Pashtriku.org, 16. 05. 2016: Në 17 vjetorin e zhdukjes pa gjurmë të Ukshin Hotit, i biri i tij Andini, kërkon nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë zgjidhjen e fatit të Ukshin Hotit. Gjithashtu kërkon me ngulmë që “çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë zyrtare gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë”! Në vijim lexoni kërkesën e Andin U.Hotit, drejtuar institucioneve shqiptare, përmes rrjetit facebook:
***
Ndoshta dikush edhe pret që ne ti humbim shpresat, por JO asnjëherë! Deri në zbardhjen e fatit tënd, nuk do të rreshtemi së kërkuari dhe për ne DO TË JESH I GJALLË GJITHMONË! Sepse liria nuk është e plotë, sepse Republika, për të cilën dhe gjithçka është e mangut pa zgjidhjen e fatit tënd! Institucionet në Kosovë dhe Shqipëri duhet ta ndjejnë së paku si obligim MORAL zgjidhjen e misterit për fatin tënd! Është koha e fundit kur Kosova duhet të ngris zërin në kërkim tëndin. E ripërsëris, kërkojmë që çështja e pazgjidhur e Ukshin Hotit të futet në agjendë ZYRTARE gjatë bisedimeve me Serbinë dhe të trajtohet me seriozitet të plotë.
Postime të Lidhura
BISLIM ELSHANI: RUGOVA PARA UKSHIN HOTIT, PËR ҪMIMIN SAHAROV!
Pashtriku.org, 16. 05. 2016 – (Kuptimi politik i dhënies së Çmimit “Saharov” I. Rugovës) – Kush do ta…
MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA – DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (75)
Pashtriku, 26 shtator 2020: 8.1.15 Pjesë nga artikulli “Populli shqiptar në Jugosllavi asnjëherë nuk vendosi për fatin e…
ISA BOLETINI – SULLTAN ABDUL HAMID’it (1903): ‘UN S’KUPTOJ HALDUPISHTE!’ DHE NJË MESAZH PËR RUSËT!
Francë, 20 Mars 2017: Shkrimi në vijim, i 15 prillit 1903, botuar në gjuhën frënge nga gazeta armene,…
BEDRI TAHIRI: MONUMENTI QË RREZATON ATDHEDASHURI NË AMBIENTET E
Durrës, 5 prill 2019: Heroizmi është fitorja e shpirtit mbi trupin. – Anjeli. Hotel ”DRENICA“ në Dyrrahun plak…