KUR PROKURORI & GJYKATËSI, ARANIT ÇELA – KËRKONTE T’I SHËRBENTE FASHIZMIT!?(DOKUMENTI ARKIVOR)

Pashtriku.org, 8. 12. 2016: Historiani dhe ish drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi ka publikuar edhe një dokument arkivor që tregon se si ish gjyqtari i regjimit komunist, Aranit Çela në vitin 1941 kërkonte të punësohej në administratën e pushtuesit fashist. Çela ka qenë një nga prokurorët më famëkeqë të viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. Ai, – sipas aktakuzave dhe aktgjykimeve arkivore – duket se ka dënuar me vdekje me dhjetra persona…

Prokurori Aranit Ҫela (i rrethuar me të kuqe)

“Në vitin 1941, Aranit Çela në vend që të merrte armët e të luftonte okupatorin që kish zaptuar vendin, bënte kërkesa për t’u përfshirë në administratën e pushtuesit. Kjo është kërkesa që Aranit Çela i bën Ministrisë së Drejtësisë për të marrë pjesë në konkursin e nënsekretarëve gjyqësorë. Kërkesën e ka shkruar me seriozitet maksimal, madje nuk ka harruar të shënojë as vitin e 19-të fashist. Sipas të dhënave të tjera, nuk rezulton që Çela të jetë shpallur fitues në këtë konkurs. Nëse do kishte fituar, do regjistrohej menjëherë në Partinë Fashiste. Megjithatë, Aranit Çela ia doli të bëhej prokuror e gjykatës, pa pasur pikën e turpit të akuzojë kot më kot si “fashistë” e “tradhtarë” qindra e qindra kundërshtarë të regjimit komunist” – shkruan z.Dervishi në rrjetin e tij Facebook.
Lexoni faksimilin:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura