SHERADIN BERISHA: ҪFARË QEVERIE KEMI?!

Pashtriku.org, 19. 11. 2016: Shpeshherë citohet thënia e famshme e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, mirëpo është edhe një thënie tjetër e një filozofi gjithashtu francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), i cili në një vepër të tij ka shkruar, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”.
Joseph De Maistre, kur thotë që “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, duket se e bënte përgjegjës popullin për atë qeverisje që e ka, ndërkaq Jean-Jacques Rousseau, kur thotë që “çdo qeveri e ka popullin që e krijon”, duket se e bënte qeverinë përgjegjës.
Tani shtrohet pyetja:
– Ne, a e kemi qeverinë që e meritojmë apo qeveria (përmes mediave të kontrolluara) me anë të mashtrimeve, gënjeshtrave, manipulimeve, e intrigimeve, duke u shtirë se po punon për të mirën e popullit, ka krijuar një popull të tillë që është në shërbim të saj?!
Përgjigja ime është:
– Ne kemi një qeveri që nuk e meritojmë, e cila me anë të propagandës e manipulimeve të ndryshme ka krijuar një “popull” të tillë. E për ta ndryshuar këtë qeverisje, duhet të ndryshon një orë e më parë mentaliteti i robit, ndaj lidershipit politik e institucional – të sojit mashtrues, manipulantë e intrigues!
Nëse nuk ndryshon ky mentalitet, kam frikë se po shkojmë drejt një çorrsokaku me shumë rreziqe për të ardhmen tonë si komb!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura