NATASHA LAKO: KUR QEVERIA KËRKON SHPËTIM TEK PROSTITUCIONI DHE KANABISI!?

Pashtriku.org, 29. 09. 2016: Me anë të një shkrimi në profilin e saj në Facebook, shkrimtarja Natasha Lako ka bërë thirrje për mos legalizimin e kanabisit dhe sidomos prostitucionit. Ajo mbrëmjen e djeshme ishte e ftuar në një debat televiziv ku kishte përballë Dalina Ficon, bashkëshorten e ministrit Blendi Çuçi, e cila ishte për legalizimin e këtyre gjërave të paligjshme. Për shkrimtaren Lako, një shtet që kërkon shpëtim tek legalizimi i prostitucionit dhe kanabisit është një shtet i falimentuar.
Lexoni të plotë shkrimin e Natasha Lakos:
Mbrëmë se bashku me Flutura Açkën në debatin e lindur rreth shërbimeve femërore.

Të gjithë ata që kanë ndjekur debatin, besoj e kanë kuptuar se çfarë presion arrin deri në qeveri dhe dhomën e tregëtisë nga ata që pas kaq vitesh dëshërojnë të ndjehen më rehat dhe të zbardhin faqen e veprimtarive të tyre kriminale me legalizime të lartpërmenduara. Po kërkohet me sa duket një farë amnistije e përgjithshme.
Unë do t’i kisha thënë edhe njëherë tipave si FICO, se zëri i vetëm i besueshëm për legalizimin e prostitucionit, duhet të arrijë deri në publik nga prostitutat vetë, dhe jo nga dhoma e tregëtive e cila po e vë veten në rrezik nga iluzione-aluzione të detyrave për monopolin e shërbimeve të femrës për kompani të caktuara në të ardhmen.

Dalina Fico me të tjerë sipas një shëmbëllëtyre poetike që ajo mund ta urrejë, nuk është e ndërgjegjshme se po kërkon vizionin e një shoqërije të ngjashme me një formulë gjaku të devijuar të një njeriu.
E di që ka tipa që edhe kur marrin shembuj nga bota nuk e kuptojnë se flasin për shoqëri shumë të balancuara dhe ekuilibruara në ekonomi, prodhim, art, drejtësi, politikë etj.
TROC, segmente shqiptare, kësaj here jo djemtë që kanë përfituar nga prostitucioni, por segmente të një shoqërie pseudo liberale të organizuar po kërkojnë në një vend si Shqipëria zhvillim nëpërmjet plagëve dhe ndihmë për prosperitet shoqëror nga vajzat shqiptare dhe shërbimet e tyre seksuale. Ku mund të rrokulliset ky vend në mes të Europës vetëm nga një shaka ose budallallëk i tillë.
Në rast se kjo ndodh, në formë kundër reaksioni do të shohim edhe vajza të mbyllua me shami në kokë, të konsideruara vetëm për mall seksual shtëpijak. Mos harrojmë se jemi në një shoqëri ku një hoxhë i Kosovës arrin të mallkojë Presidenten e Kosovës për pamje të pahijshme kur përkulet.
Po i bëj gjithë këto komente sepse përmbledhja e dhënë për këtë debat është e cunguar. Një vend ku njerëzit quajnë bazament lirije kanabisin dhe prostitucionin, pa zgjidhur shumë e shume të tjera është i falimentuar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura