Zvicër, 12. 05. 2016: … vargje që përkujtojnë dëshmorët e kombit: Harun Aliun – Komandant Kushtrimin, Shaban Zenunin, Xhafer Shalën dhe Qemal Fejzullahun…
“Nëno moj, ç’është përpjekur
Gojë-mjalt’ e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator. “ Noli
***
Kushtrimi i lirisë nuk është akti i fundit
Në krah e mbështetur pushka çlirimtare,
Rrufe e fortë bie në zemër të trungut
Hijet flasin për kohën vrastare.
***
Prita ndali hapin, pushka vrau lirinë
Katër yje kombi që shkruan historinë,
Në natën e zezë, ëndrra seç u tret,
Pabesia e madhe, burra t`kombit vret.
***
Pushkët ndalën orën, fjalët më nuk vlejnë
Katër djem të vrarë, ndërgjegjja s`i brenë.
Nga të katër anët zërat seç dëgjohen,
Një vrasje e madhe ndali, vrau kohën.
***
Dhe nëna shqiptare me shami në kokë
Do të pyes qiellin, tokën edhe malin
Nga dielli i vrarë një zë vjen si plumb
“Nëno-moj – larot t`a përmbysën djalin”.
***
Mbaje veten nënë, në këtë kohë të keqe,
“Që burrat me nam” na janë bërë teneqe
Atë që thonë në mbrëmje e përpinë në mëngjes,
Nëno moj- Shqipëri!
Kushtrimi i lirisë,
Kurrë nuk mund të vdes.
***
Jetën shqiptare që e bënë skëterrë,
Me shumë plagë në trup, dhe në robëri
Vuajtjet, Idealet unë t`i njoh Atdhe,
Dhe zjarrin që digjet për LIRI.
***
Në çarshinë e vjetër të kryeqytetit
Një vend ka mbetur – e madhe zbrazëtirë
Njeriu që qante hallet e atdheut
Që bashkonte zemrat, për qëllim të mirë.
***
Dhe kafja e mëngjesit keq është helmuar
Shokëve që kanë mbetur pa krah, pa zemër,
Kënga e kushtrimit vjen duke jehuar
Dhe vulos në kohë, një ideal, një emër.
***
Dhe ky përvjetor, vjen me re të zeza
Bajraktarët heshtin apo flasin mbrapsht,
Në këtë kohë të pakohë, u njollos dhe Besa
Plagët përthekuan shpirtin, depërtuan n`asht.
***
Mbi trojet shqiptare, ka rënë hije e keqe
Zëri i Kushtrimit ende gjallë jehon,
Fjalët e Shabanit, Qemalit dhe të Xhafer trimit
Nënë-moj, pushka çlirimtare gjithmonë do të rrojë!
Postime të Lidhura
MEHMET HAJRIZI: BIR I ATDHEUT – DËSHMOR I KOMBIT, NASER HAJRIZI (XXIX)
Pashtriku, 25 mars 2021: 1. Elife LUZHA 3 shtator 2018 Mehmet, me lot dhe emocione të papërshkrueshme, që…
MR.SALIH SALIHU: NË PËRKUJTIM TË ATDHETARIT TË DEVOTSHËM AGRON RRAHMANI
Pashtriku.org, 19. 06. 2012 – (Me rastin e 14 vjetorit të kalimit në përjetësi, të rënjes heroike në…
SHERADIN BERISHA: BEKIM TË LUTEM NA FALË!
Pashtriku, 1 mars 2020: Heroi ynë, Bekim Berisha – AB’e, na falë, të lutem shumë na falë neve…
PASHTRIKU: LUFTA E XHEMAJL FETAHAJT E MUNDI CINIZMIN E LIRISË SË RREJSHME
Pashtriku.org, 19. 06. 2013 – Më 27 maj 2013, Shoqata e të Burgosurve Politikë e Kosovës, (në Bibliotekën…