendej-jane-jolegjitime
Të gjitha këto dëshmi, të cilat janë publike dëshmojnë jo legjitimitetin e deputetëve në mandatin politik 2011 – 2014 dhe 2014 e deri sot, sikurse delegjitimojnë edhe formimin e grupeve të punës, komisioneve parlamentare, marrjen e vendimeve, hyrjen në fuqi të ligjeve etj. Po ashtu të jashtëligjshme apo të jashtë qitshme janë edhe Qeveria Gruevski 2011 dhe Qeveria Gruevski 2014, të cilat janë të pavlefshme së bashku me të gjitha grupet e punës, me të gjitha vendimet qeveritare, me të gjitha emërimet, me të gjitha rregullat dhe ligjet e marra nga viti 2011 e deri më sot.
Pra i jashtë ligjshëm jo vetëm që është Nikolla Gruevski, por edhe Musa Xhaferi, Fatmir Besimi, Abdilaqim Ademi dhe dhjetëra e qindra të tjerë të punësuar apo të angazhuar nën çadrën e jashtë ligjshme të IRJM.
Po ashtu, siç u tha nga prokurorja speciale Janeva dhe bashkëpunëtorët e saj i jashtë ligjshëm është edhe presidenti Ivanov, së bashku me stafin e tij, me të gjitha emërimet, ligjet, rregullat, paraqitjet publike, paraqitjet festive si dhe dhuratat e nënshkruara. Pra keni kujdes o njerëz, se të gjitha ato dhurata që i ka shpërndarë ai, janë të jashtë ligjshme nga një kryetar i jashtë ligjshëm dhe lirisht mund t`i hidhni në shportat e bërllokut se ato nuk kanë kurrfarë vlere.
• Po ashtu i jashtë ligjshëm është edhe prokurori dhe stafi i tij, akuzat, shefi i Shërbimit sekret Sasho Mijallkov dhe deri te Gordana Jankullovska zbatuese e projekteve antishqiptare. Pra të gjitha këto projekte policore si rastet “Monstra”, edhe “Ngjarja e Kumanovës”, ashtu sikurse “Sopoti”, Brodeci, dhe dhjetëra e dhjetëra aksione policore janë të jashtë ligjshme dhe të pavlefshme. Bashkohuni o njerëz, që këta njerëz të jashtëligjshëm t`i nxjerrim nga institucionet shtetërore dhe për votën shqiptare të vendosin veprimtarët shqiptarë që punojnë natën e ditë në shërbim të lirisë dhe çështjes shqiptare.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura