Pashtriku.org, 19. 11. 2016: Shpeshherë citohet thënia e famshme e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, mirëpo është edhe një thënie tjetër e një filozofi gjithashtu francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), i cili në një vepër të tij ka shkruar, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.
Joseph De Maistre, kur thotë që “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, duket se e bënte përgjegjës popullin për atë qeverisje që e ka, ndërkaq Jean-Jacques Rousseau, kur thotë që “çdo qeveri e ka popullin që e krijon”, duket se e bënte qeverinë përgjegjës.
Tani shtrohet pyetja:
– Ne, a e kemi qeverinë që e meritojmë apo qeveria (përmes mediave të kontrolluara) me anë të mashtrimeve, gënjeshtrave, manipulimeve, e intrigimeve, duke u shtirë se po punon për të mirën e popullit, ka krijuar një popull të tillë që është në shërbim të saj?!
Përgjigja ime është:
– Ne kemi një qeveri që nuk e meritojmë, e cila me anë të propagandës e manipulimeve të ndryshme ka krijuar një “popull” të tillë. E për ta ndryshuar këtë qeverisje, duhet të ndryshon një orë e më parë mentaliteti i robit, ndaj lidershipit politik e institucional – të sojit mashtrues, manipulantë e intrigues!
Nëse nuk ndryshon ky mentalitet, kam frikë se po shkojmë drejt një çorrsokaku me shumë rreziqe për të ardhmen tonë si komb!
Postime të Lidhura
DAVID ICKE: ELITA QË SUNDON BOTËN /KLUBI I ROMËS DHE KONTROLLI I POPULLSISË/ (VI)
Pashtriku.org, 14. 02. 2015 – (Klubi i Romës dhe kontrolli i popullsisë) – Një tjetër pamje ogurzezë e…
BANKAT DHE BANKIERËT (FOTO + VIDEO)
Pashtriku.org, 18. 09. 2015: Në vitin 1998 në Tetovë u botua libri “Komploti botëror” i autorit bullgar Nikola…
MYRON C.FAGAN: ILUMINATI DHE KËSHILLI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË(VI) /FOTO+VIDEO/
Pashtriku.org, 02. 10. 2014: Si u themelua Struktura e parë e OKB’së nga CFR’ja? Kush ishin ata që…
PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (11)
Reagim me shkas ndaj rrenë – shpifjeve të Ramadan Pllanës PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në…